Spekulimet, Blushi dhe Bojaxhi do të krijojnë parti pas zgjedhjeve?

27 Maj 2015, 11:13Politika TEMA

Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi janë dy emrat më të lakuar këto kohë.

I pari për kritikat e përjavshme ndaj qeverisë, ndërsa i dyti për shkakun se ka vendosur të sfidojë si i pavarur dy partitë e mëdha në kryeqytet.

Dhe për këtë arsye, ka shumë spekulime rreth së ardhmes së tyre.

Gazeta Sot shkruan se të dy ata, pas zgjedhjeve pritet të krijojnë një parti të re.

Blushi me të pakënaqurit nga Rama dhe PS, ndërsa Bojaxhi me të pakënaqurit e PD-së dhe Bashës.

Por, për momentin ky është thjesht një spekulim dhe do të duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve, për të parë se çfarë do të ndodhë./b.l

22 komente në “Spekulimet, Blushi dhe Bojaxhi do të krijojnë parti pas zgjedhjeve?”

  1. arber1468 says:

    Nëse ndodh kjo atëhere Gjergji dhe Blushi humbasin respektin e krijuar. Të dy njihen si idealistë njëri I majtë tjetri I djathtë. Nëse bashkohen atëhere çfarë I bashkon? Të shpresojmë që të mos bashkohen pasi do njësohet me Bamir Topin dhe Kastriot Islamin. Secili të rrijë në PS apo PD respektivisht në mënyrë që të fillojmë të besojmë që partitë janë politike dhe jo gangsterrike.

    1. neda says:

      Eshte fakt i njohur qe PS dhe PD nuk i kane sjelle asgje ketij vendi per te ecur perpara, vecese taksa e vetem taksa e ngritje cmimesh e rritje papunesie, atehere akoma do vazhdojme tu besojme ketyre forcave politike mashtrimet e genjeshtrat e tyre apo duhet te lind nje force e re politike, ku te filloje nje politike reale ne sherbim te vendit? Ne si popull jemi mesuar me sundime 50 vjecare, por sote, e sidomos brezi i ri,eshte koha per te kerkuar me shume, eshte koha te ndahemi perfundimisht nga zgjatimet politike te PPSH.

  2. koli says:

    ata te bejn ca te duan. njeri eshte mje drejtor i saliut, tjetri nje qe do pushtet dhe nuk do asgje tjeter. thjesht perdor fjalet e saliut me goditur mazhorancen nga brenda

    1. geri says:

      dhe pas krijimit te partis do bashkohen me pd…bukur fare! te gjithe nje dite e nxjerrin ftyren

      1. elio says:

        Si jeni bere ju te mjaftit…Bojaxhi ka te beje me berishes aq sa Blushi ka te beje me Ramen..mos kini merak mbase merrni kryetarin e bashkise por nukbdo keni keshillin…militante te pj…

  3. ismeti says:

    mos e harroni edhe horrin nanosin

  4. Gerti says:

    He pra, ca gabimesh bejne keta. Ne jemi shume mire me PS dhe PD. E kane ndricuar kete vend dy partite tona dhe qenka gafe e madhe ti kundershtosh. Te rrime te gjithe me goje mbyllur teksa Berisha, Basha, Rama, EriVeli dhe kuptohet Like Floriri na vjedhin per qef te tyre.

  5. pro.... says:

    ..politika eshte bisnes,qe mund te humbesh..por qe edhe une per spekulim them se duhet projektuar sikur do te arrish majat{pavaresisht se %me e madhe mund te jete deshtim per mosbesim apo sterkendesha}.

  6. Noli says:

    Nuk jemi keq per parti se jane krijuar shume por nuk bejne asgje. Sa parti jane krijuar nga pakenaqsite PD e PS. Blushi nuk ben asgje si deputet dhe antar i kryesise ne PS por mban ndonje fjalim per tu dukur se jam edhe une ketu. Ka mbi nje vit qe nuk vjen ne zonen elektorale ne Elbasan por duket sikur merret me politiken e madhe kombetare, rajonale e deri tek e ardhmja e botes.

  7. Dajçi says:

    E keni frik nje bashkpunim te tille ju media e ”pavarur”?

  8. Z/Kallami says:

    Me siguri Blushi do ndihet lider filozof kryetar Partie i perjetshem.Sepse bahet me prone,pronar partie.Hajdeni e kundershtoni se nuk asht demokrat parimore qe i dhimbset fukaralleku i popullit.

  9. Toni says:

    Gazeta “Sot” ja keput pordhes si gjithmone.

  10. Gjergji says:

    Kurr sdo te ndodh.Po u largu Blushi edhe PS do te vides si PD.Partite politike pa debat te brendshem jane te rrezikshme per shoqerine.Mos harroni kundershtari kryesore ne parti i Toni Blerit ishte numeric dy ne parti deri sa e detyroi te dorhiqej Blerin.Tani une pyes te gjithve ju qe shkoni pas Rames ,çfar ndodhi ne Britani pse u largu Bleri ?

  11. Shekspiri says:

    Blushi dhe Bojaxhi jane njerez dinjitoz dhe me parime. Politika shqiptare do ishte shume me e paqshme dhe e ndershme nese ne krye te se majtes dhe te djathtes do ishin Blushi e Bojaxhiu.

    Aktualisht kemi nje ekstremist fashist ne krye te se majtes dhe nje karabush karrierist ne krye te se djathtes. Kjo eshte dramatike

  12. mira says:

    Mero ky spekulim i SOT por edhe i joti.Ti e ve ne titull se njerzit nuk kane durim te lexojne deri ne fund dhe ne fund per ta lare duart si Pons Pilati shkruan se eshte nje spekullim i SOT.
    Bomba tymi, kush t’a haje , t’a haje. Edhe nese do te ishte e vertete ku eshte e keqja?

    Lajmi per trutallasher.

  13. Wien says:

    Eshte nder te kemi nje Kryetar si Bojaxhi ,dhe akoma me nder eshte ta kemi Kryeminister

  14. Sokol says:

    ……dhe interesat e kujtë shoqërie do të mbrojnë këta të pa kënaqur. Është shtresa shoqërore që krijonë partinë dhe jo partia shtresën. Tamam “bagëti dhe buqësi”!!!

  15. tironci says:

    uaaaaa pse me TOS NANON e beri ky partin??
    behuni gazetaR mos u merrni me llafe kafesh

  16. korcari says:

    Kur ndokush flet per te majte dhe te djathte te vjen neveri sepse ka 25 vjet qe ka vetem interesaxhinj te pa skrupull (qe mbeten fukarenj vetm se dit e nate mendojne per popullin).

  17. Barie says:

    Jam dakort me skomentin e shekspirit. .Perse partit e medha kane frik nga debati brenda partise ose me mire me thene perse kan frike kryebarinjte e ketyre partive ?Une mendoi te krijohet partia me te pakenaqurit e te dy kraheve dhe kjo me parti te tjera jo parlamentare te krijojne polin e trete ku elektorati ne zgjedhjet e ardheshme te votojne per kete pol, pse jo dhe ne keto votime te 21 qershorit .kesht do te largohen nga politika kokat e “medha” si krytari privat i P.S. , Lila floriri Salbashe Medigenci e ndonji tjeter. Ne kete menyre drejtesia do te jete me e lire te meret me keta ” ideolloge te medjenj”pr me vjen keq se si do beje elektorati pa keta qe eshte mesuar si buka me dhall qe hane .sa per ate qe do mblidhen te djathte e te majte nu ka asnji gje . Cfar e gjeti shqiperine kur iku Lila floriri me te djathten ? Pervec ae vodhen me shume sa u reklamuan dhe me kamer . Dhe prap Lila floriri kaloi majtas si huri mbeshtetes i te gjatit dhe qendron ne krye te piramides se shtetit.Te ne duhet te punohet forte qe te bindet elektorati dhe te ndodh ajo qe ndodhi ne Greq. Mos mendoni se po iken keto shushunja nga politika dhe shqiperine do e gjej hataja e madhe. Perkundrazi do jete me mire dhe vertete atehere do te jete rilindja dhe jo tash me “kryeministrin “aktual me partine e privatizuar .Moa votoni per drejtuesit aktual qe ta kuptojne se cfar i bene elektorati . Do veje pak keq per Lila floririn dhe per kryetarin privat por ske ci bene se ndodh edhe ndonjihere keshtu.

  18. Tili says:

    Blushi po bëri parti për çfarë e do Bojaxhiun për arkëtar?? Se nuk besoj se mund ti hyjë njeriu në punë ky Bojaxhiu ky është rondele si Erjoni isaf se shqiptarët historikisht kanë votuar për rondelet se motorrët nuk i kandidon njeri.

  19. rinora says:

    RINORA

    Ore keta sa bejne spekulime te tilla jo te bashkohemi jo te largohemi te meren me popullindhe hallet qe ka sa te ngathet qe jane keta ore nuk mbushin fare , per kete arsye ka ngele shume mbrapa ky vend sepse ne vend qe te meren me hallet e popullit depotete tane te “dashur” meren me njeri –tjetrin dhe sa hidhen tek nje parti sa ne nje tjeter as qe po meret vesh se cfare po behet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje