Halim Kosova: Do ulen taksat bashkiake për pensionistët, grupe vullnetarësh në shërbim të tyre

27 Maj 2015, 11:36Politika TEMA

Do të ulen taksat, se sado të pakta të jenë, janë shumë për një që e ka pagën ose pensionin shumë të vogël.

Do të ulen taksat për biznesin, për të krijuar më shumë vende pune.

Jam i angazhuar që në krye të një stafi që do të ecë se s’bën me ritmin tim, se nuk ka rrugë tjetër, do të jemi në shërbim të qytetarëve të Tiranës, për të bërë më të mirën e mundshme për individin, për familjen, për lagjen dhe për të gjithë qytetin”.

Kështu u shpreh kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë takimeve të zhvilluara me pensioniste dhe gra të njësisë bashkiake nr 5.

Kosova tha se ka në plan të minimizojë tarifat bashkiake për pensionistët dhe do të stimulojë grupe të rinjsh vullnetarë që të ndihmojnë këtë grupmoshë me shërbimet që ata kanë nevojë.

A kam në dorë unë të bëj ndonjë gjë ? Po kam. Kam që ai pension që juve ju kanë lënë që për mua nuk është djersa që ju keni derdhur, si kryetar bashkie të bëj që t’i rritet sadopak vlera.

Që aq sa është dhe është i vogël, lëre më po t’iu rëndohet dhe me taksa të ndryshme dhe shpenzime të ndryshme. Ajo që unë kam në dorë është që t’iu lehtësoj nga taksat që bashkia i ka në dorë, dhe sigurisht që do ta bëj dhe jo vetëm kaq .

Ne po studiojmë një mundësi për lehtësi të tjera se si ilaçet t’ju vijnë në shtëpi dhe mos të detyroheni ju që të dilni orë e pa orë, kohë e pa kohë, për të marrë një shërbim që ne të gjithë do ta mendojmë se si ai do t’ju vijë ju në shtëpi”, tha ai.

16 komente në “Halim Kosova: Do ulen taksat bashkiake për pensionistët, grupe vullnetarësh në shërbim të tyre”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Ne nje parti jeni, pse nuk i uli taksat Basha? Tani ka vendosur ky qe ti ule taksat, hajde mashtrues hajde.

    1. juventin says:

      po per mashtrimet me barnat e skaduara qe kishe lidhur kontrata ti?? eshte nje abuzim i baster me fondet publike, ishe dhe aksioner pale tek prifarma

    2. kaliopi says:

      po a nuk e kishit bashkine mor te dashur zoterinj pse nuk i realizuat , po ngelet duke gjet justifikime per cdo gje . se kuptoj si mund te dilni para qyetetareve e te na beni si inocente . te pacipe

    3. shemshedin says:

      Ore Vllezer: Nuk e di perse nuk Pjerdh njeri
      kur llafos ky xha Halimi neper mexhelise.
      Po pse ore deri ketu do katandisemi sa te
      marrim moshen e trete nga lulishtet ku luajne
      domino dhe ti veme ne krye te puneve me te veshtira?
      Po cfare do beje me pare i gjori;-Ti japi kohe ilaceve
      per shendetin. Te mirret me niperit dhe me mbesat.
      Te me prese mua ne zyre,apo ne valen e halleve te shkoje
      ne shtrat per pushimin e drekes?Une do ti thosha:
      z.H.Kosova: Mos u konsumo me teper.Levizjet qe po bene
      nuk jane Sport! ato jane Strese qe sjellin vetem Pasoja
      ne pleqerine tuaj.Ca me keq kur kjo moshe premtone genjeshtra.
      Pleqeri te mbare z.H.Kosova.tung.

    4. marini says:

      si ka mundsi qe ju premtoni kaq sh gjera kur spo i ben as vet basha megjithse eshte akoma kryetar bashkie. pse nuk i fillon tani basha ca gjera? prandaj mendoj se ju vec me mashtruar e keni mendjen dhe pastaj te braktisni cdo premtim per te vjedhur

  2. Iliri says:

    Edhe ti si te gjithe parardhesit tu do te jesh nese fiton. Nje deshtim

    1. geri says:

      halimi mund te nisesh me dicka me konkrete qe qytetaret te te besojne. 1) te besh transparenc per kliniken dhe mikun nga zvicra 2) te ulesh tarifat e klinikes tende per qytetaret e thjeshte qe skan mundsi me perballuar ato tarifa. bej kto dhe pastaj ke besim dhe qytetarat te degjojne programin tend

    2. guru says:

      po ik mo ti trego ndoi barsalete me mire se ate di te besh me mire ti

    3. miri says:

      pse nuk u shpjegon qytetareve te tiranes ku i gjete leket qe bere nje klinike me vlere 2.6 milion euro???????? duke vjedhur sigurisht, duke zhvatur pacjentet qe vinin tek marteniteti, duke vjedhur martenitetin sa ishe drejtor

  3. Andos says:

    O Halim shiko me mire kliniken private ne te cilen ke investuar 2.5 milione dollare. Tirana ka nevoje per nje drejtues te zotin, jo per nje 60 vjecar qe vetem tregon barcaleta.

    1. Rexhepi says:

      Sinqerisht eshte kandidatura me e dobet qe djathta ka caktuar ndonjehere. Kjo eshte ofendim per elektoratin qe tradicionalisht ka votuar djathtas, pasi nuk e gjejne aspak veten te kjo alternative. Mund te gjendej nje tjeter kandidat.

  4. lul mashtrusi says:

    o halim thuaj dicka qe beri basha dhe qe qytetaret te din qe kryetari jot beri kte gje dhe ti do vazhdosh te njejten rruge. porr nuk car te thuash dhe vazhdon me lloj lloj programesh qe shqupi ti jep cdo mengjes qe ti lexosh

    1. lul mashtrusi says:

      edhe ky si ndahet ilaceve, siduket me ato di si me vjedh. ja di hilet ligjit dhe gati per te bere nai tender. fatmirsisht tironsit sdo te ta japin voten

    2. koli says:

      halim na thuaj pak si do i besh kto ilacet me shku ne shpi apo do i shperndani me tramat qe ka bere basha ne gjithe tiranen. beni mashtrime me te mira se ato 2011 i pan qytetaret e tiranes

  5. agim says:

    ik o genjeshtar dhe ti si lulushi ne 2011, ben premtime te kota, vetem llafe ka ky se pune eshte nje dembel si shefi i tij qe e kantidoj

  6. O halim debili ik fshij use le nam!!! says:

    Ky halimi eshte nje kurve burre. Hajdut I paskrupullt dhe I pameshireshem per leke . I befsh kancer o hale-Im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje