Vasili: Prioritet shërbimet dhe punësimi

29 Maj 2015, 16:45Politika TEMA

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të Njësisë nr. 5 në kryeqytet.

Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaroi se prioriteti i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por edhe në të gjitha këshillat bashkiakë në vend, do të jetë krijimi i lehtësirave për biznesin për të krijuar mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët.

“Anëtarët e LSI-së në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës do të kenë prioritet shërbimet dhe punësimin. Në këtë drejtim elementi thelbësor do të jetë përkrahja e biznesit të vogël.

Ne do ta transformojmë pushtetin ri vendor nga një pushtet të palëvizshëm, në një pushtet që gjeneron mundësi të reja dhe që u qëndron afër qytetarëve që do ta zgjedhin”, u shpreh Vasili.

Ai tha se mbështetja që LSI u ka dhënë të rinjve dhe grave e vajzave është një tregues i qartë i besimit që ka fituar kjo forcë politike.

Ndërkohë, nga ana e saj, zv/ministrja e Integrimit, njëherazi kandidate për anëtare të këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho, iu premtoi banorëve, se pas zgjedhjeve të 21 qershorit, do të ngrinte në Këshill të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët e kësaj Njësie.

“Ne do të punojmë për më shumë mbështetje ndaj të rinjve, ndaj grave e vajzave, për më shumë vende pune dhe më shumë zhvillim. Vizioni ynë është që këtë parlament të kryeqytetit ta kthejmë në një parlament të komunitetit”, tha Xhixho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje