Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kandidatit të ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj në lidhje me mosmbajtjen e premtimeve.
“Eshtë koha për t’u përballur me faktet e jo fjalët. Njerëzit janë të lodhur nga përsëritja e premtimeve të pambajtura të Erion Veliajt të dy viteve më parë, dhe që përsëriten tani me ambalazh të ri për Tiranën.
Në 2013-ën Erioni premtoi “përllogaritje me shpejtësi e minimumit jetik, si hapi i parë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi kategorive në nevojë.”
Ky premtim doli veç fjalë boshe dhe mashtrim.
Pse nuk është llogaritur minimumi jetik për të luftuar varfërinë? Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për të përmbushur këtë premtim, si edhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website.
Ai kishte në dispozicion plot 40% të buxhetit të shtetit por përsëri nuk punoi as një ditë të vetme për të realizuar këtë gjë. Erioni PREMTOI, por i pati vetëm fjale dhe i MASHTROI të gjithë shqiptarët.
Sot njerëzit në nevojë ndihen të mashtruar nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk realizon asnjë punë.
Njerëzit në nevojë po gjejnë si rrugëdalje vetëm eksodin e tmerrshëm që e kishim harruar prej 25 vitesh.
Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve, nuk shpall minimumin jetik dhe nuk lufton varfërinë, duke bërë që PREMTIMI i papagallit të Ramës të mbetej veç fjalë dhe MASHTRIM.
Erioni prapë premton sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.
Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër mashtrim.
Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri“, tha Eleina Qirici në emër të Partisë Demokratike.
ju e keni mbajtur fort bile edhe TRAMAKUN me falni tramin ju keni ba shqiptarve
Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi vertetojne aftesite menaxhuese e drejtuese te z. Veliaj. perbaltjet tuaja nuk i beson askush.. populli e di mire punen e bere prej tij dhe te cilesuar mese te suksesshme. Erioni eshte alternativa e duhur.
Keqardhje per keta te rinj qe keqperdoren ne kete menyre. Aq me teper qe keqperdoren nga kreu i Partise se tyre Lulzim Basha i cili duhet te jape llogari perpara qytetareve te Tiranes te cilet i ka lene ne harrese prej kater vitesh.
Qytetaret e Tiranes do gjykojne mbi punen e bere per qytetin keto kater vite. Kryebashkiaku aktual e ka lene ne meshire te fatit kryeqytetin, prmtoi shume mirpo nuk ka realizuar asgje. Premtoi: – kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-hapjen e qendrave rinore
-Tramin
-Terminalin multimodal etj. Asnje nga keto nuk u realizua. Kjo eshte ajo qe duhet te kerkoje rinia, rinia qe sheh interesin e qytetareve jo interesin e partiak.
Te rinj te mashtruar nga eproret e tyre, sa gjynah. Mjaft te shohesh bilancin e z. Veliaj ne MMSR dhe eshte fare e thjeshte te besh vleresimin per te. Erion Veliaj kreu reformen ne pensione, realizoi hapjen e zyrave te reja te punes dhe ktheu ato ekzistuese ne funksionale, ktheu ne trend arsimin profesional, u realizua demshperblimi i ish te burgosurve politike, u hartua ligji i dosjeve etj. Te gjitha keto ne vetem 18 muaj.
erioni avash avash po fiton zemeren e te gjithe qytetarve tiranes. puna ne 18 muaj tregoj qe ky eshte eshte nje admistrator i zoti edhe ka bere gjithmon per njerzit ne nevoj! sidomos per grate kur jua dha te drejten e marrjes se asistences!
tashi nje gje skuptoje un !? a jan zgjedhjet ber bashki keto apo zgjedhje te tjera?! se ketu duhet te themi qe basha sna ka bere asgje se ai ne 4 vjet ca nuk na premtoj e ska kuptim te flasim per nje kandidat qe ska qen asnje dit ne bashki!! erioni ne 2 vjet ca nuk beri ne ministri sa basha as 1 % ska bere !!
njerzit jan lodhur qe nuk kan nje kryetar bashkie. jan lodhur qe nuk kan sherbime. jan lodhur se basha vetem i mashtroi para 4vjetesh. prandaj njerzit kan padurim per te pritur votimin per veliajn
ore po pd ngeli duke u anku per erjonin. nese ai ska bere gje, populli sdo e votoi, por nese ai ka bere reforma dhe pun ath boll genjyet dhe prisni voten e madhe qytetare per drejtimin e duhur me erjon veliajn
paniku i pd per humbjen i nxjerr ne keto deklarata, dhe nuk jan ne gjendje te ken nje program konkret. eshte turp qe vazhdon modeli basha 2011 me tramin
Ore po kaq te pa skrupull jane keta te PD-se sa thone qe Erjon Veliaj nuk ka mbajtur premtimet qe nuk ka qene asnje dite K/bashkie ndersa Lul Basha per 4 vjet nuk beri asgje per Tiranen dhe nuk mbajti asnje premtim qe ka qene K/bashkiaku i saj, kaq budallej e kujtojne popullin keta, si skane turp kane dhe sy e faqe te flasin.
MERLI
Sigurisht qe Erjon Veliaj nuk ka mbajtur asnje premtim dhe as qe do e mbaje u lodhem me genjeshtrat e tij , si dhe me publicitet e tij elektorale , Halim kosova eshte ai qe do fitoje 21 qershorin sepse ai ben per kete vend !
Eshte me se e dukshme qe njerzit neper tirane kane filluar e flasin me vete pasi zogu I ka cmendur me premtime dhe mashtrime ! I ka dalur boja dhe genjeshtrat pot e kishin goje kushedi se si do e kishin sharre zogun ! Nuk ka njeri qe te ket nje simpati sadopak qe te jet per zogun ! Ai mashtron per fiqt, per kamariet, si skrepist, si hidraulik, si I diplomuar ne amerike etj etj …. Zogu po deshton me mashtrimin dhe I ka punet pisk edhe me kursimet e mamit !
Se mos di te mbaj premtime Erjoni… Nje njeri qe nuk di te punoj nuk ka mundesi se si ti mbaj premtimet. Ky njeri di te bej shume shume te dali neper televizone dhe te bej premtime. Vetem kaq asgje me shume, per punet e tjera ky njeri nuk di te meret.
Ca premtimesh te mbaj Erjoni kur mendjen e ka se si te vjedhi dhe ca mashtrimi te rradhes te bej. Kjo eshte puna me e rendesishme dhe vetmja qe di te bej ky njeri. Ketij nuk i interesojn fare hallet dhe nevojat e njerezve.
Ky njeri nuk di te mbaj premtime… Nuk di se gjate gjithe jetes se tij vetem ka mashtruar e ka genjyer popullin e shkrete. C’premtime te mbaje ky njeri kur nuk ka asnje program,asnje vizion per Tiranen e madhe me 1000 probleme. Nuk kemi gje ne vije me kete ne krye te Tiranes prandaj zgjidhja me e mire eshte Halim Kosova.