Basha takime në Peshkopi e Bulqizë: Oferta e Ramës, sulmi ndaj opozitës

29 Maj 2015, 11:57Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  ka akuzuar nga Dibra dhe Bulqiza Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se nuk kanë mbajtur asnjë premtim, ndërsa sot kërkojnë t’i fshihen llogaridhënies duke sulmuar opozitën.

Gjatë një takimi me banorë të këtyre zonave, Basha tha se Partia Demokratike, e ka ofertën për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën.

Edi Rama nuk ka ofertë për ju. Unë i them sot, kthehu në Dibër, përdor të njëjtin pasion me të cilin sulmon Lulzim Bashën, për të sulmuar rrogat e ulëta, për të sulmuar varfërinë,  papunësinë! Me të njëjtin inat që sulmon kryetarin e opozitës, që të ka mundur një herë dhe prapë do të të mundë, vërsulju listave nëpër dyqane që janë dyfishuar!”, tha Basha.

Kreu demokrat ftoi qytetarët  që në 21 Qershor të miratojnë platformën e taksave të ulëta, uljen e çmimit të energjisë.

“Vota juaj në 21 qershor është vula e një referendumi popullor, për të ulur me çdo kusht çmimin e energjisë dhe për faljen e kamatë-vonesave, për të ulur me çdo kusht taksat, për të rritur pensionet dhe pagat, për të rikthyer në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që janë larguar me të padrejtë dhe këdo tjetër që ka nevojë për të, për subvencione për bujqësinë dhe blegtorët”, shtoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar 21 qershorin si ditën e llogaridhënies së qeverisë dhe refuzimit me votë të keqqeverisjes dhe ndaljes së të keqes.

12 komente në “Basha takime në Peshkopi e Bulqizë: Oferta e Ramës, sulmi ndaj opozitës”

  1. miri says:

    nuk ka faj eshte i deshperuar lulushi, po i iken pushteti nga duart.

    1. koli says:

      Po mire more Bashe, po ti cfare ne ofron meqe qeveria ka deshtuar. Cfare masash ofron ti per te permiresuar gjendjen sepse ti vetem thua qe qeveria nuk ka mbajtur premtimet, varferia eshte rritur shume. Keto qe thua ti jane gjera tipike per opoziten, sepse detyra e opozites eshte te mohoje qeverine.

      Keshtu qe ti nuk ofron asnje alternative zgjidhjeje, prandaj deklaratat e tuaja jane plotesisht te kota.

  2. Arb says:

    Oferta e Rames eshte ta cojme vendiin ne drejtimin e duhur, se opozita ka punen e vet te beje opozite e jo te shpike kunder drejtimit qe po e con shqiperine aty ku duhet.

    1. Lizi says:

      Ik mor lul se e lat shqiperin ne gjendje t parekuperushme dhe vini tani keni goj e flisni per edi ramen

  3. Salistan says:

    basha dhe mashtrimet e tija i kemi pare te gjithe. del ne gjithe shqiperine me mashtruar sic beri para 4 vjetesh ne tirane! car mendon ky ushtari saliut? se shqiptaret do harrojne korrupsionin, tradhtine kombetare dhe vrajet e 4 njerzve te ketij njeriu??!

    1. tani says:

      rama nuk te sulmon ty o lul. rama vec i kujton popullit qe ti je njeri qe akoma ske pafajesi per durres kukes! qe i ke ik prokuroris me raporte mjeksore fallco

    2. redi says:

      basha del dhe ben premtime, por ama nuk i ben realitet ato gjera ne tiran ku eshte akoma kryetar bashkie

  4. Ersida says:

    Ku vajten premtimet e Rames per Bulqizen???…U shkrne si sheqeri ne uje sapo u be kryeminister. Nderkohe pasurite e Bulqizes i kalojne koncensionit klientelist te radhes.

  5. Mondi says:

    Duhet larguar sa me shpejt kjo dyshe e padenje per Shqiperine dhe ti hapi rruge Punes dhe Dinjitetit duke filluar nga bashkite me pas edhe ne nivel qendror.

  6. Ada says:

    Larg ketyre fashistave qe cfare spo I bejne ketij populli, perpara z.Basha dhe kandidatet e djathte. Shqiperia ka nevoje per ekulibra dhe domokraci qe te zhvillohet.

  7. eni says:

    Fillimi i shqiperise europiane vetem ju z.Basha, i uroj fitore ne gjith shqiperine kanditateve tuaj per te te prire me pas juve ne drejtimin e ketij vendi. Suksese

  8. Romir says:

    Pune dhe dinjet, per kete kan nevoje shqipetaret jo ti fusesh thiken pas shpine pasi i ke marre votat. Suksese te djathtes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje