Megjithë kujdesin gati farmaceutik për të mos shkaktuar një “provokacija” të re, gjatë konferencës për shtyp në Pallatin e Brigadave, Aleksandër Vuçiç nuk i shpëtoi dot përdorimit të termit: “Shqipëri e madhe”. Me gjithë merakun e ruajtjes nga një incident, ai arriti sërish të evokojë atë që përjetuam gjysmë viti më parë.
Si një nga ata pak shqiptarë që ishin të pranishëm si në stadiumin “Partizani”, po ashtu dhe gjatë përplasjes proverbiale në pallatin Serbia, mund të them me gojën plot se midis dy vizitave ka një hendek të madh.
Më kujtohen thirrjet në stadium për vdekjen e shqiptarëve. Më kujtohet gjithashtu, pas incidentit me droning atë mbrëmje tetori, se si u përpunuan menjëherë teori konspirative. Se si u përfshi në kopmplot vëllai i kryeministrit shqiptar, se si mediat shkruan për një regji politike dhe të mirë organizuar dhe se si u krijua një furtunë e vërtetë në gotë, e denjë për Ballkanin e shekullit të kaluar.
Të gjitha këto ndikuan edhe në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Beograd, e cila pas disa shtyrjesh të pakuptimta u realizua në 10 nëntor. Të gjithë ne gazetarët që ishim në atë sallë konferencash e pamë heqjen e kufjes së protestës nga Vuçiçi. Ishim aty për të dëshmuar se si presidenti Nikoliç nuk pranoi ta presë Ramën në takim. Se si kryebashkiaku i Beogradit refuzoi t’i japë “Çelësin e Qytetit ». Pamë me sytë tanë edhe gazetat e të nesërmes. Titujt e tyre qenë skandalozë. Në këtë korr nacionalist nuk bënin përjashtim as të përditshmet serioze dhe as tabloidet. “Rama pështyu mbi serbët në qendër të Beogradit”, “Edi Rama shqiptari i paturp”, “Katër provokimet e Ramës në qendër të Serbisë”, “Rama, kjo nuk është Tirana”, qenë titujt kryesorë të tabloideve si Kurir, Informer, Blic dhe Alo që së bashku kanë pjesën më të madhe të lexuesve serbë. Dy gazetat ultrancionaliste dhe tradicionale si: “Večernje novosti” dhe “Politika”, kishin tituj po aq të ngjashëm: “Rama erdhi për të provokuar”, “Provokimi i ri i shqiptarëve”etj. E gjithë kjo çmenduri shkoi deri në absurd. Dikush përmendte se kryeministri shqiptar kishte mbathur këpucë me taka të larta për t’u dukur po aq i gjatë sa edhe homologu i tij. Disa gazeta e trajtonin atë si një rrugaç që kishte ardhur në mes të Beogradit të provokonte serbët. Madje këto të fundit nuk ngurruan të publikojnë në faqe të parë edhe fotot e famshme të Ramës lakuriq, si për të dëshmuar se sa pak seriozisht duhej marrë ky njeri që po i sfidonte serbët në zemër të atdheut të tyre.
Ndërsa tani, gjashtë muaj më pas, askush nuk tentoi ta nxjerrë lakuriq Vuçiçin. Tonet e shtypit qenë diametralisht të kundërta. Presidenti i Republikës pranoi në mënyrën më mendjehapur të mundshme ta presë. Po ashtu edhe kreu i opozitës. Vetë Rama e mbajti premtimin e dhënë në Beograd se nuk do të klithte provokim, kur homologu i tij të thoshte në mes të Tiranës se ai e konsideronte Kosovën pjesë të Serbisë. Aq të vërteta janë këto reagime të politikanëve dhe aq në sintoni janë ato me ndjenjat e popullsisë, sa tabloidët serbë mbetën të çuditur. Madje njëri prej tyre nxorri në krye të faqes, Twitter-in e një vajze nga kryeqyteti, që ndihej se lumtur për vizitën e Vuçiçit. Ajo e kishte parë thjesht si një mundësi që rruga nga kalonte përditë, më në fund, të lyhej me vija të bardha.
Këto janë tablotë e asaj që ndodhi në dy kryeqytetet tona në harkun kohor të gjashtë muajve. Dhe ato janë antiteza më e mirë për të kuptuar se sa anakronik dukej sot Aleksandër Vuçiç, kur evokoi Shqipërinë e madhe. Megjithëse me taktin dhe kujdesin më të madh ai tregoi edhe njëherë se nuk shpëton dot nga mendësia e njerëzve që ka nga pas. Më të drejtë Rama ia ktheu me batutë se nëse një dron me hartën e Serbisë së madhe do të hidhej mbi Tiranë, shqiptarët do të qeshnin. Dhe vërtet mund të ndodhë kështu. Ndjenjat e nacionalizmit primitiv, për një mijë e një arsye (të këqia dhe të mira) nuk kanë zënë vend ndër ne. Ato nuk mund të shërbejnë as si ushqim për politikanët dhe as si narkotikë për turmat. Aq më pak ato mund të shërbejnë si një armë me anë të së cilës të na godasin të tjerët. Vizita e Vuçiçit në Tiranë ishte një provë më shumë për këtë të vërtetë lakuriqe.
*Lapsi.al
Pse flisni sikur jeni me te miret ne Bote? Jemi shqiptar qe duam te provokojme dhe kaq jemi, boll me, me analiza me the dhe i thame.
me te miret e botes nuk jemi por eshte me e sigurt se vdekja qs jemi 1000 here me te mire se shkavellat dhe gerrket more vesh ti kopuk mora thuaj.
kete anal-ist e kam bojkotuar.
ben pjese te ato gazetare qe artikujt I kane biznes dhe bejne rolin e din-shumit…pozicjoni I andibushatit karshi IZET HAXHISE e ka nxjerre lakuriq nipin e hysniut…prisni kur te dale dhe surrati lorenc van gjelit mbas ketij Vera boy..
as un skam noj fare simpatie per andin por ktu besoj se ka thene hic me pak e hic me shume sesa te Verteten.
Jam me mendimin tend
O Andi, shkrim shum i mir ky qe ke bere, po varet se ne cfare kend-veshtrimi e shohin njerzit.
A esht kjo nje perulje kundrejt serbise qe po e respektojme kaq shum duke ditur se cfare kane thene gazetat serbe per ne, dhe ne ndihemi me te dobet? A esht kjo sepse ne duam ti tregojm serbise se gjoja jemi me te civilizuar se ata (por ne te vertete ne nuk jemi se pasi vucic to shkoje ne serbi ne do fillojme prap me dallaveret tona)? Apo me te vertete ne jemi me te civilizuar se serbet ne kte drejtim?
Jo, nuk eshte perulje. Eshte thjesht me shume civilizim . Cuditen tabloidet sepse kan paragjykime ,nuk e dine qe po te shikohen ne pasqyre,serbet dalin binjake me derrat.
civilizimi eshte perulje, ata qekomandojne boten nuk jane civile por perdorin dhunen sic e perdor SHBA
Or cun, ik lexo dhe ndricohu me shume per boten dhe historine e saj.
I forti, i civilizuar apo jo, do e perdori forcen ndonjehere per te imponuar filozofine e vet dhe mbrojtur interesat e tij.
Pa civilizimin e USA qe i ka rrenjet thelle ne vitin 1776, sot bota do ishte nje lesh i shpifur me diktatore te te gjitha llojeve dhe me mjedis te shkaterruar.
Europa nuk ishte (dhe nuk eshte akoma) e afte te zgjidhi asnje problem global dhe eshte gati te hyje ne luftra idiote ne cdo moment.
Pa investimet gjigande te USA per te ruajtur sistemin e tregut te lire dhe democracine ne bote, sot e gjithe bota do ishte ose Stalinizem ose Pinocetizem. Njera me zi se tjetra. Ekonomi te pazhvilluara dhe mjedis i masakruar.
allahu akbar or turk me pseudonim shqiptar!!
gjerdanin në brez dhe hidhu në erë!!
Para lac, sikur ta kishim vrarë do të tregonte se s’ka bythë kush të na poshtëroj.
Ne nuk jemi të civilizuar sa sërbët,kjo është e vërtetë. Nuk të lëshohemi një Stadium i tër kundër 20 djemve.
Do kohë të civilizohesh kaq shumë.
O cuna, ju qe keni komentuar per komentin tim. Une thjesht shtrova pyetjen dhe me behet qejfi qe shumica thote se ne jemi me te civilizuar se sa serbet. Kaq.
dhe një herë paralaç!!
bushati ka shkruar një shkrim të mirë real dhe të thjeshtë!!
nuk ke ku ta kritikosh dhe sikur i vetmi moment i civilizimit tonë të ketë qënë ky!!
po të duash të kritikosh diçka mund të përdorësh dhe thënjen e famshme të josef fushes,ministrit të policisë së napoleonit:”më jep fjalinë më të ndershme të njeriut më të ndeshën dhe unë të ta çoj në litar atë person”!
ndoshta ti nuk je thelluar shumë në këtë koment por nuk ka rëndësi!!deri diku e ke pranar vetë!!ndoshta dhe ironikisht!!
kjo nuk eshte “perulje ndaj Serbise”, por eshte ne vazhden e traditave me te mira te shqiptarit qe edhe armikun e respekton kur i vjen si mysafir. I lumte Edi Rames se na e ka zbardhur faqen
para lac
një gjë nuk kuptojse çkanë pisllëqet tona të brëndëshme me politikën e jashtëme??
nuk e di sa janë të civilizuar sërbët,por eksperienca e dy shekujve të fundit nuk të tregon një civilizim të madh!nqs ti civilizim quan disa fakte sipërfaqsore atëherë mender ta pjerdhsha civiliziimin!!
sërbët në 200 vitet e fundit kanë bërë një genocid dhe asimilim të pashoq!!jo vetëm kundër shqiptarëve por dhe kundër të tërë popujve të tjerë që kanë pasur në teritorin e tyre!!kohët e para deri diku po i justifikojmë ,e mosdije o “e tillë ishte koha”!
por vetëm dy dekadat e fundit treguan se ata kanë mbetur akoma në fillimet e tyre!!nuk janë civilizuar aspak!!
sot sërbi ortodoks urren në të njëjtën shkallë si myslymanin dhe katolikun!!këto ti them nga eksperienca me shumë persona!!
ti mos më merr për civilizim fustanet e shkurtra dhe daljen nëpër disko të femrave!shiko brëndësinë!!shiko mbylljen e tyre ose mundësinë për tu manipuluar!sërbët janë të manipulueshëm nga politikanët e tyre!sidomos anën nacionale!!kjo nuk tregon civilizim!!
ne si vënd “pak i civilizuar”sipas teje jemi shumë më të hapur në këtë anë!!
civilizimi tënd o paralaç është shumë i sipërfaqshëm!!
gjëja që do të merrja për bazë në shkrimin tënd,që e komnetova në koferencën e dy k/ministrave,është dyfytrësia e ramës!!
në lidhje me sërbinë rama është treguar një politikan i një kalibri botëror!!çdo qgjë që ai ka parashtruar ka qënë reale dhe dobiprurëse për të gjithë!!për ne si shqiptarë,po ashtu dhe për sërbët!!ka bërë një politikë të pastër dhe të drejtë!!me grekun duhet bërë e njëjta gjë!!seicili të tijën!!seicili të respektojë tjetrin dhe seicili të ndihmojë tjetrin!!do të ishte më fantastikja në ballkan,sidomos në krahun perëndimor!!
por tërë këtë politikë të lartë,në të njëjtën kohë të thjeshtë,ai nuk e zbaton në shqipëri!!ai është 1mijë përqind e kundërta!!sidomos gjatë fushatës elektorale ai po tregohet i një niveli të ulët me tendencë nëntoksore!!ai o tregohet një sali i dytë!!një megalloman,fodull dhe injorant!!
para disa ditësh ai lëshoi në tufë gomarllëqesh si si për “pamelën” dhe për atë”burr i mirë po çdo që është në krah të PDs”!!
ai me këto ka humbur shumë pikë në elektoratin,mbështetësit e tij!!mbështetës që i dhanë votën për të mos dëgjuar idiotësitë e berishës!ky po ia servir të freskta këto gomarllëqe!!një politikë e brëndëshme e qetë dhe në asnjë mënyrë agresive,do të kisht më shumë efekt se ky agresivitet i kotë!!agresivitet i bërë nga një qurravec!!agresivitet që është kundër produktiv,njerzit acarohen me të dhe jo me kundërshtarin!!
po të kishte përdorur të njëjtën taktikë si me sërbin,rama jo vetëm që do të kishte ulur tonet dhe do të kishte punuar më shumë,por do të kishte pasur shumë më shumë mbështetje nga të tijët bile dhe nga të berishës!!askujt nuk i intereson një situatë e nderë si është në shqipëri!!
kur them askujt është pak e tepërt!!
iu leverdis atyre që perfitojnë ekonomikisht,ujqërve të ekonomisë!!¨kjo ujqëri është shumë e ndërthurur me politikën!!agresivieteti i pasqyruar është thjeshtë një mjegull për ujqërinë e tyre!!
Anticensure, un nuk po kritikoj aspak Bushatin. Ne fakt, Bushati i ka dhen nje pershkrim shum te perkryer dhe shum te civilizuar ksaj ceshtje qe na nxjerr ne si popull shum me shum to civilizuar se sa serbet.
Nqs un shtrova 3 pyetje (edhe pse ishte pak ironike) me siper nuk esht se un nuk i dhashe mendimin e duhur pershkrimit to Bushatit apo ceshtjes ne teresi. Ne fakt, un i dhashe me shum se asnjeher tjeter. Un u mundova ta shoh nga pikepamja e nacionalisteve serb, nga pikepamja jon shqiptare si popull, por edhe nga pikepamja neutrale. Por me sa duket ti ke zgjedhur te debatosh piken e marr nga pikepamja e nacionalisteve serb. ateher un nuk mund te debatoj me ty sepse un jam ne anen a shqiperise.
Ne fakt, po te te them se un jam dakort me ty 100% se Rama ka vepruar si nje politikan i nje “kalibri boterer” me serbet sic e shkruajte ti me lart. Edhe kur i bene pyetjen per detin ai me lezet pa e degjuar ja futi Vucicit duke thene se ne nuk bejme kompromise me fqinjet kur vjen puna per interesat e kombit… Po i fliste grekut qe te degjonte serbi. Kjo mund to jete pergjigje e drejt per drejte, po nganjehere nuk ke rruge-zgjidhje tjeter. Kur diplomacia nuk punon, atehere duhet te pergjigjesh drejt per drejt.
Por per 2 gjera jam i sigurt:
1) se Rama per sa i perket politikes se jashtme me serbine esht treguar me se i zgjuar duke mos i lene shum vend “provokimeve” dhe duke i thene serbise se me vetem 25 vjet democraci esht e mundur te arrihet nje civilizim i tille dhe me njerez qe jane me mendjehapur, duke e len popullin serb te nenkuptoje se ata ne kto 25 vite kan ecur mbrapsht.
2) Shumica e popullit serb do benin c’do gje te kishin nje kryeminister si ai i yni.
Pershkrimi i bushatit esht kaq real sa qe duket se e ai vet sheh situaten me serbine nepermjet syve te Edi Rames.
“Por me sa duket ti ke zgjedhur te debatosh piken e marr nga pikepamja e nacionalisteve serb. ateher un nuk mund te debatoj me ty sepse un jam ne anen a shqiperise.”këtë pikë ndoshta nuk jam në gjëndje ta kuptoj mirë ose ti je shprehur pak si konfuz,por sidoqoftë deri diku na puqen mendimet!!
se çfarë do të bënin gazetat sërbe e pamë sot!!e hodhën shashkën e “boro e ramiz”!!
unë personalisht kam këtë parim në jetë para lac:unë shikoj se çfar duhet të bëjë unë!!tjetri duhet të mendojë për vete!!
Anticensure, jam ne anen e shqiperise – sic je dhe ti, duhet te kisha thene te ishte me e qarte – jemi qe te dy ne te njejten ane prandaj s’mundemi te debatojme.
Skane mundur te gjejne provokim tjeter gazetaret serb se Rama jua mbylli gojen! Ato do vazhdojne sa do vazhdojne dhe nqs Rama mban po kte qendrim me serbet deri sa ta mbaroje mandatin e tij, ateher mediat serbe do pushojne se nuk do u hedhi kush me kocka te lepijn. Si puna e rrotes se bicikletes po e rrotullove fort, ajo rrotullohet sa rottullohet dhe pastaj ndalon vet.
mund të shkojë dhe kështu!
por mund të ndodhë dhe ndryshe!
mund të fillohet e të mendohet me të vërtetë në këtë drejtim që po propozon rama!!në drejtimin e bashkpunimin!!ti quan variantin e konfrontimit si të përjetshëm,por dhe mund të ndryshojë!!mund të fillojë një bashkpunim ndërballkanik duke filluar me atë perëndimorin!!janë shumë shtete që po punuan sëbashku bëhen një fuqi e konsiderueshme!!
po ta fillojmë nga kroacia e veriut dhe të përfundojmë në jugun grek do të kemi brënda këtij kufiri bosnjen,sërbinë,kosovën e malin e zi,shqipërinë e maqedoninë plus dy skajet bëjnë 8 shtete!për nga popullsia afrohen 50 milionshit,për nga pasuritë nën e mbitoksore janë shumë të pasura,bregdet të jashtzakonshëm dhe gjëja më e rëndësishme kanë rrënjë të përbashkëta!karakteristikat e popujve janë pothuajse të njëjta!!një bashpunim i këtij rajoni do të nxirrte si gjë parësore bashkpunimin,parternariatin me BE dhe jo futjen në BE!gjë që dhe mund të bëhej,por në kushte të tjera!!sot për sot,pa folur për historinë e shkuar,por vetëm për 30 vitete e fundit,ne kemi sabotuar,luftuar komshiun!!kemi bërë që asnjëri prej nesh të mund të përparojë!!
ti mund të thuash se shërbët,grekët,maqedonët(të paktën këta kanë probleme me ne shqiptarët!kurse ndërmjet tyre kanë po ashtu)nuk mund tiu ndryshosh mëndjen!!e ke gabim si ti dhe kushdo tjetër!!një popull mendon me kokë dhe jo me këmbë!!qeveritë politika është koka,po ndryshoi ajo drejtim ndryshon gjithçka!!duhen 5 deri në 10 vjet për të përgjysmuar ndjenjat e egra nacionaliste,minimumi, dhe 5 vjet të tjera për ti zbritur në dy të tretat!brënda 20 vjetëve po të mbahet i njëjti ritëm mund të zëbritett në atë që mund ta quajmë nacionalizëm “fiziollogjik”,poshtë 10%shit!që do të thotë normal si për çdo shtet tjetër!!
kështu paralac,munësia është!ky takim ka qënë fantastik duket dhe në reagimet e shtypit sërb!!kanë qënë aq të pa pregatitur sa kanë thënë vetëm budallallëqe!reagimi i vuçiç ka qënë fantastik!!pavarsisht se ai është pregatitur për të kundërtën,në fund ai ka lënë një shpresë për bashkpunim!!po të bëhet një gjë e tillë dhe me atë debilin e greqisë dhe të dy këta qiptras e vuçiç të fusin një politikë tjetër në vëndet e tyre,do të kemi një ndryshim thelbësor dhe në maqedoni!!do të ndryshophet qëndrimie dhe ndërmjet kroacisë e sërbisë,bile dhe bosnja do të bashkohet në këtë vazhdë!!
nuk ka asnjë shkak për të mos bashkpunuar!!ndodhitë e mëparëshme duhet ti kalojnë historisë!!duhet mësuar prej saj!nuk duhet rrojtur me të!!deri më sot ne dikush më shumë e dikush më pak herë të nxjerrim thikën e tjetrit e herë tia fusim!!
duhet ndryshuar!!
Si gjithnjë Andi,shkrim i përkryer.
Nuk eshte ne nderin e shtepise te zhveshim mikun ,por Miku doli vete lakuriq .
kur shqiptaret nder shekuj shkelen te drejten e nji komshiu !?
kur shqiptaret sulmuan nji komshi !?
kur shqiptari nuk u flijua per te ndihmuar nji te panjohur !?
kur shqiptari nuk tregoj trimeri !?
kur shqiptarin nuk e vrane kote !?
kur shqiptarin nuk e coptuan dhe mohuan !?
kur shqiptarin nuk e shpifen kot !?
kur shqiptarin e lavderuan ndonjihere !?
kur shqiptaret e deshen ndonjihere njeri – tjetrin !?
KUR SHQIPTARI E PRITI ARMIKUN NE SHTEPI ME TE KEQ !
PRANDAJ ; NE GJITHMONE NA BEJNE TE KEQ SEPSE NA KANE ZILI ,SEPSE CUDITERISHTE NE TREGOJME SE KEMI NJI KULTURE KAQ TE MADHE PER KOMSHIUN DHE TE HUAJIN ,SA NUK KA POPULL NE BOTE !PAMVARESISHTE SE ME NJERI TJETRIN JEMI….
Po cja fusni kot o njerez.Ne po “respektojme me shume sec duhet” Serbine-thote njeri.Po jo more eshte as me shume e as me pak, respekt ne rradhe te pare per vehten.Jemi fqinje dhe ndajme kufijt e prandaj duhet respekti, si me keta si me greqine e maqedonine.E nderkohe seicili eshte zot ne shtepine e vet.Mendoj se Shqipetaret ne kete rast tregojne qe jane me mendjehapur dhe tolerant ne raport me serbet dhe udheheqesit e tyre.
Ore ca u be m3 ato pjatat dhe gotat me shqiponje…si kishte reagu Vucici…
vucici nuk kishte pranuar te drekonte me pjatat e gotat tona perkdrazi ai kishte kerkuar qe te hante pertoke si qente.
kto takime jane te detyrushme nga europa dhe te dy kryeministrat aktrojne ,si tju vije per mbare ,serbet dhe shqiptaret i ndan hendeku shekullor,dhe ska burre nene ta zhduke
andi suus…..
nacionalizem primitiv jo sigurisht por patriotizem dhe ta duam tonen e ta vleresojme kjo PO
Manovër interesante kjo e Andit. Pse nuk e nxorrem Vucicin ne foto lakuriq? Dhe bëhen gjithato hamendje; nuk e nxjerrim lakuriq sepse mediat tona janë fisnike, janë bujare, shumë civile, etj, etj. Ndërkohë që është më se thjeshtë: nuk e nxorrëm lakuriq sepse Vucici ..nuk ka një foto lakuriq!! Apo jo Andi?
O KOQE PYET SALI KOQEN PSE NUK NXORRI FAZLLIQIN PICULLAK ZAGAR NALLASH A KE KEN NEJHER NE SHKODER ME LUL SMERLAPIN NJI CIGARE MARIUANE EDHE I FITOJM ZGJEDHJET E 2017
mire mo hajt se po shkojme mire per hater te Europes, po cfare ben Europa me perbuzjen ndaj nesh?
nuk po na përbuz aspak or ti!!
po të thotë bëhu njeri!!bëhu si unë dhe ulu me mua në një tavolinë!!
shiko greqinë e ka në tavolinë prej kohësh!!ca për politikë ca e mashtruan dhe më në fund ku shkoi?
askund ai iu vërtetoi se nuk duhet të bëhen pranime politike!!pranimet politike bëhen dhe kur tjetri nuk përmbush kushtet!!
po të llogarisim greku është më përpara nesh!!korrupsioni grek është shumë më i ulët se korrupsioni i hapur shqqiptar,sërb a maqedon dhe prap e çoi ekonominë në katastrofë!!këto tonat,ekonomit,e drejtuara nga ky llum politik janë,janë katastrofa vetë dhe ti thua se na përbuzin!!ti,unë dhe të gjithë të tjerët ulërasim për këtë katastrofë,por kur vjen muhabeti për pranim,e këthejmë petllën dhe e quajmë përbuzje!!
kur ti që nuk ja ke idenë e funksionimit të shteteve veriore,thua se këtu është katastrofë,imagino si i duket atyre!?
xhungël fare!!
E megjithate ne shqiptaret e beme Vucic-in , femije te jashteligjshem te nje shqiptari….!
kush e bëri mor deebil??