Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Vlora nuk mund të jetë çiflig i Koço Kokëdhimës dhe Edi Ramës.
Gjatë takimit të zhvilluar në Vlorë ku për Partinë Demokratike kandidon Genc Deromemaj, Basha theksoi se Rama e Kokëdhima e shohin Vlorën vetëm për përfitim personal, ndërsa qytetarët e Vlorës i kanë zhytur në varfëri dhe mjerim.
Basha u ndal dhe tek shëndetësia e cila është në ditën e saj më të zezë.
“Nuk kanë se çfarë bilanci të prezantojnë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima edhe kur guxojnë siç guxuan sot të vijnë e të flasin për spitalin psikiatrik, të gjithë e dimë, filloi të ndërtohej në kohën kur ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, dr. Halim Kosova, harron të thotë kryesoren. Programet investigative me kamera të fshehta treguan se si merrej 500 mijë lekë rryshfet për një KEMP“, tha Basha.
Sipas tij, realiteti është ky por nga ana tjetër 5 milionë dollarë i kanë vjedhur nga fondi i kompensimit për insulinën dhe për sëmundjet e rënda. Lekët e të sëmurëve i kanë vjedhur.
Basha ka ftuar qytetarët e Vlorës të votojnë për Genc Deromemajn dhe për Partinë Demokratike, të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen dhe t’i hapin rrugën ofertës së re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Vlorë dhe Shqipëri.
“Zgjidhja dhe zgjedhja është shumë e thjeshtë. Koço, fraksion një, apo një vlonjat për Vlorën. Vota për Genc Deromemaj është vota për të ndalur të keqen që po përparon çdo ditë në familjet tuaja por është po kështu vota për zbatimin e platformës sonë për uljen me 25% të çmimit të energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave, uljes së çmimit të naftës, rritjes së konsumit përmes rritjes së fuqisë blerëse, heqjes së TVSH për mallrat e shportës, rritjes së rrogave e pensioneve. Këto janë propozimet tona, kjo është platforma jonë, kjo është oferta jonë”, theksoi Basha.
Kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës Genc Deromemaj, prezantoi platformën e tij për zhvillimin e Vlorës.
Ulje taksash dhe tarifash në minimumin e mundshëm ligjor, mbështetje për bizneset që hapen dhe punësojnë të rinj, hartimin e planit të përgjithshëm rregullues, zhvillimin e infrastrukturës dhe investimeve në funksion të turizmit ishin disa nga pikat e platformës së Deromemaj.
Pas takimeve në zona të ndryshme Deromemaj tha se varfëria ka arritur kulmin dhe për këtë një vëmendje të veçantë u ka kushtuar shtresave në nevojë, duke nisur me një fond për kompensimin e energjisë elektrike.
“Para ca ditësh takova një grua e cila kishte shitur gjysmë litri gjak dhe këto lekë i kishte marrë e i kishte çuar për të paguar energjinë elektrike sepse kishte frikë të shkonte në burg. Ne do të bëjmë të mundur një fond rimbursimi për energjinë elektrike me vlerë 3500 lekë për familje. Janë 6000 familje që do i kushtojnë buxhetit të administratës së bashkisë nesër jo më shumë nga 21-22 milionë lekë të reja” , theksoi Deromemaj.
Me nje fjale Ti po kerkon pjesen tende!
Jo mor jo, Vlora s’mund te jete ciflig i joti dhe i inxhinierit tend qe ke vene kandidat ne Bashki, ne e dime cfare vizioni ke ti per Vloren, te ndertosh pallate mu ne det e tani inxhinierin qe projektoi pallatin tend e kandidon per kryetar bashkie, per te projektuar te tjera pallate ne bregdet.
Ti ben si njeri i devotshem lart e poshte neper Shqiperi, dhe nuk ta mban te perballesh me qytetaret e Tiranes. Po e dine gjithe shqiptaret sa inekzistent ke qene ti per 4 vjet ne Tirane, i ka rene te pakten njehere rruga cdo shqiptari ne keto 4 vjet ne Tirane dhe jane perballur me zhulin e trafikun e Tiranes, pasoje e dembelezmit dhe parazitizmit tend ne krye te bashkise dhe cfare shembulli apo modeli mund te jesh ti per kryetare e tjere.
sa te lodhur jane kta te PD si parti,duke filluar qe me kte qe kane per kryetar..
po ty te ngeli te flasesh per vloren m ?!
hajde shif nje here tiranen tende hajde se ishe 4 vite ne krye te saj dhe nuk te ra nje here mendja te besh nje investim sado te vogel!!
shkon dhe ke ftyre e flet pikerisht ti,njeriu m i paafte dhe dembel
vlora nuk eshte cifligu i askujt eshte i gjithe vlonjateve kjo retorike e kryetarit basha eshte shume e pavend e perdorur perj tij si nje menyre per te percare opinionin publik
po mire bejne qe kane te preferuar dy figurat ne fjale sa kishit qeverine nuk bete asgje per qytetin e vlores, ndersa tani eshte e pamohueshme qe per punen shume te mire qe po behet per qytetin bregdetar duke e kthyer ne nje destinacion atraktiv per shume vendas dhe turiste
vetem per te percare njerzit eshte e djathta retorike qe nuk sjellin gje tjter vetem percarje dhe ndarje te qytetareve vetem fryme negative jeni ne gjendje te perhapni
se mos bete ndonje gje per vloren qe te gezoni respektin dhe gezimin e qytetareve atje do na beje nder mos merrje dhe si shume kompetenca e zotime se nuk eshte ne doren tuaj keto premtimet fallco qe beni ulja e cmimit te energjise, taksave jane te gjitha imagjinare, ne lidhje me me vloren ndryshimet konkrete dhe te mireqena qytetaret atje po i shohin me qeverine e rames
ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti qe vlores nuk po i mungojne investimet dhe projektet per ta shendrruar ate ne perlen e jugut dhe kjo po behet e munduar fale vullnetit dhe angazhimit serioz te qeverise
ooo kryetar hajde nje here dhe ne qytetin tend me !
te pakten hajde kerko falje per te gjitha gjerat qe premtove dhe nuk i bere,se ndoshta tregon qe mund te kesh nje fije dinjitet dhe ndoshta merr ndonje vote se kshu me budalliqet qe thoni nuk eshte se po mashtroni njeri
nuk eshte duke e besuar me njeri lulzimin. u dogjen njeher per 4vitet e bashkis se tiranes..
te votojme ALEANCEN POPULLORE se mjaft premtime boshe na kane thene keto partitete e medha
Ju te gjithe shani njeri tjetrin nen petkun e partive vetem per te gllaberuar copen me te madhe mbasi nuk mund te pranoni qe ate qe do vjedhin ata te ps mos ta vidhni e pervehtesoni ju.Ju te gjithe futeni ne politike eskluzivisht per te bere interesat tuaja te qelbura nebkuriz te popullit dele.
Bravo per rolin e opozitarizmit se keto skane ndermend te mbrojne interesat e popullit, nese nuk bashkpunojn pas zgjdhjeve na pri drejt protestave paqesore per te rezuar ket qeveri te shumtuar.
Bravo Basha, per pune dhe dinjitet Shqiperia ne Bashkite e medha te vendit per ti hapur rruge qeverisjes se re europiane me ne Krye ty, e cila sdo vonoje.
Ky vend ka nevoje per nje Kryeminister si ty, i uroj fitore kanditateve te zgjedhur neper Bashki per ti hapur rrugen qeverisjes se re.
Popull ju bej thirje te votoni kandidaten e djathte neper bashki per asnje arsye tjeter por vetem per balancim pushtetesh. Ne rast se dyshja Rama-Meta edhe me pas nuk ndryshon politike ti cojme edhe ata ne shtepi ne zgjedhjet e ardhshme.