Rikontruktimin e rrugëve, ndërtimin e një shkolle të re dhe pastrimin e plotë të Lumit të Lanës, ishin premtimet që Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, u bëri sot pasdite banorëve të Njësisë nr.5 në Tiranë. Duke theksuar se kjo njësi është një nga zonat më të degraduara në kryeqytet, për shkak se është lënë pas dore nga Bashkia e Tiranës në 4 vitet e fundit, janë identifikuar gjithsej 473 probleme, që nga rrugët e degraduara, mungesa e pastrimit, shkollave, kopshteve dhe çerdheve apo probleme me transportin publik.
Veliaj tha se në njësinë nr.5 ka një energji pozitive jo vetëm për fitoren në 21 qershor, por edhe për punët e mbara që do bëhen në gjithë Tiranën për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur.
“Dua t’ju siguroj të gjithëve se do ta çoj Tiranën në drejtimin e duhur, do të punojmë njësoj edhe për doktor Halimin, edhe për rrugën e shkatërruar para shtëpisë së tij, edhe për sheshin e rrënuar para shtëpisë së tij, edhe për plehrat që nuk mblidhen para shtëpisë së tij, edhe për qentë që rrinë para shtëpisë së tij. Duhet të jetë e sikletshme të jesh kandidat i Saliut në Tiranë, por duhet të jetë 10-fish më e sikletshme kur je edhe kandidat i Saliut, edhe banor i Njësisë 5, e cila ka degjeneruar më shumë se çdo njësi tjetër në 4 vitet e fundit”, deklaroi Veliaj.
Ai u shpreh se përveç ndërhyrjes në rrugë, ndriçim dhe rregullimin e pusetave, do të ndërhyhet edhe për pastrimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Lanës; ndërtimin e një çerdheje të re, një kopshti të integruar me çerdhe të re dhe një shkolle të re, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës në shkollat 9-vjeçare “26 Nëntori”, “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Emin Duraku”.
“Po të shikoni fushatat e tjera, edhe 5 kandidatët e Saliut çdo gjë e kanë politike, merren me familjet tona, meren me politikën e madhe, me revolucionin që duhet të ketë Shqipëria për t’u kthyer aty ku ishim. Pra, oferta e tyre është ishim mirë kur ishim keq. Ndërkohë që platforma është një program për çdo njësi”, tha Veliaj.
I pranishëm në prezantimin e programit për njësinë nr.5 ishte edhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili tha se në 4 vitet që lamë pas Tirana ka degraduar shumë. “U bë hera e dytë që na bie shi, por të vjetrit thonë se ai që vjen me shi, vjen me bereqet. E në fakt, njësia 5 ka qëenë, është e do të jetë hambari i bereqetit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Ne kemi një kandidat që kërkon të ballafaqohet, ndërsa pala tjetër ka një kandidat i cili mendon se duke mos u ballafaquar, por duke cukatur me takimet që i organizon partia, mund dhe është i gatshëm të drejtojë nga zyra një bashki me 1 milion banorë. Por, gjërat nuk mund të funksionojnë kështu”, tha Majko.
Duhet te cohet per gjithe qytetin se halim kosova i ka te shtruara te gjitha me aq sa ka vjedhur nga taksat tona.
Tirana nuk duhet te mbahet me peng per shkak te hatermbetjeve politike apo interesave partiake, sic ndodhi me Lulin qe u hakmor me tiranen si mos me keq se nuk e votuan ne 2011, dhe sic do te ndodhte edhe me halimin, se kryetar Lulin ka, nese do te ishte (larg qofte) kryetar i bashkise se Tiranes.
Nje gje qe keni merite ju si qeveri e majte, ndryshe nga cdo qeveri tjeter deri me sot, nuk keni bere diferencime ne te majte apo te djathte, te lidhur me pushtetin ose jo, verior apo jugor, per te ofruar sherbime publike, andaj kemi besim se do te beni nje pune shume te mire per qytetaret e Tiranes, per te gjithe njelloj, edhe per halimin a kedo qofte. Ndaj, vec na mbetet te urojme pune te mbare se fitoren e ke te sigurte.
Po e tha dhe rama kte, ne 2013 tha te fitojm ne qe te rilind shqiperia po te rilind dhe PD dhe ne te vertet shkendija u dha pavarsisht se PD vetem rilindje nuk pesoi, me lulin ne krye vdiq me shume se me saliun, atehere le te ndodhi kete here qe te rilindi dhe halimi me fitoren e PS ne tirane.
Tirana ne drejtimin e duhur duhet cuar per kto njerez qe banojn ne te, per fshataret e qytetaret qe perfshin ky qytet tashme e jo per halimin, halimi eshte per burg, ai bashk me shoket e tij jane per burg e jo per ti permirsuar jeten, boll na e kane shkaterruar duke na vjedhur lere se hiqet si engjell neper televizor ai pler.
Po cma qani ate halimin more aman se kellire eshte, sdinte njeriu a te gzonte se u bente me femije apo te qante per leket qe duhet ti jepte halimit, aman o mos na hapni barkun me ate, me ben dhe si burr i ndershem neper TV.
Erion Veliaj eshte njeriu adapt per kryeqytetin. Besimplote se do beje pune te mira per Tiranen ashtu sikurse beri ne MMSR. Ne Tiranen e lene ne harrese mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, per investime as qe mund te flitet. Shpresoj shume te kandidati Veliaj.
Tek ti i kemi shpresat zoti veliaj…pritem 4 vjet se mos bente gje basha po ehe vec me vjedh diti!
ndersa ky halimi qe kan ven kta te Pd eshte njeriu me i paafte per fushat elektorale..madje edhe me tregu barsaleta nuk di edhe pse mundohet i shkreti
Ja ku duket personi qe mendon vertet per Tr dhe per qytetaret e saj. sben ndasi politike ky dhe kto i ka te provuara! Per te mos folur pastaj sa punetor eshte dhe sa super ide ka per Tr
ca taksash ka vjedh kosova o njerez.erion veliaj i nxorri fundin ministrise qe drejtoi dhe tani i eshte nisur bashkise.asgje nuk do beje per tiranen pervec zhvatjes se fondeve te bashkise,taksave tona.nuk mund ta lejojme kete gje.kemi nevoje per nje kryetar te denje dhe ky eshte vetem doktor kosova.
Projekte konkrete per Tiranen e lene ne meshire te fatit. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne z. Veliaj.
Vetem veliaj mund tja dale me Tiranen ne kte faj feje qe e ka degjeneruar Basha.
veliaj e tregoi per sa kohe ishte te krye te ministrise qe ishte administrator i shkelqyer dhe vazhdon ta tregoje me planet qe ka per bashkine e qytetit tone
Tirane do te marre drejtimin e duhur, se te gjithe e meritojne nje qytet me te mire, te jetueshem, mjafton te kesh deshiren dhe vullnetin per te bashkepunuar me qeverine. Sukese Erion, kemi besim tek ty.
ta cojme edhe halimin ne djall thoni ju e? bravo! se vetem te djathtet kane ngel pa shku ne djall kto dy vitet e fundit!
Me keto plane qe ka veliaj per Tiranen un e votoj 100 her dhe jo vetem nje. Nuk ka me kohe te kthehemi prapa me kryetar si Luli e shoke
Vecanerisht rruga nga LSI qe del tek Mjelma eshte skandaloze… Gjet belane ai qe ka bere shtesa pallati mbi trotuar, shkalle pallati ne rruge, nje debil ka bere shtese pas shtese duke zene hapsire publike…
Ju genjen nëndja per Erjonkën o milet!
Tung!
Halim Kosova nuk krahasohet me ju. Eshte njeriu me dinjitoz dhe me perfekt qe ka nevoje Tirana ne keto kohe dhe ne kete gjendje qe eshte. Veliaj eshte vetem nje cope mishi me 2 sy qe nuk ia ka haberin se ku eshte vete e lere me te dije gjendjen e Tiranes.
Nuk mund te ecet perpara me ju o Erion mashtruesi. Nguliteni ne mendje kete qe nuk keni gje ne vije me kete mendje dhe me ato programe te supozuara qe keni.