Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit tre degët e qarkut të Shkodrës kanë ndërprerë marrëdhëniet me degën qendrore të qytetit verior, pasi sipas tyre, drejtuesit e Partisë Demokratike po i shërbejnë klanore mafioze.
Një grup themeluesish e drejtuesish të degës së Vaut të Dejës, Hajmelit, Vig Mnelës e Temalit, kanë deklaruar se kryetari i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj dhe Gjokë Uldedaj kanë zgjedhur në mënyrë jo transparente drejtuesit e grupeve, e nëngrupeve të punës për propozimet e kandidatëve për bashkinë e re dhe për anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët, sipas tyre, kanë qenë të paracaktuar para se të fillonte procesi.
Në deklaratën e përgatitur nga tre degët thuhet se kulmi i veprimeve antidemokratike është bërë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas tyre, ndryshoi kandidatin e Vaut të Dejës, raporton Shekulli.
“Kryetari Lulzim Basha ka bërë një veprim antidemokratik.
Në fillim zgjodhi Pjetër Lleshin si kandidat të PD-së për bashkinë e Vaut të Dejës dhe pas tre ditësh, me ndërhyrjet mafioze e të paskrupullt të Gjokë Uldedajt, e zëvendësoi me Zef Hilën”, – thuhet në deklaratë.
Përmes një deklarate për shtyp, Gjon Babani, nismëtar e drejtues i PD-së në Vaun e Dejës, i shoqëruar nga kryetarët aktualë të komunave Vig-Mnelë e Hajmel, Pjetër Lleshi e Lekë Bibaj, kanë deklaruar se do të ngrijnë marrëdhëniet me PD-në e Shkodrës për shkak të padrejtësive që i janë bërë nga dega e PD-së së Shkodrës.
Kësaj deklarate i janë bashkuar dhe kryetarë e sekretarë të këshillave bashkiakë të bashkisë aktuale Vau Dejës, komunave Hajmel,Vig-Mnelë dhe Temal.
Në deklaratë thuhet se personat që kanë marrë pozita të lartë në këto degë, i kanë shkaktuar PD-së humbje të njëpasnjëshme, që kulmuan më 23 qershor 2013. Sipas tyre PD-ja humbi thellë në këto zona, që dikur ishin bastione të saj, dhe fajin e ka trinomi Gjokë Uldedaj – Gjon Marku – Zef Hila.
“Nën ndikimin e këtyre personave që shkatërruan humbjen, në PD janë zgjedhur drejtuesit që u shërbejnë interesave të bizneseve të tyre.
Veprimet e njëanshme nga kryesia e vogël e PD-së në Shkodër, në emërimet e departamenteve, drejtuesve dhe sekretarëve të grupseksioneve të PD-së, pa marrë miratimin e bazës dhe pa u votuar në kryesinë e PD-së në Shkodër me kandidatura alternative, është e patolerueshme”, thuhet në deklaratën që kanë lëshuar tre degët e PD-së të qarkut të Shkodrës.
Hhahhaha, filloi pune Tom Doshi….
me thoni nje qe nuk eshte i inkriminuar ne pd?
Perpiqu vete te gjesh ndonje,se une kam me vite qe kerkoj ndonje te pa inkriminuar ne PD,dhe nuk gjej dot.
vet shqupi eshte nje klan mafioz i gjithaneshem duke e n isur nga ai serbi qe kishit kryetar spiritualist demokrat,duke vahzduar me djalin e tij dhe madje duke bere dhe eleminime brenda grupit.
pra pd dhe krimi gjithmone kane qene ne sintonim te plote me nj-tj.por pd gjithmone eshte krijuar nga krimi.
deputet kriminele te pd jane te degjeneruar dhe te krimit.ata dhe krimi jane njesh me nj-tj.
shqupi ne cdo kohe ka qene cerdhja e madhe e krimit shqiptar.pra eshte e vertet qe pd eshte nje familje e madhe kriminale mos harrojme dhe eleminimet brenda grupit.
kjo pune u be si be te pakten mos merrni ne qafe shqiptaret e shkrete qe ju besojne.plehra se faji juaj i pd eshte qe arrite shteti ne kete gjendje.
PD ne Shkoder ka kene e bashkueme vetem ne saje te punes edhe inteligjences se znj.Topalli. Mbasi haxhi Sala e menjanoi ate para zgjedhjeve te qershorit 2013, PD ne Shkoder asht kthye ne sherbetore te fiksimeve te Lul Zgerdhîqit.
Shkurt, si ne 1997,ashtu edhe sot ne 2015, pa Jozefina Topalli nuk ka PD ne Shkoder.
a topall,……o topall ,c’fare je duke shkruar.
nga nje ane ke te drejte,topalli eshte shume e zgjuar.por jo per pune .Ajo eshte zgjuar per te vjedhur ty dhe mua.
Ca te paska vjedhe ty, ledjon? Mua nuk me ka vjedhe gjâ.
E ça ishte ajo fjalia e pare, ndoj perpjekje me u talle me mua? Hahahahah, gjytrym metropoli!
EDHE UNE KESHTU MENDOJ : JOZEFINA = KRIM + INJORANCE .
Kujt I plasi se po percahet banda e cakejve,qe I shqyen edhe kocken Shqiperise per 23 vjet.Ata e kane hak ngordhjen,nje ore e me pare.
Bravisimo!!!Partia Demokratike Antidemokrtatike Shqiptare(PDAS).
Normale me lulin ne krye dhe pa Jozefina Topallin nuk Ka pd ne shkoder sado qe te mundohen tè largojne Topallin nga pd eshte ne dem te pd sepse Jozefina ka popullin me vete
Keta te pd vetem saliu i vinte ne radh, saliu i njihte mir qe i kishte cakenj dhe sillej si ujk. Basha mos humb koh kot me keta nuk i komandon dot ik ne hollanf e shijo ato miljonat qe vodhe. Se pd ne cdo zon te shqipris keto 23 nvjet ka mbledhur rreth vetes llumin e shoqeris dhe nuk eshte e leht qe ti largosh
Shqupi eshte i destinuar te zhduket ,shenjat kane filluar qe me humbjen e pushtetit dhe vazhdon me percarje te brendeshme ,humbje elektorati,humbje te ardhurash qe vinin nga istutuzionet shteterore per te mbajtur klanet kriminale ,,,,, kete rradhe populli duhet ti japi goditjen e fundit kafshes kriminale qe eshte ne agoni ,E djathta shqiptare duhet te rinovohet me demokrate te vertete me te rinje ,me ide evropiane per te ardhmen e femijeve te tyre per nje jete me te mire ,,,,,!kete e kane kuptuar dhe shkodranet qe nuk duhet te jene peng i shqupit dhe i jozefines ,,,,!
Un jam nje banor i zones se vau dejsit dhe familja demokrate,pasi baba dhe axha im jan nder themeluesit e PD-ne Vaun e Dejes. Dhe dua te ju them se ky artikull asht real. Biles gjendja e PD-se ne zonen tone asht me keq se sa e pershkryhet ne ket artikull. Sot PD-ne ne zonen tone e drejtojn njerz qe deri para viteve 90-te kan qen antar te PPSH-se. Pervec kesaj jan njerz te rendomt qe po ngren pasuri ne kurriz te popullit dhe te PD-se. Nese Lulushi se ka mesuar akoma ta marre vesht sot,se ne Vau Dejes ska PD.
ik mor rrenacak, ti me gjithe keto zagaret ktu
Z Topalli pavarsisht gabimeve te vogla ne krye te qarkut te shkodres, ngelet e pa zevendesushme per zonen e veriut. ne kohen e jozit ndiheshin me me autoritet dhe personalitet, duhen dekada qe te dali nje tjeter si ajo,ne drejtimin e saje shkodra ashte ba qyteti me i bukur ne ket vend, pasi ajo mori fondet me te mdhaja ne kete qytet. z Berisha dhe obori rreth tije nga viti ne vit e menjanuan me shum kujdes z jozi nga PD-ja, per t”i hapur rruge lulit.mendoje qe ky qytet duhet te ndgihet fort per t’a pase z topalli ne krye te ketij qarku, kryetari aktual i PD-se ramiz çobaj ka qenq pjese e ministrise se breneshme ne 1989 ne kufi ku eshte vrare dhe nje djale i ri.
bo bo ca tersi…PD-ja ka nevoje te “kendohet” ose te nderroje seli ose kryetar…ose ti kerkoje hallallin ndonjerit qe i ka hyre shume ne gjynah…
SHyqyr qe e moret vesh,me mire vone se kurre,,tani te njejten deklarate presim nga ana e PS..
Hengshin njeri tjetrin se e paten mendjen veç me vjedh per vedi , na turperuan ne dhe vehten .
Ai stan ate bulmet ka, parti e perdalme P D