PROFILI/ Italiani i arrestuar për masakrën në Tiranë, anëtar i Camorras në Napoli. Drejtonte një klan mafioz

29 Maj 2015, 09:36Politika TEMA


Shtetasi italian Salvatore Letizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë, por dhe anëtar i Camorras në Itali.

34- vjeçari nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, rezulton që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Raportohet se ai ka qenë kapoja i një prej klaneve mafioze të Camorras, Piccolo-Letizia.

Por, ai ndërkohë është edhe nipi i 61-vjeçarit Armando Letizia, 61 vjeç, që në vitin 2009 u arrestua me bujë në Napoli, si pjesë e një prej familjeve mafioze më të mëdha në vend dhe urdhërues i disa vrasjeve të rëndësishme, për llogari të Camorras.

Salvatore Letizia në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, është plagosur në këmbë pas një përplasje me një grup rival.

Në këtë përplasje mbeti i vrarë edhe shoku i tij, Ferdinando Latino.

Atëherë ai i shpëtoi arrestimit, por gjashtë vjet më vonë është ndaluar pasi ishte kapur me pistoleta të cilave u kishte fshirë numrin e serive dhe për më tepër ishte i veshur me antiplumb.

Tashmë ai është arrestuar në Tiranë për vrasjen e Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt.

10 komente në “PROFILI/ Italiani i arrestuar për masakrën në Tiranë, anëtar i Camorras në Napoli. Drejtonte një klan mafioz”

  1. iliri says:

    Nji nivel jemi mos kini merak.

  2. GMT says:

    Si i zmadhoni gjërat.Po çfarë bosi i mafias ky.Ky është njē mercenar një drogaxhi që i fal shërbimet e veta atij që e paguan apo i jep dozën.

  3. dystabani says:

    Ku ti gjej rrenjet e tua parti.

  4. siciltechnoplus says:

    A… mala vitt’e.

  5. Gufi says:

    Ai ndodh i rastesishte nuk eshte fajtor

  6. dino says:

    duke pare surratin maroken,tunizian,alegjerian ndoshta.. ndoshta ..egjiptian.
    prandaj edhe napolitanet apo sicilianet ndryshojne nga pjesa tjeter e Italise sepse ne fakt nuk jane italiane ne origjine.jane arabe.

  7. Hustler says:

    Pse mo mbaruan vrasesit me pagese te Fush-Krujes qe i porositin nga Italia tani….

    1. komunalja says:

      Ata i ka prenotuar Sala. Ia kane dhene besen vicidolit se vetem atij i thone babe!

  8. Vini says:

    Po ca kapo klani o gazetar palla . Jeni bere te shpifur me kto lajme .E dini cdo methene kapo klani ne Napoli .Kan miliarda euro qarkullim e vika me rresiku jeten ne Tirane per ca kacidhe. Ky do jet ndonje drogaxhi qe ska pare as me me ble dozen e prandaj ka pranu kete pune ..

  9. 27% Shqipetar says:

    Mirepresim zgjerimin e turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje