Veliaj bën aksioner çdo qytetar në ndryshimin e qytetit: Tirana ka 3 mijë probleme, fotografo dhe raporto

27 Maj 2015, 18:06Politika TEMA
Veliaj bën aksioner çdo qytetar në ndryshimin e qytetit: Tirana

Fushata ka filluar tanimë zyrtarisht. Kandidatët kanë nisur prezantimin e projekteve të tyre për qytetet.

Qyteti që ka vëmendjen më të madhe është padyshim Tirana.

Pas prezantimit të projektit të tij për Tiranën, kandidati i majtë, Erion Veliaj ka hedhur në Facebook-un e tij një  aplikacion që në vetvete bën çdo qytetar aksioner në ndryshimin e qytetit.

www.unepertiranen.com, është faqja në internet ku secili fotografon dhe raporton shqetësimin që ka në lagjen apo mjedisin ku ndodhet.

Kjo risi e cila bën këdo aksioner të ndryshimeve reale është pozitive për qytetin, pasi teknologjia është kthyer në mjet të shpejtë dhe efikas pune.

“Sot Tirana ka mbi 3 mijë probleme të identifikuara nga urbanistët tanë. Fotografo dhe raporto çdo shqetësim në lagjen tënde sepse me një “klik” mund të përmirësosh jetën tënde dhe të komunitetit ku jeton.‪#‎DrejtimiDuhur”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë Veliaj është zotuar se për çdo njësi  që caktohet një fond, do të merret mendimi i qytetarëve se për çfarë lloj shërbimi do të shkojë ai. Ky lloj “referedumi” i premtuar nga Veliaj është në fakt një vetëvendosje e pastër dhe një demokraci e drejtpërdrejtë.

10 komente në “Veliaj bën aksioner çdo qytetar në ndryshimin e qytetit: Tirana ka 3 mijë probleme, fotografo dhe raporto”

  1. gerti says:

    Kjo eshte tejet pozitive. Denoncimet ne kete faqe jane me mijera pasi me mijera jane edhe problemet qe ka Tirana e cila per fat te keq ka kater vite qe drejtohet nga nje pertac i quajtur Lulzim Basha i cili nuk kreu as me te voglin investim per kryeqytetin .

    1. Janaqi says:

      Denoncimet jane te shumta. Rruge te prishura, kapake pusetash qe mungojne, kazane plehrash qe mungojne, trotuare qe jane zaptuar nga shitesit ambulante, shkurt kryeqyteti i kthyer ne kandahar. Kryeqyteti i mbetur pa kryetar bashkie.

      1. Anonim says:

        Ne kete aplikacion mund te evidentojme fare mire problemet e shumta qe ka Tirana. Jemi koshiente se prej kater vitesh qyteti eshte lene pas dore, nuk eshte kryer asnje investim megjithese u premtua shume. Nje rast qe mund te denoncojme eshte krimi mjedisor qe po shkakton kryebashkiaku aktual poshte diges se liqenit. Jemi totalisht te zhgnjyer nga z. Basha, qelloi me te vertete nje deshtim per Tiranen.

        1. urimi says:

          Na vjen mire qe vendimmarrja do te jete e qytetareve, atyre qe realisht u dhembin problemet e perditshme qe ka kryeqyteti, atyre qe u ndikon drejtperdrejt jetesen, per t’i dhene njehere e mire fund keqperdorimit te pushtetit per interesa te disa individeve.

          1. fllanza says:

            Te qeverisesh bashke me qytetaret, per qytetaret dhe per kryeqytetin e te gjitheve, shume afer endrren per Tironen tone nje metropol te vertet si cdo kryeqytet tjeter europian. Ide dhe kreativitetet, kjo eshte qe i ka munguar drejtuesit te shkuar te Tiranes, qe e katandisi si mos me keq, dhe sot ne kemi nje kryetar qe do te transformoje politikberjen dhe ta beje Tiranen nje qytet te jetueshem.

            1. olalaaa says:

              Kur nje kryetar bashkie do te punoje, te njohe problemet qe realisht i shqetesojne qytetaret, e gjen menyren, mjafton nje Klik dhe krijon nje pasqyre te gjithe problematikes, qe con dhe ne nje orjentim te drejte te vendimmarrjes, duke na dhene edhe ne besim qe do te behet pune per Tiranen.

      2. franci says:

        keto zoti veliaj jane ajo cka zoti rama i la trashegimi tiranes.tirana eshte nje kaos urbanistik vetem nga dora e rames.ti nuk do besh asgje per tiranen sepse je sozia politike e rames.tiranes identitetin mund tia ktheje vetem zoti kosova,i cili jam i bindur qe per qytetaret e tiranes do beje cdo gje per te rritur mireqenien e tyre

  2. plaku tjeter I VJETER says:

    Nje ide shume e mire por jo vetem per fushaten por per qeverisjen e Tirane dhe te gjithe vendit

  3. Lym Veliaj says:

    Une raportoj shkaterrimin total qe i kane bere padroni yt dhe kundershtari i tij Tiranes…

  4. Marmo says:

    MARMO

    Erjon mjaft me keto idjotesira , mjaft me me llafe te kota te cilat nuk po te shkojn fare sepse ti gjithe kohen ngele duke genjyer .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje