Kujdesi shëndetësor ndaj popullatës duhet të jetë prioriteti parësor i punës sonë, ka qenë kjo deklarata e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në një vizitë që ai bëri në qendrën shëndetësore të Manzës.
Në këtë qytezë ka disa ditë që njëra prej njësive lëvizëse që shërben për ekzaminimin e sëmundjeve të gjirit është vënë në funksion të grave të kësaj zone. Janë disa dhjetra gra të zonës të cilat po i nënshtrohen vizitës së gjirit pranë kësaj njësie lëvizëse.
Kryebashkiaku Dako në shoqërinë e ministrit të shëndetësisë Beqja dhe deputetes Klodiana Spahiu u takuan me banore të kësaj zone si dhe me personelin e qendrës shëndetësore të Manzës. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij falenderoi ministrinë e shëndetësisë dhe në mënyrë të veçantë ministrin Beqja për punën që po kryen lidhur me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ndaj grave. Dako theksoi se”Jam i bindur që këtë punë të nisur do ta vazhdojmë edhe pas zgjedhjeve sepse ky territor bëhet pjesë e bashkisë së Durrësit dhe këtë shërbim do tia japim të gjitha grave që banojnë në territorin e bashkisë së Durrësit.
Për ne problemet shëndetësore do të jenë prioritare pasi po patëm një shoqëri të shëndetëshme do të kemi një të ardhme më të sigurtë”.
Nga ana e saj deputetja Klodiana Spahiu tha se një nga zotimet tona të mbajtura është kontrolli me qëllim parandalimin e sëmundjeve të gjirit. Sipas saj ministria e shëndetësisë është prezente edhe në Durrës për ti ardhur në ndihmë grave dhe vajzave të kësaj zone.
Deputetja Spahiu shpreson se në një të ardhme të afërt mundësitë përkontroll të jenë për një numër më të madh grash dhe vajzash në mënyrë që sëmundjet tumorale të mund të parandalohen në kohë. Ndërsa ministri Beqja e vuri theksin në kompetencat në rritje që do të kenë bashkitë që do të dalin pas zgjedhjeve të 21 qershorit përsa i përket problemeve të shëndetësisë.
Lidhur me këtë problem Beqja tha se”objektivi ynë kryesor mbetet mbulimi universal i popullatës, por jemi të vetëdijshëm se drejtimi i duhur për mbulimin universal është aksesi universal që do të thotë shumë gjëra mund ti takojnë njerëzve por për shkak të distancës nga qendrat shëndetësore mund të mos i marrin këto shërbime. Pushteti i ri vendor që do të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit do të ketë më shumë kompetenca lidhur me prezencën në territor të shërbimit shëndetësor parësor si dhe të administrimit të tij”. Më parë njësia lëvizëse për qëndroi 2 javë në qendrën shëndetësore të Sukthit.
pune dhe jo foto te grides
zoti dako eshte personi qe do e bej pune dhe do kete mbeshtetje per gjithe idet e veta. aq me teper qe qeveria tashme shef per qytetaret dhe nuk shef per korrupsionin e oborrit te saliut
Vetem duke bashkerenduar politikat e qeverisjes vendore me ato qendrore, mund te arrihet te ofrohen sherbime per te gjithe, sipas nevojes. Prandaj mbeshtetja duhet te shkoje per kryetaret e majte, qe do te jene zeri i qytetareve te njesive vendore tek qeveria, per me shume sherbime, me shume cilesi, ashtu sic duhet te ndodhe.
Na vjen mire qe ka bashkepunim midis te majteve, qe te cohen perpara te gjitha reformat per t’i ofruar qytetareve mireqenie dhe mireqeverisje. Kjo eshte qeveria qe duam, te jene ne unison te gjithe aktoret per te garantuar nje te ardhme me te mire per te gjithe shqiptaret.
dako tashme me ndrrimin e qeveris po arrin te permbush projektet e veta. ai eshte nje kryebashkiak i cili do dije te japi zgjidhje qytetareve. nuk ka sesi mos te mendoi per shendetin e qytetareve dhe per kete i vjen ne ndihme ministria e shendetsis qe po ndermmerr reforma te padegjuara me pare
Durresi meriton progresin e nisur.. vangjush dako eshte i duhuri i vetem per durresin!
puna e min shendetsise tashme do shtrihet dhe do bashkepunoi me bashkite. zoti dako e di mire qe qytetaret duhet ta ken komlpeks sherbimin dhe te ken mundsi qe te bejn cdo kontroll
bravo ministria e shendetsise qe u vjen ne ndihme banoreve te bashkise durres, por nje bravo te madhe i shkon dhe vangjush dakos per bashkepunimin qe tregon me pushtetin qendror duke rritur sherbimet dhe kontribuar sadopak me rritjen e cilesise se jetes se aty banoreve
JE NJERI SHEMBULL PO DHE BASHKOHOR QE DO TE IMPLEMTENTOSH INOVACIONET E FUNDIT TE TEKNOLOGJIS NE NISMAT E TUA QE JAN TEPER PREMTUESE PER DURRESIN. BRAVO BRAVO BRAVO.