Atentati në Tiranë/ Italiani i arrestuar, dyshohet si vrasës me pagesë. Me vete kishte foton e Mentor Lufit

28 Maj 2015, 09:23Politika TEMA

Mentor Lufi dyshohet se ka qenë objektivi i përplasjes me armë të ndodhur pasditen e 27 majit 2015 në Bulevardin Zogu I, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Salvatore Lettizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit dyshohet se ishte vrasës me pagesë dhe kishte ardhur nga Italia për të kryer këtë ekzekutim.

Kjo, pasi në xhep iu gjet fotoja e Mentor Lufit.

Salvatore Lettizia kishte hyrë në Shqipëri para 48 orësh.

Si ndodhi perplasja, Policia jep zyrtarisht versionin e ngjarjes:

Mentor Lufi (Doçi) së bashku me Gerti Goxhajn kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi , konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.

Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt që udhetonin në mjetin tip tip BMW.

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e Mentorit duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore Leticia.

Ky ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit .

Ndërkohë Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri Besnik Sulkun i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij.

Të arrestuar janë Klevis dhe Markeljan Doçi si dhe shtetasi italian Salvator Lettizia

5 komente në “Atentati në Tiranë/ Italiani i arrestuar, dyshohet si vrasës me pagesë. Me vete kishte foton e Mentor Lufit”

  1. efw says:

    ne vitet 90 shqiptaret benin krime ne itali, tani italianet bejne krime ne shqiperi. kjo eshte demokracie e perkryer e sali vicidol berishes! per para, per para dhe vetem per para.

    1. albatros says:

      Ja pra u bete pula ju tolerante? Shikojenu vijne Italianet dhe na bejne ligjin. Ti zhdukim tere fare e fisin ketij plehres dhe ta vrasim ne burg

  2. CANI says:

    Ky krimineli Italian eshte edhe personi qe e ka vra Santon se me matorre i ka percjelle viktimat deri ne atentat .

  3. Tani edhe me te sigurt says:

    Nese do shikoje titujt e gazetave dje, binin ne sy lajme te tilla si blindohet Tirana, 1500 police ne gadishmeri, helikoptere do mbeshtesin policine nga ajri per te ofruar sigurine, trafik i kufizuar ne dhjetra rruge…. Ne nje dite te tille ku policia eshte ne kembe, nderkohe qe kryetare shtetesh marrin pjese ne 2 evenimente nderkombetare, nderkohe qe ne emer te sigurise me qindra qytetare jane penguar te kryejne ritualet e perditeshme na ndodhka nje atentat mafioz ne zemer te Tiranes pak metra nga vendi ku mbahej samiti apo ku kane qene akomoduar delegacionet. Ndoshta kerkojme shume. Ministri nuk kap dot ata qe kercenuan familjen e tij, jo me te ruaje sigurine ne Tirane apo me teper akoma ne cdo cep te Shqiperise sic ka detyrimin.

  4. olti says:

    tani edhe me te sigurt pseudonimi yt ku jeton ti c lidh kane 1500 policet qe kishin detyre tjeter me kta kriminel e larja hesapesh perplasje bandash? edhe kte rast o militant doni ti politizioni gjerat kaq kafshe paskeni ngelur?po ne cod vend te botes kur ka larje hasepaeh shteti nuk futet kurre ne mes c fal ka pilcia ktu se ti ke ber nje krim dhe vellai yt merr hak apo dicka tjeter c futet ktu policia a ma shpjegon dot ti mua?behuni njerez dhe mos i politizoni kaq shume gjerat se lat nam ata vriten per llogari t tyre ti thy policia e zot na rrujt nga kta mostra e militant partie qe s len vend pa fut turit si puna derritpo licia e beri punen e sal ne nje kohe rekord i arrestoi atentatoret kjo ishte detyra saj.ti te ksh dhe 1 milion police po i ke hyre dikujt ne hak do e paguash nje dite ti thy policia ik se na i shpife njerez analfabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje