Patozi akuza Metës: Nëse s'ka zgjedhje të lira, harrojini investimet strategjike

28 Maj 2015, 16:17Politika TEMA

Ne duhet ta harrojmë se në Shqipëri do të ketë investime strategjike, nëse këtu nuk mbahen zgjedhje të lira. Por ndërkohë, nuk ka investim më strategjik për një demokraci të brishtë si e jona, se sa permirësimi i standarteve të zgjedhjeve në vend.

Kështu shpreh nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat Astrit Patozi, ndërsa akuzoi Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës.

Por cfarë po bëjmë ne për këtë cështje, pasi tashmë jemi në mesin e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit? Me të keqen, mendoj une. Shikoj re të zeza në perspektiven e tyre dhe kam bindjen se gjithcka do të vijë duke u përkeqësuar, sepse të tilla janë shenjat.

Po ju sjell disa shembuj për këtë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, në bashkinë e Vorës. Natyrisht, unë e di se Vora nuk është qendra e botës dhe se atje garohet për një njësi administrative relativisht të vogël, në raport me bashki të tjera të vendit që janë shumë më të mëdha. Por është aq flagrante dhuna dhe presioni i pushtetit, saqë ia vlen të ndalesh për ta paraqitur si model, ose më mirë të themi, për shëmbëlltyrën e shëmtuar të këtyre zgjedhjeve.

Unë kam pasur rastin të ndjek të paktën 5 fushata në atë zonë dhe me plus – minuse fare të vogla, gjithcka ka shkuar pothuajse pa probleme, edhe për shkak të vetë natyrës së butë dhe të qetë të banorëve të Vorës, Berxullit dhe Prezës, që tashmë perfshihen nën juridiksionin e bashkisë së re.

Por këtë radhë, si asnjëherë tjetër atje mbizotëron një atmosferë lufte! Ka një ankth dhe tension të pazakontë në cdo fshat. Si ka mundësi? Sepse njerëzit janë po ata. Po ashtu, as unë dhe as ju nuk dini që në Vorë të jetë zbuluar ndonjë vendburim i madh nafte apo është gjetur ndonjë rezervë floriri, qe t’ia ketë rritur papritur vlerën.

Po cfarë ka ndodhur atëherë kësaj radhe atje, që ka mobilizuar kaq shumë policinë, e cila është tërësisht e përfshirë në fushatë, në favor të njërës palë, bandat e qeverisë, që kanë zbarkuar të gjitha në atë zonë, por edhe bandat e krimit nga Vora dhe nga Tirana, që i kanë nxjerrë sheshit armët, dhe i mbajnë lokaleve mbi tavolina. Cfarë i bën bashkë dhe cfarë i trimëron, si policët me uniformë, ashtu edhe kontigjentet e krimit, që i kane harruar “hesapet e vjetra”, por janë të gjithë për një qëllim në Vorë?

Përgjigja është – kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është në qendër të gjithë asaj që po ndodh. Nuk e di dhe nuk dua ta di se për cfarë arsye e ka vendosur që ta fitojë me cdo cmim dhe cdo mjet atë bashki, ndonëse nuk ka asnjë shans. E them këtë, pa asnjë kënaqësi, madje me keqardhje, por gjithësesi me bindjen më të plotë.

A doni t’ju jap një provë të pakundërshtueshme për këtë? Nuk ka nevojë të shkoni apostafat në Vore për ta parë, por mjafton të kaloni rrugës në autostradën Tiranë-Durrës. Duket nga makina se mu në sheshin qëndror të qytetit nuk qëndron posteri i asnjërit prej kandidatëve, por ai i Ilir Metës. Pyetja ime është se për cfarë kandidon ky tipi në këto zgjedhje, për kryetar bashkie apo për këshilltar bashkiak, që i bën hije sheshit atje mu në mes të zgjedhjeve lokale?

Por në rast se e ka vendosur të fitojë me cdo kusht në Vorë, le të japë dorëheqjen nga kryetar Kuvendi dhe ta provojë të zgjidhet kryetar bashkie. Të paktën gara do të ishte më e ndershme dhe më e sinqertë. Do të ishte në fakt garë reale, pikërisht zyrtarizmi i asaj që po zhvillohet në Vorë, sepse kandidati i opozitës sot ka rival Ilir Metën dhe të gjithë cetën e LSI-së në qeveri, që telekomandohet prej tij.

Me këtë rast, do të shpëtonte edhe atë hallexhiun që ka për kandidat atje, të cilin nuk e lënë as të flasë nëpër takime, ngaqë nuk i bën dot bashkë tre fjali me kryefjalë dhe kallëzues”, tha Patozi.

Në vijim ai e konsideroi si arbitrar dhe të paprecedent pezullimin e biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike, Fiqiri Ismaili, të cilit i shkuan të shtunën në fabrikë dhe të dielën i nxorrën vendimin njerëzit e Ilir Metës në AKU.

“Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në këto 25 vjet, ndonëse ne kemi pasur plot zgjedhje, edhe të këqija, edhe shumë të këqija. Ku padyshim shkëlqejnë ato të vitit 2001, kur kryeministër ishte pikërisht Ilir Meta. Por ja që deri këtu edhe vetë Ilir Meta nuk kiste mbërritur. Në një kuptim, ai është sot duke thyer edhe rekordet e veta.
Sepse shumë flagrante dhe shumë banale historia.

Po cfarë mendojnë këta burracakë, që fshihen pas pushtetit më të korruptuar të rajonit, se na kanë në dorë jetën ne? Që po të mos jesh me ta nuk mund të gëzosh as liritë dhe as të drejtat më elementare të njeriut, të cilat u fituan pas shumë dekadash 25 vjet më parë? Që nuk mund të gëzosh as punën dhe as pronën, që nuk mund të shkosh as në shkollë, madje as të lutesh në kishë apo xhami, pa lejen e tyre?

Ketu kam rezultatet e analizave të miellit të bllokuar nga një laborator i certifikuar për standartet e BE në Itali. Është tërësisht i pastër dhe kjo e nxjerr zbuluar bandën e LSI-së që e bllokoi me urdhër politik fabrikën.

Në cdo vend normal ky do të ishte një skandal i përmasave të jashtëzakonshme dhe vala e shkarkimeve nuk do të kursente, as ministrin e Bujqësisë, jo më zyrtarë më të vegjël, si ato cerrat e AKU-së.

Sepse është sulmuar në mënyrë mafioze nga shteti një biznes i ligjshëm, aq më tepër kur ai i përket një përfaqësuesi të opozitës dhe gjithcka ndodh në fushatë. Por problemi është se nën këtë qeveri asgjë nuk ndodh, pasi xhahilët e pushtetit janë monument kulture, që mbrohen nga Ilir Meta, dhe për rrjedhojë edhe nga Edi Rama”, tha Patozi.

Reagimi i Metës

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Kryetari i Kuvendit tha se është kthyer në Zëdhënës të biznesmenit Fiqiri.

Jeni kthyer në zëdhënës të biznesmenit Fiqiri. Sa për akuzat që bëni, mund t’i drejtoheni Prokuorisë.

Ndërsa në lidhje me bllokimin e biznesit, mund t’ju them se pasi jam njohur me cështjen i kam kërkuar ministrit të Bujqësisë që analizat e miellit të sekuestruar t’i bëjnë në laboratët e BE-së.

Në përfundim të analizave do të shikojmë nëse Ju zoti Patozi do të kërkoni falje, apo ata që bënë bllokimin do të mbajnë përgjegjësi“, tha Meta. /gj.k/

5 komente në “Patozi akuza Metës: Nëse s’ka zgjedhje të lira, harrojini investimet strategjike”

  1. Realist says:

    Se ke bere ne vore ca Te ka dash bytha o patoz tani Te ra bytha ne uje

  2. taso kume says:

    PO ky fytyre qelbur mos eshte ai qe qe u grinde me grate se nuk dinte te ikte me makine duke i prishur dhe makinen bijes se botes dhe i kercenohej?.

  3. 23 Qershori 2013 says:

    O Patoz, harrove se ne zgjedhjet e kaluara Vora vishej e tera me blu. E paske kujtesen e shkurter o palo politikan. Do ta marresh pergjigjen ne lule te ballit ne 21 Qershor. Investimet strategjike jane per popullin dhe jo per ju palo politikanet, qe na vjen per te vjelle kur ju shohim dhe na vjen per te dhjere kur ju degjojme. Qepe halene dhe bej opoziten e duhur.

  4. mali says:

    Shiko me ato investimet strategjike .. se Metes po i pushon zemra po nuk u bene!
    Sa per ate pune jemi ngopur me filma hollivudi, tani po i shohim live made in Albanistan, ku mafiozet hane koken e njeri-tjetrit dhe nuk u plas per miellin qe ha populli.

    Sa per miellin ka vite qe flitet se eshte i dhjere por ministri Panariti sa per te qesh me vjen, shkoi dhe qetesoi PISnesment kosovare se mos merziteshin nga “thashethemet?

    Avni, ku je Avni?

  5. Tirana says:

    Partia Demokratike sipas disa burimeve te saja te brendeshme ka bere disa sondazhe se si do te dalin zgjedhjet e qershorit 2015 dhe i rezulton se do te pesoje humbjen me te madhe te sajen ne keto 24 vjet. Prandaj eshte shume e shqetesuar.Kerkon te gjej sebep per kete rezultat duke u justifikuar me teorite se jo me vodhen voten, jo blene elektoratin e duke sajuar incidente nga me banalet e nga me te rendomtat.
    Partia demokratike do te korr ate qe ka mbjelle keto 24 vjet, askush nuk e beson sepse kandidatet e saj bejne premtime jo sikur zhvillohen zgjedhje per pushtetin lokal por sikur behen zgjedhje per pushtetin qendror.
    hajt ne tullum u qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje