“Të zgjedhim njeriun e duhur që ecën në drejtimin e duhur dhe që di të bashkëpunojë me komunitetin, që di t’i dëgjojë dhe t’i respektojë njerëzit.
Që nuk i ndan, por përkundrazi dhe që është i vendosur t’u shërbejë njësoj pa dallim feje, krahine dhe ideje politike. Këto janë zgjedhje vendore. Këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e komunitetit, problemet e përditshme.
Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur një kryebashkiak që do të zgjidhë problemet e pazgjidhura deri më tani të infrastrukturës, të shërbimeve.
Do të zgjidhet një kryebashkiak që interesohet edhe për punësimin e qytetarëve të tyre dhe për këtë duhet një bashkëpunim i ngushtë me qeverinë, me investitorët dhe nuk keni model më të mirë se sa modeli i Safet Gjicit, i cili nuk vjen për të drejtuar Bashkinë e Kamzës dhe për t’i gjetur punë vetes së tij, sepse është një njeri që ka me qindra dhe mijëra njerëz që punojnë prej kohës në aktivitetet e tij mjaft të suksesshme.
Është një njeri i cili i ka vendosur vetes një qëllim të rëndësishëm, që të realizojë një projekt të suksesshëm transformimi këtu në Kamëz që është edhe qendra e Shqipërisë”.
Kështu iu drejtuar Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Kryetar i LSI-së Ilir Meta, banorëve të kamzës, gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
Meta shprehu besimin e se banorët e kësaj zone do të votojnë kandidatin e majtë Safet Gjici.
“Ju tashmë e keni marrë vendimin dhe vendimi juaj është që në 21 qershor do të arkivohet njëherë e mirë projekti i këtyre 8 viteve ‘Kamza ime’ dhe ju do të votoni për projektin e ri “Kamza jonë” me kryetarin e ri të bashkisë, Safet Gjicin.
Projekti i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe i kryebashkiakut të ardhshëm të koalicionit tonë, Safet Gjici, është “Kamza jonë”, që të gjithë të jenë pjesë e ndryshimit, e transformimit. Do të jetë një projekt transparent, në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit”, tha Meta.
Duke shprehur mbështetjen e qeverisë për Kamzën, Kreu i LSI-së theksoi se Kamza i ka të gjitha mundësitë të bëhet një model i integrimit shoqëror dhe i emancipimit shoqëror.
“Mbështetja jonë, e Qeverisë, e Parlamentit, e mazhorancës, do të jetë e jashtëzakonshme për të gjitha projektet e Kamzës në infrastrukturë. Në mënyrë të veçantë për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. Dhe për këtë qeveria shqiptare ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me KFW-në e Gjermanisë dhe ky është një projekt që do të realizohet, sepse është vullneti i qeverisë shqiptare, por do të jetë edhe bashkëpunimi i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Safet Gjici”, tha Meta.
Kreu i LSI tha se ora e ndryshimit dhe e transformimit të pandalshëm për bashkinë e re të Kamzës është shumë afër.
Kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, falënderoi Ilir Metën për mbështetjen e madhe që i ka dhënë në këto zgjedhje, ndërsa garantoi banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit për më shumë investime.
“Strukturat tona janë bërë një trup i vetëm për të shporrur një herë e mirë këtë të keqe që ka bërë në bashkinë e Kamzës dhe të Paskuqanit kryetari aktual. Së pari, duhet të falënderoj mikun tim z. Meta që po na mbështet fuqishëm për të ndryshuar këtë gjendje të mjerueshme, këtë gjendje ku kryetari i aktual i bashkisë ka menduar vetëm për veten e tij dhe jo për hallet e qytetarëve.
Të jeni të sigurt që me mbështetjen e z. Meta, me mbështetjen e z. Rama, ne do të sjellim investime gjigante për të rregulluar gjendjen që sot është më keq se çdo qytet tjetër në Shqipëri.
Të jeni të sigurt që ne me mbështetjen e qeverisë shqiptare, të gjigantëve të politikës shqiptare Rama-Meta, do ia ndryshojmë gjendjen njëherë e mirë kësaj bashkie”, tha Gjici. /gj.k/
Ore Safet po na trego per leket qe i vodhe ne banke cfare po ben me to. Te pakten jepi popullit edhe nese nuk votojne per ty.
Safet je aksidentalisht ne politike, dhe te garantoj qe edhe duke te njohur personalisht ke per te falemientuar edhe me ato lloj biznesesh qe ti vete dhe te tjeret e dine mire se si i ke ngritur.
Per sa i takon Metes, vetem nje gje dihet publikisht qe ky njeri eshte pare me ze dhe figure se kush eshte.Pra ska komente se eshte e vertetuar se cfare hajduti eshte.
Ky Safet Gjici me gjithe Fatos Skejen e Sales kane qene truprojat e Tefik Hykes pronar i fabrikes se tullave ne Vore. Ky eshte kusheri me Met dhe Bujar Hasen. Ky eshte njeri i inkriminuar o Rilindja boleve. Ah mer Ilir Meta. Mer tumor i Shqiperise. Pyte Moniken sa kopila ka heq me Tan Leprin? Ky Ed Rama nje VK. Jam bere pishman kur sta plasa nai shpulle kur erdhe me Fidelin ne DC para ca vitesh. Mos u merzit se bota rrotullohet.
Mergimi
Meta se bashku me Safetin zhdukuni se ju po perhapni nje epidemi ne vend………
Pse more derdimen nuk u ngopet me Mzatin ju? Safeti eshte njeri me integritet moral, jo si ai daullexhiu qe s’la shamikuqe ne bashki pa ja lyp…
O Hustler. Safeti eshte brek e bythe me PD-ne or legen kujt po i thua.Ky me Tos Skejen jane shoke te hershem. Rrahman Selmanllari eshte ushtari Met Hases qe ky e ka kusheri. Ky bizneset qe ka pastron leket e Met Hases.Metin kur e ekstradun nga USA mbasi beri 5 vjet burg, me makinen e Luan Rames ( ate kohe minister i brendshem ) e kane prit ne Rinas Mirr Ferra dhe Sami Dushku. Cdo gje eshte e dokumentume por do ti vije koha. Meti eshte partner ndertimesh me Refik Halilin. Tung.