Veliaj prezanton programin për infrastrukturën: Do anulojmë ndërtime të tjera tek liqeni. Dr.Halimit ia legalizoi qeveria klinikën luksoze të ngritur pa leje

29 Maj 2015, 11:10Politika TEMA

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot paradite programin e tij për infrastrukturën në kryeqytet, duke u fokusuar te rehabilitimi i të gjitha rrugëve të degraduara, sistemit të kanalizimeve, pajisjen me puseta të të gjitha rrugëve dhe trotuareve, si dhe krijimin e hapësirave për transportin publik dhe me biçikleta.

Ai tha se janë identifikuar 376 hapësira të zëna që mund t’i kthehen qytetarëve si hapësira argëtimi, si dhe 138 hapësira abuzive parkimi. “Nuk mund të kemi një qytet ku funksionon ligji i xhunglës. As edhe një orë s’mund ta tolerojmë këtë kulturë, ku më i forti bën ç’të dojë”, deklaroi Veliaj.

Duke folur për ndërtimet pa leje në Tiranë, Veliaj tha se do të anullojë dhe do të bëjë beteja ligjore për t’i shkuar deri në fund çështjes së lejeve të ndërtimit të dhëna te diga e liqenit. Madje, duke prekur çështjen e legalizimeve, Veliaj tha se edhe klinika e Halim Kosovës, ka qenë ndërtim pa leje, i legalizuar pak muaj më parë nga ALUIZNI dhe Artan Lame.

“Partia e tyre nuk legalizonte as njerëzit e partisë së tyre pa paguar haraçin. Si mund të ndërtojë një ministër një pallat pesëkatësh pa leje? Ja tek e kemi një shembull të keq, kur dikush që banon në bllok dhe ndërton pallat pesëkatësh pa leje”, tha Veliaj.

Sipas tij, nëse deri dje Bashkia ishte palë me ndërtuesit, pas 21 qershorit ajo do të jetë palë me qytetarin. “U kemi premtuar qytetarëve që kjo nuk do të jetë fushatë populiste, duke folur për gjithçka dhe për asgjë. Ndaj dhe më vjen mirë që jemi fokusuar në këtë fushatë në atë që quhen problemet e tavolinës së bukës, temat që diskutohen në çdo familje. Më vjen keq që nga pala tjetër jo vetëm që nuk kemi pranim të ftesës për debat, për të folur për këto tema, por kemi riciklim të premtimeve që kanë bërë katër vitet e kaluara. Kur këto premtojnë që do të mbledhin plehrat, pse s’i mbledhin sot? Që të na bindin që kur kanë bashkinë dinë ta bëjnë këtë punë”, tha Veliaj.

Duke prezantuar programin, ai theksoi se do të çlirojë hapësirat e zëna pranë shkollave dhe çerdheve, si dhe do të zgjidhen 63 problemet dramatike me ujësjellësin dhe kanalizimet në Tiranë.

Infrastruktura në Tiranë

1. Rehabilitojmë të gjitha rrugët e degraduara;

2. Vendosim në funksion të plotë sistemin e kanalizimeve;

3. Pajisim me puseta të gjitha rrugët dhe trotuaret;

4. Rikthejmë në shërbim të qytetarëve çdo m2 trotuar;

5. Krijojmë hapësira për transportin publik dhe me biçikleta

13 komente në “Veliaj prezanton programin për infrastrukturën: Do anulojmë ndërtime të tjera tek liqeni. Dr.Halimit ia legalizoi qeveria klinikën luksoze të ngritur pa leje”

  1. Gerti says:

    Me ne fund u ndal masakra mjedisore qe tentoi te kryente kryebashkiaku aktual i cili dha lejen per ndertimin e nje kompleksi pallatesh poshte diges se liqenit. Tirana prej kater vitesh kishte ne krye nje pertac, shpresoj shume qe me z. Veliaj kryeqyteti te shkoje vertet ne drejtimin e duhur.

    1. anonim says:

      Besimplote se kandidati Veliaj do beje pune te mire per Tiranen ashtu sikurse beri ne ministrine qe drejtoi. Tirana per fat te keq eshte braktisur nga kryebashkiaku aktual. Ne qytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, Lana mban ere te padurueshme. Per investime as qe mund te flitet, nuk eshte kjo Tirana qe duam.

      1. Ranheim says:

        Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Veliaj. U premtua shume per Tiranen mirpo shohim qe nuk eshte realizuar asgje. Nga Trami te kartat e studentit, nga krijimi i hapsirave te gjelberta te hapja e qendrave rinore, ishin keto disa nga premtimet e z .Basha te cilat rezultuan premtime false.

        1. Ilirjan says:

          Kryetari aktual i bashkise ka dhene ne vetem keto dy muaj mbi 10 leje abuzive ndertimi. Te 9 kateshet punohet dite-nate, ngjitur me shkollen e mesme te gjuheve te huaja eshte dhene nje tjeter leje per pallat. Duhet ndaluar menjehere kjo praktike e Bashes qe per interesa te vetat po minimizon hapesirat publike per qytetaret e Tiranes.

    2. vini says:

      para pak ditesh i dhate legalizimin atij koshiut te lulit, tani halimit. e kuptoni o qytetar qe pd ka mas menje vec me vjedh kupola dhe te gjithe te tjeret rrinin kot dhe sfitonin asgje

    3. vera says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

  2. redi says:

    halim me klinik pa leje??? kjo qeka skandali me i papar qe kishim degjuar deri tani. dhe ta mendosh qe halimi eshte alternativ per qytetin….turp e faqe zez

    1. olsi says:

      ca bashkie flet o erjon? bashkia ka vdek qe para 4 vjetesh kur u grabit sade nga ristani dhe gjykata saliut. bashki me florencin vetem nje budalla mund ta besonte

    2. Salistan says:

      pun dhe ide konkrete nga ana juaj. nuk ka sesi qytetaret mos t ju votojn. jeni nje djal i guximshem dhe puntor. halimi nga ana tjeter eshte me klinik private me leket e mikut te zvicres dhe te ndertuar pa leje

    3. vini says:

      para pak ditesh i dhate legalizimin atij koshiut te lulit, tani halimit. e kuptoni o qytetar qe pd ka mas menje vec me vjedh kupola dhe te gjithe te tjeret rrinin kot dhe sfitonin asgje

  3. beratsi says:

    bravo erjon, bashkia ka nevoje per nje njeri si ty, ti nje nje njeri puntor, i ndergjegjshem, punon ne grup. ke nje program te detajuar per tiranen dhe do i japesh frymarrje zones se liqenit duke mos lejuar me ndertime te behen

  4. Elmazi says:

    Perpara fillimit te fushates z. Veliaj deklaroi se nuk do te merrej me kandidatin kundershtar, por vetem me vizionin e tij per menaxhimin e qytetit. Me vjen keq qe ndryshoi mendje kaq shpejt. Sa per legalizime luksoze Veliaj ben mire te mos flase sepse ka shume vila dhe dasma te paguara sipas tij me pensionin e se emes.

  5. eriona says:

    Ky zoti Veliaj sikur deklaroi se nuk do na merrej personalisht me zotin Kosova por thjesht me punen e tij. Mesa duket si cdo gje tjeter ky po shkel dhe fjalen e “dhene”. Qente le te lehin zoti Kosova karvani ecen perpara. Fitore me ju perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje