Naco: Presidenti s'mund të jetë kryetar i KLD, kompetencat t'i marrë kryetari i Gjykatës së Lartë

28 Maj 2015, 16:33Politika TEMA

Reforma në drejtësi do të kërkojë ndryshime të thella të kushtetutes.

Kështu u shpreh ministri Drejtësisë Nasip Naco, sipas të cilit Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë më në postin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe se të gjitha kompetencat e tij duhet ti marrë Kreu i Gjykatës së Lartë.

Sipas tij ka ardhur koha që drejtësia të ndahet njeherë e mirë nga politika.

 “Pasi KLD është pjesë e axhendës së një reformimi të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar edhe njëherë pjesmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si kryetar i KLD dhe duke ja kaluar këto kompetenca kryetarit të Gjykatës së Lartë”, tha Naco, i pranishëm në tryezën për reformën në drejtësi.

Duke marrë fjalën në tryezë, Presidenti theksoi se fryma e vetëqeverisjes në KLD, kushtetutbërsja e ka futur me qëllim të caktuar për ta bërë gjykatën të pavarur nga ndërhyrjet e legjislativit dhe ekzekutivit.

“Në një shoqëri demokratike marrëdhnëiet midis autoritetit politik dhe atij gjyqësor jo rrallë krijojnë probleme dhe përplasje. Ato janë akoma më të mprehta dhe krijojnë konflikte në një shoqëri që ndodhet në fillimet e proçeseve demokratike apo në tranzicion”, tha Nishani.

Sipas tij vendi është në një proces të rëndësishëm reformash të cilat kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve.

3 komente në “Naco: Presidenti s’mund të jetë kryetar i KLD, kompetencat t’i marrë kryetari i Gjykatës së Lartë”

  1. Alma M says:

    Minister i Drejtesise je shoku Nqsip dhe ende nuk more vesh nga ky zanet. E kd befe Drejtesine nje bande me 40 hajdutesh ne drejtimin e Baba Likes.

  2. Tili says:

    Le të vënë Monikën

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Nuk jemi shtet presidencial ku kryetari i gjykates se larte te kete kompetence absolute. Institucioni i presidnetit eshte konceptuar si institucion i check and ballance si i thote i jashtmi. Se lind pyetja po krytarin e gjykates se larte kush e e zgjedh apo emeron? po prokurorin e pergjithshem kush e zgjedh apo emeron? etj etj. Problemi ne shqiperi eshte se presidenti ashtu si dhe prokurori i pergjithshem apo anetaret e gjykates se larte zgjidhen nga parlamenti dhe shkarkohen nga parlamenti pra jane si te thuash zgjedhje subjektive mbeshtetur mbi rrethana oportune te momentit por nuk eshte se shfaqin zgjedhjen me te mire. te lesh gjyqesorin pa kontroll gjithashtu nuk eshte gje e mire pasi cdo institucion ka nevoje per nje kontroll sepse ku ka pushtet absolut ka absolutisht korrupsion. zgjidhja me e mire do ishte qe prokurori i pergjithshem dhe presidenti te zgjidheshin direkt nga populli por pak a shume me te njejtt kompetenca qe kane tani. kjo nuk do ju japi me shume kompetenca por do ju japi me shume pergjegjesi dhe legjitimitet ne vendimmarrje sesa nje prokuror apo president i zgjedhur dhe i varur nga politika. sa per gjyqesorin mendoj se nje president i zgjedhur me vote popullore, i pavarur nga legjislativi do krijonte edhe nje gjyqesor te pavarur por njekohesisht edhe nen kontroll. e rendsishme eshte te mos prishen balancat kontrolluese midis pushteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje