Policia e Roterdamit ka rindërtuar skemën e vrasjes së Ilirjan Sulkut, vëllait të Besnik Suklut që mbeti i vrarë të mërkurën në Tiranë, në atentatin që ai organizoi ndaj Mentor Lufit (video më poshtë).
Sipas autoriteteve holandeze vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe e studiuar në detaje. Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Sulkun derisa mbrëmjen e 6 prillit, në orën 23.40 e vranë përpara shtëpisë së tij, ku e priste mikja me të cilën bashkëjetonte prej disa muajsh.
Një person del nga një makinë BMW dhe e qëllon 4 herë pas koke kur 33 –vjecari Sulku po zbriste.
10 minuta më parë ai e kishte njoftuar shoqen e tij se po vinte, me anë të një mesazhi në Wattsapp.
Pas ekzekutimit, personi që e qëllon dhe shoferi që e shoqëronte largohen me shpejtësi.
Ata tentojnë ta mbysin makinën në det, por dështojnë.
Një dëshmitare i thotë policisë se makinën që përdorën vrasësit e kishte parë edhe më parë në parkingun përpara shtëpisë së Sulkut.
Makina ishte vjedhur 2 muaj para vrasjes në Amsterdam.
Në parkim, ngjitur me Smart –in ku u vra Sulku, policia gjeti edhe një furgon.
Edhe ai ishte vjedhur në Amsterdam.
Policia tashmë i ka të gjitha detajet e ekzekutimit, por nuk ka mundur të zbardhë motivin dhe autorët.
Shihni videon e mëposhtme, të titruar në shqip, që tregon në mënyrë të detajuar si u vra Sulku.
Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me atentatin e 27 majit në Tiranë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Besnik Sulku.
Ai dyshohet se e qëlloi Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn për të marrë hak.
Prokuroria shqiptare i ka kërkuar zyrtarisht informacion prokurorisë së Roterdamit mbi këtë vrasje, raporton TV Klan.
Ndërkohë që roli i italianit Salvatore Lettizia mbetet i paqartë. Ai konsiderohet vrasës me pagesë i një grupi të Camorra –s dhe ishte i njohur i Besnik Sulkut.
Pu pu pu tipik vrasje mafioze…
Beni diferencen ndermjet policise hollandeze dhe Policise se gjoja shtetit shqiptar, sa prapa jemi perballe perkushtimit dhe profesionalizmit te hollandezeve. Ketu per krimet flasin ca analiste palaco qe diskutojne per cdo gje qe del mbi kete toke?!
Ky eshte fundi per ‘Shqiptaret’..
Me disa perjashtime te rralla keta maloket pervec fallsifikimeve, vrasjeve dhe grabitjeve kane treguar me ngulm qe nuk vlejne per asgje tjeter!
Alma Mile,
jam shume dakord me ty, ne Albanistan policia, kriminalistika, mjeket ligjore, e gjithcka qe ka te beje me policine dhe hetimet, jane per te vene duart ne koke, njerez injorante, pa shkolle, pa eksperience, jemi me keq se vendet afrikane..!!
Pordhicine tone nuk e krahason dot me policine e vendit me te humbur ne bote, e jo me me ate te Hollandes..!!! Jemi mjerim i gjalle…!!