Deputeti demokrat Luciano Boci dhe ai socialist Taulant Balla u përfshinë në debate që kaluan në fyerje, gjatë seancës parlamentare.
Ishte deputeti i PD Luçiano Boçi që kaloi në fyerje ndaj kolegut socialist Taulant Balla, ndërsa ky i fundit paralajmëroi se do t’i drejtohej Byrosë së Kuvendit për të marrë masa ndaj deputetit Boci.
Në kohën që po diskutohej për projektligjin për investimet strategjike, debati degradoi tek investimet në zonën e Librazhdit.
Deputeti Taulant Balla akuzoi opozitën se nuk kanë bërë asgjë nga ato që kanë premtuar. Sipas Ballës, opozita “ia hoqi emrin nga lista kryebashkiakut vetëm se bashkëpunoi me qeverinë për të sjellë projekte për qytetin”.
Por në kundërpërgjigjen e tij deputeti i PD Boçi e quajti Ballën “qenef deputet”.
“Askush nuk duhet të hyjë në gojën tënde. Kot nuk thonë, në lluc me derrin mos u ndesh, se fiton derri. Ka thënë i pari juaj një shprehje qenef politika, por ta dish, ti je qenef deputeti i Kuvendit”, tha Boçi.
Edhe pse Shpëtim Idrizi, i cili për herë të parë drejtoi seancën si zv.Kryetar, u kërkoi deputetëve të ruajnë etikën, ishte Balla që tha se do t’i drejtohet Byrosë së Kuvendit, për përdorimin e fjalëve të pista.
“Bazuar në rregulloren për përdorimin e fjalëve të pista do i drejtohem Byrosë së Kuvendit për të marrë masa për palo deputetin që foli”, tha Balla.
Qenef jane keto te opozites qe nuk qeverisen ne interres te shqiptareve, por vodhen per 8 vite rresht.
Dhe serish keta deputetet e opozites, vazhdojne te ofendojne, se vetem kete lloj gjuhe njohin, sharje, perbaltje, shpifje, kaq kapacitet kane, c’mund te presesh me shume nga njerez me precedente, njerz qe te vetmen merite kane militantizmin.
E kane bere foltoren e kuvendit si mejhane qe te mund te nxjerrin nga goja cfare tu doje qejfi, pa pike etike, sikur shqiptaret paguajne taksa per llafologjite e tyre, jo per te perfaqesuar interesat e popullit. Ndaj te tilleve duhet marre mase ndeshkimore, te zbatojne rregulloren e parlamentit se na detyrohen minimumi kaq.
ja edhe edukata e ktyre te opozites sa etik qe jane para kamerave. harrojn se nje dite ne jave i shef i madh dhe vegjel po prap si berisah nje here e nje kohe nuk e vrasin mendjen fare!
po zoti balla ke te drejte. ne librazhd nuk kane bere asgje ne 8 vjet qeverisje. nuk kane bere asgje se asnjehere skan dash te bejn jo se skan mund se edhe kryetarin e kan pas te tyrin. plus di te them qe ne librazhd prap do denohen me vote si ne 2013!
Gjuha e deputetit Lucjano Boci e papranueshme. Nuk eshte kjo gjuha qe duhet te flase nje deputet. Populli kerkon perfaqesim te denje. Kjo gjuhe ofenduese e deputetit Boci duhet denuar menjehere.
Ate gjuhe e ka mesuar Lucjanoja qe kur ishte “zagar”. Tani qe u be “qen”, nuk mund ta ndryshoje.
Megjithate vihet re ndryshimi etikes ne Kuvend. Kur ishte PD, sharja nga motra, nena, farefisi ishte pjese e edukates, sepse cdo 2-3 muaj kerciste grushti.
ç’do të thotë qenef?
Mos u merzit se do e mesosh! Ja dhe pak sa te behet turqishtja gjuha e pare ne Shqiperi! Kjo ishte dhe nje nga marveshjet e shumta te Edi Rames me Erdoganin per “ndihmat” e ketij te fundit ndaj Shqiperise!
Alba, bere pyetje idiote dhe je i tille.
…..bravo!!!! ish petagog e paske goje qenef……
E keni qelbur fare kete kuvend ,kjo nuk e nderon Shqiperine .Taulanti eshte nje deputet teper problematik
dhe si rrjedhoje sjell anarshi ne radhet e deputeteve .Eshte nje provincial me horizont teper te ceket . Mendon se keshtu do te zeri ndonje ministri .
Duhet ti jepet fund njehere e mire gjuhes se urrejtjes e shpifjes. Sjellja e deputetit Luçiano Boçi eshte e papranueshme, gjuha e tij eshte gjuhe rruge. Nuk mund te tolerohet kurrsesi, shqiptaret nuk mundet kurrsesi te perfaqesohen nga njerez te tipit Boçi.
Balla edhe ka kenduar si qenef qenit enver ai eshte I lindur ashtu
Vete deputete e kan bere ligjin te tille qe deputeti mund te flasi cfar te doje dhe nuk mban pergjegjesi.Cfar pergjegjesie mbajti Sali Berisha kur i tha Erjon Braces mi halesh? Cfar pergjegjesie mbajti krueministri ne detyre kur ne seance plenare i tha Sali Berises rrot k..i ?apo tash ju u duket se sic e ka privatizuar i gjati qeverine kujtoni se dhe Lila floriri e ka privatizu kuvendin e Shqypnise dhe ta perdorni si tu doje qejfi juve.Ju harroni se ne 21 qershor elektorati do shkoje te kutia e votimeve.Dhe te dyja ju te ashtu quajtura parti meme duhet te largoheni nga skena politike .Ka ikur koha kur Lila floriri leviz si tymesja e priftit sa majtas e djathhtas. Duhet te ndodhi ajo qe ndodhi ne Greqi qe populli te votoi per partit e vogla dhe jo me per derrat e methenj.ky mesim duhet dhene qe ne keto votime.