Dako në Rashbull: Modeli i transformimit të Durrësit, vijim i punës tonë edhe për zonat e reja

27 Maj 2015, 12:16Politika TEMA

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka zhvilluar disa takime me banorët në zonën e Rrashbullit, një nga më të rëndësishmet e bashkisë së re të Durrësit, në të cilën gërshetohen tokat bujqësore, bregdeti si dhe një rrjet e gjerë infrastrukturor. Kjo komunë, e shkrirë tashmë me bashkinë e re, është drejtuar për 24 vjet nga ana e të zgjedhurve të kandiduar nga PD-ja.

 Banorët e zonës shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e furnizmit me ujë të pijshëm, mungesën e funksionimit të kanaleve vaditëse, si dhe mungesën e një rruge të përshtatshme automobilistike.

 Nga ana e tij, kreu i Bashkiës, z. Dako, deklaroi se gjithçka do të gjejë zgjidhje pas 21 qershorit, dhe se modeli i qytetit të Durrësit për transformimet rrënjësore të bëra në infrastrukturë, do të zbatohet edhe për zonat që i janë bashkëngjitur rishtazi kësaj bashkie.

 Dako deklaroi se, “Do të rikonstruktohet rruga kryesore në Rrashbull që në vitin e parë të mandatit të ri si dhe do të pastrohen dhe do të jenë funksionalë 240 km kanale vaditëse që nuk janë vënë në funksion prej vitesh”.

 Më tej, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, premtoi dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, për Rrashbullin.

 “Në bashkëpunim me Bankën Botërore,” – tha më tej Dako, “do të realizojmë investime të rëndësishmë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellsit dhe e gjithë Bashkia e re e Durrësit, do të ketë furnizim 3 herë më shumë sesa është furnziuar deri më tani”.

Në këtë mënyrë do të zgjidhim njeherë e përgjithmonë këtë problem, tha Dako, gjatë takimeve të zhvilluara me banorët e zonës së Rrashbullit.

17 komente në “Dako në Rashbull: Modeli i transformimit të Durrësit, vijim i punës tonë edhe për zonat e reja”

  1. thumi says:

    vazhdimi dhe fitore e sigurt kjo eshte per drejtimin e duhur!! cdo gje do jete OK sepse kemi nje bashki dhe nje kryeministri ne te njejtin krah !! kjo do kete punime te medha dhe sidomos me edi ramen qe eshte nje super kreator !!!

    1. gozhda says:

      sdo ta lejoj njeri qe durrsi ta prishet nga duart e grides dhe bashes qe tere fondet do ti marin per te miren e tyre!! vangjushi duhet te fitoj sepse eshte momenti qe durrsi do behet super qytet bregdetar!!

  2. miri says:

    bravo zoti vangjush, e ke treguar qe je nje njeri puntor dhe qe e do qytetin tend, vashdo perpara. njerez si ty i duhen durresit dhe gjithe shqiperise, ke punua per durresin ne kohe te veshtire ku 6 vjet te mandateve te tua ka qene pd ne pushtet

    1. beni says:

      punoni per rrethinat e durresi dhe per bashkine e re te krijuar sic keni punuar keto vite. ju do ta tasformoni kete bashki te re, do ta beni atraktive per vizitoret e shumte ne sezonin veror. Sa me shume turista aq me shume zhvillim per ekonomine kemi, dhe kjo arrihet me njerez puntor si puna jote

  3. geri says:

    normalisht qe tani qe durrsi nuk shihet si armike e saliut edhe investimet po vin nje nga nje. qyteti e shikon qe durresi po fiton prestigj dhe se fale dakos dhe mbeshtetjes qe rama ka per cdo projekt qyteti po kthen faqe dhe do ndryshoje teresisht menyren sesi qytetaret jetojn. investimet dhe projektet e cdo lagjeje dhe e gjithe bashkise se re te durrsit do jen te sukseshme dhe sh te prekshme

    1. vini says:

      durrsi tashme me ndrrimin e qeveris eshte ne drejtimin e duhur dhe me dakon si kryetar bashkie do vazdoi ndryshimet e fuqishme ndo zone.

  4. kieno says:

    enderrojm shume te them te drejten ndonje here dhe e tej kaloj po ne ket rast kam besim te plote se ti dhe rama do beni nje super durres sa do ngeli ne mendjen e te terve !! nje 4 vjecar me plot gjera te bukra

    1. elly says:

      bravo bravo bravo bravo !!! nuk di cte them tjeter !! durrsi eshte rregulluar dhe po vazhdon te ringrihet!! grida duma ska ca duhet en durress sepse ajo po ta dote durrsin do jetote dhe me para se te vite per kandidate ne durres

  5. bledi says:

    te lumte qe mendon dhe per rrethinat dhe jo vetem per durresin ne qender. e meriton fitoren per te vazhduar me investime te metejshme

  6. enea says:

    me i miri dako te uroj fitore, bravo per cdo gje qe po i ben durresit

  7. elio says:

    ishalla po e kuptojne dhe kta qe nuk ecet me PD, me vjen mire qe kjo zone i eshte shtuar durresit qe te behet dhe kjo si pjesa tjeter..me dakon ecet perpara, se kta 24 e kane lene rashbullin ne meshire te fatit…

  8. VforVendetta says:

    ASNJONI NGA KOMENTUESIT SIPER NUK ESHTE NGA DURRESI ME DUKET. OSE ME SHUME MUNDESI JANE PUNETORE LEGENA TE BASHKISE QE DO I MORI VANGJUSHI ME VETE NE 21 QERSHOR KUR TE SHKOJE PER LESH.
    P.S JOM SOCIALIST I VITEVE KUR TE GJITHE PO IKNIN SI LEGENA NGA PS DHE KUR VANGJUSHI NUK ISHTE BO AKOMA ANETAR PARTIE

  9. malo says:

    Jepi o njeri! Beje me ne fund Durresin ashtu sic e duan te gjithe.

    1. aqifi says:

      o malooooooo po ka 8 vjet qe eshte i pari durresit,dhe sa i duhen ketij per ta bo dhe 40 vjet te tjeraaa??

  10. Petro says:

    PERPARA PER FITORJE TE REJA! Ta betonizojme edhe Rrashbullin sic kemi bere Durresin dhe plazhin.Ju placin syte o injorante katnar.Po a nuk ndertoi PD shkollen e madhe ne Shenvlash me palester, Shkollen ne Stacionin Zoot.Xhafzotaj kater kateshe, Shkollen e re ne Romanat.O teveqela, po Dako per tete vjet asnje shkolle nuk beri ne Durres, tani do beka te ju.Hahaha shkoni, shkoni ne rrugen e duhur, ne rrugen e pasurimit te Dakos dhe shokeve te tij dhe ju do te mbesni me gisht ne goje perseri.PERPARA PER FITORJE TE REJA! thoshte dikur komandanti dhe e coi popullin neper litaret e vaporeve dhe neper semaforet e botes.Sa te kete te tille injorante, Dako do te mbreteroj Rrofte mbreti! Po i vjen fundi.

  11. ENIA says:

    Vangjush Dako ka rritur fondet e bashkise dhe ka bere invesitme qe do mbahen mend gjate nga Durresaket. Eshte njeri intelektual, i afte, me strategji per nje te ardhme sa me te mire te Durresit. Fitore e padisuktuar per Dakon. Sa per Griden eshte turp qe e vun si kanditate se e ka shume te kote. Dhe vet te PD do votojn per Dakon me 21 Qershor!

  12. avni says:

    Ckerkon dako pas 8 vitesh ne pushtet duke mos bere asgje ? vota eshte e shenjte dhe jepet per dike qe ka nje project dhe premton dicka me shume se kandidati tjeter. Por dako ska bere asgje dhe nuk ofron asgje vec vjedhjes se vazhdueshme te mandatit te tij ! Investimet e bera kohet e fundit per voten qe ai kerkon I dolen huq! Ju permbyten nga shiu dhe eshte njesoj si pudra qe u vihet plakave per tu dukur me te reja ashtu jane dhe investimet e Vangjushit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje