Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Avioni i Vuçiç u ul në Aeroportin “Nënë Tereza” në orën 10:57
Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në aeroportin e “Nënë Tereza” për t’iu drejtuar Pallatit të Brigadave.
Në 11:30 homologu Edi Rama do ta presë në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.
Ndërkohë vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri do të blindojë Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë.
Ketu ky vend ka trima…se tradhetaret dalin vete jashte….