Veliaj i dorëzon "çelësat" Klosit: Transparencë për dosjet

1 Qershor 2015, 11:28Politika TEMA

Blendi Klosi ka nisur zyrtarisht detyrën e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ndërsa është prezantuar me stafin e institucionit në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe ish-ministri Erjon Veliaj, sot kandidat i ASHE për Bashkinë e Tiranës.

Veliaji ka uruar Klosit suksese në rrugën e mëtejshme të reformave të nisura, ndërsa ka paraqitur arritjet e punës së tij në këtë ministri, duke shtruar përpara Klosit se çfarë duhet të bëjë më shumë kryesisht tek shpërndarja e ndihmës sociale, arsimi profesional si dhe transparenca e dosjeve.

“Ministria është në një gjëndje më të mirë se 24 vitet e fundit.Shumë prej institucioneve tona të kujdesit social sot kanë një standart më të lartë.

 Reforma e pensioneve ka marrë për mirë. Njerëzit marrin pensione më të larta dhe duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim. 

Transparenca e dosjeve është nevoja për një shoqëri me të mire”, u shpreh Veliaj.

Ministri Klosi tha se në fokusin e punës së tij do të jetë puna dhe punësimi i njerëzve pasi kjo është problematika kryesore e momentit.

Ai gjithashtu shtoi se përsa i përket arsimit profesional problem mbetet cilësia, pjesë kjo e cila vlen të rishikohet.

“Kjo ministri do të vazhdojë të ketë fokusin tek puna, jemi në një situatë emergjente për sa i përket nevojës për punë.

Kjo ministri do vazhdojë të jetë në lidership për hapjen e vendeve të reja të punës. Do vazhdojë dhënia  e ndihmës për familjet në nevojë Për arsimin professional problematikë mbetet cilësia. Duhet të rritet cilësia dhe efektiviteti i të shkolluarëve”,  tha ministri Klosi.

7 komente në “Veliaj i dorëzon “çelësat” Klosit: Transparencë për dosjet”

  1. Janaqi says:

    Shpresojme qe te vazhdoje aty ku e la ish-ministri Veliaj. Ka aftesite e duhura per te drejtuar ne te njejten menyre me te njejtin perkushtim si Erioni, mjafton te kete zell.

    1. krios says:

      Jemi mesuar qe sa here nderroheshin ministrat, kur vinte i radhes, hidhte poshte punen e bere nga i meparshmi, nderkohe sot shohim nje vijimesi dhe mbeshtetje per te fuqizuar me tej institucionin, kjo do te thote qe politikat kane qene gjitheperfshirese, te miremenduara, vizionare dhe duke synuar impakt afatgjate.

      1. velina says:

        Hapja e dosjeve eshte nje detyrim per te gjithe shqiptaret, per tu ndare njehere e mire nga e shkuara e erret qe rrenoi te ardhmen e gjithe shqiptareve. Eshte per tu pergezuar vendosmeria e qeverise, pavaresisht nderrimit te ministrave, per te bere transparence njehere e mire per kete plage te shqiptareve.

  2. olta says:

    Klosi do te vijoje punet e nisura nga Veliaj, sidomos per ligjin e dosjeve, qe te dine shqiptaret njehere e mire kush i ka mbajtur peng historine.

    1. marin says:

      Suksesi i kesaj qeverie eshte bashkepunimi shume i mire mes gjithe anetareve, vetem keshtu duke bashkerenduar punen ndersektoriale, duke vijuar reformat do te arrijme te krijojme standarte ne qeveri dhe te kete vijimesi ne reforma per nje te ardhme me te mire per vendin.

  3. Qytetar says:

    UROJ QE ERIONKA MBAS DOREZIMIT TE CELSAVE, MOS TE KAPI ME CELSA ME DORE , ASNJE PUNE KONKRETE NUK KA BERE .VETEM LETRA BOSHE DHE MADHTRIME TE PAKUFIJSHME .

  4. ester says:

    Nje pune e nisur ne menyre te shkelqyer i’u besua personit te duhur. Suksese !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje