Edi Rama dhe rreziku i grave

31 Maj 2015, 14:21Politika TEMA

Nga Ilva Tare*

 

Edi Rama po bën një përpjekje serioze në këtë fushatë për të mbështetur gratë e kandiduara në 21 Qershor. Dhe ky është një lajm i mirë, sa për burrat aq dhe për gratë e këtij vendi. Problemi është se sa më seriozisht përpiqet Kryeministri aq më shumë rrezikon ta kthejë në qesharake fushatën pro kandidateve gra. Në ligjëratat publike me simpatizantët Rama I përmend gratë herë si gogol ndaj burrave të tyre, të cilët duhet të kenë frikë nga gratë në shtëpi dhe herë si të shumëpushtetshme aq sa për t’i marrë për dore burrat drejt kutisë së votimit ku duhet hedhur vota në “drejtimin e duhur” .

Në të dyja rastet gratë shihen si lidere apo vendimmarrëse në familjet e tyre, gjë që mund të jetë e vërtetë në disa raste dhe pavërtetë në të tjera. Ka shumë gra që nuk e kanë këtë autoritet dhe ndoshta as nuk kanë pse ta kenë. Imponimi është pjesë e karakterit individual dhe jo gjithmonë përdoret për qëllime të mira nga të dyja gjinitë. Gratë nuk janë të zonja vetëm sepse ua mbledhin burrave sic thotë Rama, por janë të zgjedhshme nëse kanë aftësi të menaxhojnë, organizojnë dhe drejtojnë me sukses ekipe që frymëzojnë dhe orientojnë mënyrën e punës drejt efektshmërisë dhe shërbimit më të mirë.

Gra kandidate për bashkitë që i kanë këto aftësi mund të ketë dhe kjo mbetet për tu parë sesi do t’i vlerësojnë zgjedhjësit në 21 Qershor. Porse batutat dhe thirrjet për të votuar pro grave vetëm pse I përkasin kësaj gjinie, apo sepse janë ‘të forta’ brenda kulmeve të tyre është e dëmshme dhe e panevojshme. Në këto dy dekada na kanë mjaftuar burrat e ‘fortë’ që janë votuar vetëm pse kanë qenë të tillë. Dhe prej muskujve të tyre kemi humbur shumë vite. Kemi humbur shpresën se qeverisja lokale apo ekzekutive bëhet me ashpërsinë e toneve, fallcitetin si mënyrë jetese dhe korruptimin deri në palcë edhe për shkak të të qenit të fortë dhe burra.

Unë jam përkrahëse e cdo gruaje që e kërkon votën sepse e sheh veten si menaxhere të mirë në shërbim të qytetarëve, të ndjeshme ndaj halleve të tyre dhe ekzekutive në vendimmarrje transparente dhe jo korruptive. Do të doja që edhe Kryeministri të bënte thirrje që të votoheshin gra dhe burra të tillë të cilitdo krah politik qofshin. Sikundër do të doja që nëse politikanët dhe qyetarët kanë dijeni për kandidatë burra dhe gra që nuk duhet të jenë as kandidatë e jo më kryebashkiakë të ardhshëm t’i ndëshkojë ata duke mos I votuar.

Disa kanë emra dhe mbiemra të ndryshuar apo jo, të tjerë janë qartazi të padenjë për të qenë administratorë të qyteteve, ndaj të dielën e 21 Qershorit vota popullore duhet të jetë refuzuese ndaj kandidatëve të tillë. Refuzues edhe ndaj liderëve që ua renditën emrat në listat e partive politike jo për meritë, por për pazare cantash me euro që kanë qarkulluar nëpër duart e zyrtarëve partiakë sic thuhet rëndom në tavolinat e mirëinformuara të Tiranës. Këta kandidatë nuk duhen votuar, qofshin edhe gra, madje edhe nga ato që kur i bien telefonit kanë efektin e sinjalit vibrues, i cili me c’thotw Kryeminsitri i tremb burrat.

*Javanews.al

36 komente në “Edi Rama dhe rreziku i grave”

  1. Qamil says:

    Rama po thyen tabut edhe per grate. Kuotat 50:50 qe si bberi kush tjeter me par. Grat fuqi e madhe

    1. Klarida says:

      Asnje me perpara se konceptonte gruan di te afte edhe ne politike, por kryeministri yne po na tregon te kunderten si vizionar qe eshte:)

      1. Pilo Lala says:

        Eshte e kuptueshme xhelozia e Tares, qe bashke me 2-3 gra te tjera e mbajne veten si gra “Speciale” ne Shqiperi.
        Kur te behen dhjetra drejtuese, Kryetare Bashkije, nuk do ja vari njeri Tares, ndaj eshte bere aq xheloze.

    2. Aleksander says:

      Ilva kij parasysh qe kryeministri po e ben fushaten edhe me humor. Ai desheron te thote qe gruaja eshte teper e rendesishme, sigurisht ne shume familje dhe atje ku ajo respektohet bga burrat. Keto gra qe jane te respektueshme ne familje mund te behen te respektueshme dhe menaxhere te mira edhe per qytetin apo shtetin. Keto gra te emancipuara mund te ndikojne per mire edhe ne votimet per qeverine lokale. Grate, sic e kemi pare edhe ne Shkoder po bejne nje fushate krejt paqesore dhe te ndryshme nga e burrave, qe jane me konfliktual dhe me agresive. Sipas asaj qe kuptoj une, nga fushata e Edi Rames, ai po u ben thirrje grave te votojne madje edhe kunder asaj qe besojne burrat e tyre, qe votojne kryesisht politikisht. Grate jane me pragmatiste. Politika nuk te jep buke. Grate votojne per qetesine ne qytet, per sundimin e ligjit ne qytet, per nje qytete me te bukur, per begati dhe per me shume te mira ne tavoline dhe shtepi. Ndersa burrat votojne per kryetarin e tyre, pavaresisht mungeses se cilesive te duhura. Nga ana tjeter ka edhe gra qe nuk pyeten apo respektohen ne familje, dhe kjo mund te jete e vertete ne ato zona ku kanuni ka sunduar dhe sundon familjen. Keto gra duhen cliruar nga sundimi i burrit, emancipuar, civilizuar dhe ndihmuar qe te shpetojne nga kjo zgjedhe e muskujve. Por kesaj i takon te behet nga nje shoqeri qe e civilizon si burrin edhe gruan. Pra varet se si e shikon mesazhin e kryeministrit.

      Berisha e shikon mesazhin e Rames per grate nga pikpamja seksuale, sikur kryeministri po zhvishet prape lakuriq dhe po kerkon seks me grate, hahhahah. Atij personi ja erreson syte kanuni qe ai eshte rritur ne Tropoje. Ben komente lakuriqesie, duke treguar prejardhjen e tij shpellake. Lakuriqesia nuk eshte gje e keqe. Te zhvishesh lakuriq ne publik kerkon guxim dhe mendim ndryshe. Krijuesi na ka bere lakuriq por ne kemi vendosur te mbulojme bukurine e trupit tone me rroba. Sot e kesaj dite ka jogi qe rrine dhe jetojne vetem lakuriq dhe zbathur, ashtu sic i ka krijuar Perendia dhe ushqehen vetem me lemoshen e njerzve. Pra komentet e Berishes qe Rama po zhvishet prape lakuriq nuk e demtojne Edi Ramen, sidomos tek rinia e vendit qe e shikon si dicka ‘cool’. Nderkohe Edi Rama vetem po perpiqet qe te binde grate te shkojne ne votim ndryshe, per te miren e familjeve te tyre, per te miren e qytetit te tyre, per te miren e vendit te tyre.

      1. Une says:

        Plotesisht pajtohem me mendimin tuaj Aleksander. E vertete ashtu eshte. Super analizat me “sikur” e “pse e tha’ jane te teperta ne kete rast. Eshte e thene troc, me humor dhe e kapshme per cdo shtrese shoqerie.

    3. Devolliu says:

      Kjo e shkreta është në hall; nuk e bind dot atë plakun e vet, gallofin e Saliut, që të votojë për ERJON VELINË.

  2. TR says:

    Kryeministri keshtu sic e ka nisur ne zgjedhjet e 2017 do te dhkoj per lesh kacurel.

  3. lavdosh says:

    Kjo Shqiperia ime ju jep mundesi edhe mediokreve si puna juaj
    Nuk mund te komentoj me shume, por ti je nje nga ato/ata gazetare qe ne perendim do perfundonit ne nje pune te rendomte
    Apo mos valle kete shkrim e ka shkruar ish lavazhisti?

  4. Kapterri says:

    sinjali vibrues qe tremb burrat mund te jete nje vibrator i vertete. Dhe kjo me te drejte mund t´i trembe ato qe e mbajne veten per burra. Problemi eshte se edhe grate-gjysma e popullsise, kane pjesen e tyre te mekatit- 50 % te te gjithe shkaterrimit te shoqerise shqiptare duke filluar nga ai material e deri tek ai moral. Me grate kam parasysh te gjitha duke filluar nga nenat te cilat nuk kane qene ne gjendje te edukojne burra dhe gra te ardhshme me ate moral te cilat kerkojne nga shoqeria e deri tek bashkshortet te cilat kane po aq faj ne shpartallimin edhe te asaj pak cipe qe kishte familja dhe shoqeria shqiptare. Sa here degjoj ankime nga femrat shqiptare per degjenerimin e meshkujve shqiptare me kujtohet kenga e kenduar nga Eric Clapton “before you accuse me, take a look at your self……

    1. bye bye says:

      Mos i zer ne goje nenat shqiptare You fucking asshole

  5. irida says:

    i vetmi kryeminister qe po u beson grave dhe qe se bashku me to po e con shqiperine ne drejtimin e duhur

  6. Kritizeri says:

    Pikës i ke rënë me këtë shkrim.Disa nga kandidaturat e përzgjedhura dhe legjendat metropolitane për marrdhëniet e z.Rama me ish gruan apo ish të dashurën e tij lenë pak hapësirë për entuziazëm dhe mbjellin dyshime për sinqeritetin e iniciativës.Vlerësohet vërtet pozitiviteti dhe ndjenja e punës e femrës apo shfrytëzohet kokëulja, kompleksi i inferioritetit dhe besnikëria ndaj Kryetarit?

  7. arjoni says:

    Nivel shume i ulet gazetarie ,artikuj te tille duhen botuar ne revista per femije . Shume siperfaqesore ,cdokush nga ne qe sjemi gazetare mund ta gatuante kete corbe pa asnje lloj shie . Labet kete e quajne as mish as peshk .

  8. bye bye says:

    Bla bla bla bla asgje sna the

  9. kaqi i zi antikomunist says:

    Oj silva ,kryeministri nuk flet per ju grate e bllokit,se ju e keni marre me kohe rrugen e ..emancipimit.Eshte nje nga perpjekjet e pakta serioze ne keto 25 vite shkerdhatokraci qe ,cdo femer sado e thjeshte te ndergjegjesohet per potencialin dhe vleren qe ka per shoqerine shqiptare.

    1. Arden says:

      Artikulli per mendimin tim eshet shume I mire. Nuk shohe asgje te keqe ne kete artikull. Pak a shume si Ilva edhe kryemenistri jane ne te njejten linje.Edhe ai merak qe ka Ilva per ate ketegori grash qe nuk duhet votuar me sa e kuptoj une e ka edhe kryemeinistri jone.Nuk ma merr mendja se kryeministri jone ku ben thirrje per grate ka parasysh ate kategori grash qe nuk I kane ato asete intelektuale per te drejtuar kahun e votes edhe tek burrat.Nuk I vjen gje e keqe shqiperise nga emancipimi I metejeshem I grave. Gjithe shoqeria perfiton.
      Shoqeria jone mendoj se duhet te bej dalje ate mentalitet asgjesues qe eshte bere per grate nga ato gra politakane qe jane sot ne poltike(forumi e kupton per ke behet fjale) qe me padinjitetin me te madhe e poshteruan dhe e demtuan imazhin e gruas ne shqiperi.Kjo kategori e grave patjeter duhet te hapin krahun atyre qe me te vertete kane nje rol per te luajtur.Kemi nevoje per shembuj positive si shoqeri edhe kur fjala vjen per gruan.Shembulli pozitiv gjithmone edukon.Aty duhet te kembngulim.

  10. kaurri realist says:

    Bukur,bukur zonja Tare! Mos ja ven veshin ktyne pionerve te Rames ketu siper, se e kane prej kohes se Enverit: Cado qi thote komandanti, ishte dogme e padiskutueshme per ithtaret e vet ne baze.

    He me te lumte, shoku Edvin, “gruaja force e madhe” ne ndertimin e Shqiperise socialiste e punetore!
    Rrofte shoku Edvin! Rrofte Partia Socialiste! Urrrrrraaaaaaa urrrrrrrraaa

  11. Anim says:

    Ky shkrim I Tares duket me se I kotë. Një lider vleresohet me ato që bën dhe nxitja e kandidateve gra ne këto shifra eshte diçka e admirueshme. Fjalori I perdorur në tubimet popullore eshte diçka subjektive dhe ka të bëj me stilin jo-formal të Ramës që mund ose jo ti pëlqejë gjithkujt. Poe mesazhi I tij eshte pa ekuivok emanncipues e pro-feminist. Nuk kuptohet ketu nese Tare eshte vertet per rritjen e numrit të të zgjedhurve ne rangun lokal e me pas në atë kombëtar në shifrat normale të perfaqesimit ligjor, apo ajo mendon se Rama vertet po I bën dëm kauzës se femrave në politike e vendimmarje. Deri më sot femrat nuk kanë pasur mundesine që të jene në numra perfaqesuese si kandidate pasi burrat me mustaqe të mëdha nuk ju linin rrallë. Kur të mesohet populli me kete element bazë të demokracise atehere do ta kenë më të lehte edhe per të perzgjedhur mes kandidateve bazuar tek aftesite profesionale e njerezore e jo në saj të gjinisë.

  12. Spiro says:

    C” pate moj Inva qe je pikelluar nga perkrahja qe u jep Edi grave ? Ai edhe per ty flet se edhe ti , besoj , je grua . Vetem ne se ndjen veten te tille , eshte puna jote . Per cdo gje mund ta kritikosh Ramen,por pse flet mire per grate , kjo s’t shkon fare . E qepur me penj te bardhe…!? Sic duket,ose ndonje ” usta “te ka mesuar keq ose nga urrejtja , shpirti yt ka shume vrer .Keqardhje , ne se je vertet grua…!

  13. Majmuni says:

    Tani kete te shkrete shoqeri shqipetare s’mund ta emancipojme brenda vitit. Rama e ka filluar me kembe te mbare perfshirjen e grave ne zgjedhjet lokale. Per zgjedhjet politike ky peoces do shtyhet dhe me tej. Mbas 10 vjetesh do i jemi mirenjohes Rames per kete.
    A ka vend per te ironizuar apo kritikuar kete proces?? Ka plot, sa te duash..! Ky proces eshte ne fillim te tij dhe nuk ka si te jete perfekt. Por e rendesishme eshte qe vihet guri i pare drejt nje shoqerie me te emancipuar. Te tjerat “si e tha e qysh e tek” do te perfeksionohen vete pergjate rruges.
    Un propozoj qe te falemi nje here ne dite per shendetin e qeverise Rama dhe ti leme pordhet por ta mbeshtesim duke bere pjesen tone ne kete proces. Filloni nga grate ne familjen tuaj.. Duajini, konsiderojini dhe respektojini sepse kane ngelur shume mbrapa per fajin e anadollekut tone dhe kane vuajtur pertej se imagjinueshmes.
    Kismet kur te kemi bere kete, hajde tem blidhemi e te flasim se ku e si, Rama apo Eamat qe do vijne, mund te bejne me shume e me mire!!

  14. bobi says:

    Shum mir ben kryeministri pak rendesi ka se ca esht burr apo grua, vetem te behet kujdes dhe te shikohet se sa te zonjat jan keto gra ca aftesie kan per te drejtuar. Nuk dua te ofendojn asnje femer po me ca kam njohur dhe ca shikojn femrat vetem ne nje pun kan me shum aftesi se burrat.

  15. Boll says:

    Nje shkrim shume I dobet per nje gazetare
    as nje student nuk duhet te beje nje analize te tille .

  16. ana says:

    Bravo Ilva, shkrim realist dhe aspak lepires. Kush ka veshe le te degjoje.

  17. Vlashi says:

    Mendova se do te ishte nje shkrim me nivel, por s’me rezultoi i tille. Ilva para se te martohej ishte e pa anshme. Dhe kuptohet se kur je e paanshme je me e vertete ne shkrimet qe ben, por lidhja me ” gjumashin e parlamentit” solli nje ndryshim ne emisonin e Ildes. Po i sherben burrit me devocioni >

  18. alisenjefi says:

    Z Tare.jo te gjita grate jane imteligjente dhe kurajoze si puna jote. Ato nuk i kuptojne dot djallezite e rames me shoke. Shyqyr qe ekzistojne gra si puna jote qe i kuptojne dalaveret pa dale sheshit akoma qe ti hapen syte grave. Rrofsh e u befsh 100 vjec se pa ty grate kane marre fund ne ate vend.

  19. LORA says:

    Qeka tuj kerku gjilponen ne kashte kjo ilva trapja.
    Kendvehstrimi i saj ,ne kete vezhgimin me siper,mund t’i shkonte per shtat vetem maskilisteve cinike dhe koketrashe.

  20. Alex says:

    Nji artikull qe shpreh ne nji fare menyre antagonizmin mes autores dhe tekstit! Te qenit femer dhe te mos pajtohesh me emancipimin e femres eshte e pa konceptueshme nga nji gazetare e emancipuar!Z Tare , me ngjan sikut jemi ne nji kafene dhe une nga tavolina ime degjoj ligjeraten tende ne nji tavoline ngjitur qe po i ankohesh nji mashkulli! U ngrita dhe ika! Nuk te degjoja dot me!

  21. pa.m says:

    Fatkeqesi qe askush s’e ka kuptuar domethenien e shkrimit. Akoma dhe me shume fatkeqesi eshte qe populli yne “trim” eshte rritur e zhvilluar nen fuqine e muskujve e diktatures. I pa zoti per vendimmarrje dhe percaktues i deshtuar i prioriteve, ende e ngatrron fjalen “force” ne konteks. Me vjen vertet keq qe shkrimet dhe idete llogjike, hidhen poshte nga mendjet e “perdhunuara” fort ideologjikisht qe njofin vetem nje lloj qeverisjeje; ate te te fortit/fortes qe ua mbledh burrave, pavaresisht se si.
    Ilva je shume e sakte…

  22. timo says:

    Është mendjelehtësi ose keqdashje , në rastin e keq, të analizosh idetë e Ramës për emancipimin e gruas nga humoret( nga njëherë pa humor) që ai bën në grumbullimet popullore. Analizoni veprën e tij në drejtim të angazhimit femëror në jetën politike dhe mos u merni me batutat për çkontraktimin e gjindjes në grumbullim,Znj. Tare.

  23. lili says:

    Emancipimi i vertet eshte kur votohet per nje kandidat pa pasur nevoje as te diskutohet gjinia e kanditates| kandidatit.Jo Emancipimi shihet cdo dite ne shtypit shqiptar,sidomos e shtypit pro te mjates, me talljen qe u behet grave sepse nje fotograf pervers ka marr nje foto qe per ta e per gazetat shqiptare eshte’hot’ e ku ne fakt ka vetem sexism edhe perkufizim te grave si objekt sexual per epshet e burrave e asnje rol jeter!
    Gazetat pro te majtes Jane sot ato qe demtojne vete fjalet e kryeministrit per nje pjemarrje te grave ne politik,edhe kryeministri apo kandidatet e majte qe promovojne kishe grate ne politik nuk po degjohen te kundershtojne kete shemti sexiste qe permend vetem bythet,goxhin ,floket apo fustanin e kandidateve gra, e kur Jo propozimet e programin e tyre!ketu téma i ka kaluar cdo kufi te machismit…
    Pra kur kryeministri permend emancipimin pa kundershtuar shemtin e shtypit shqiptar edhe sexizmin e tyre,ai ne fakt nuk ka bâ asgje ,se ato nga nuk Kane pasur,nuk Kane e nuk do lene nevoje per kryeministrin per te vazhduar nje jete te emancipuar.Po ne si shoqeri po,do kemi nevoje per te sidomos per emancipimi i burrave ,e ky emancipim i burrave duhet te filloje,e te filloje duke ndryshuar mendimte e tyre per grate e duke kundershtuar e denuar perdorimin e argumenteve sexiste kunder grave gjate fushates .
    Ketu kryeministri na duhet’per me denuar kete shtyp qe zbret Kaq poshte per kishe me ndihmuar e ne fakt vetem e demton!

  24. Kris says:

    Ilva Tare eshte pasqyra e shtypit shqiptar! Ne konflikt te rende interesi,Ilva eshte nje nga skandalet e medias shqiptare! E pa arritur akoma, si majaja e prishur e bires ,kjo aguridhe mendon ti jape botes ,trute e rrjedhur te Saliut!

  25. Shume i bukur fundi i artikullit : “sic thuhet rendom ne tavolinat e mirinformuara te Tiranes”. Bravo, ja kejo eshte gazetari! Keshtu kane funksionuar dikur pazaret nen shtyllat e ndricuseve rrugore ne “lagjen e zjarreve” ne Rome.

  26. kaurri realist says:

    Ilva Taren e njof mire, se i kam pa shpinen 4 vjet ne shkolle te mesme(qi don me thane se jam ule nji banke mbas saj). Mâ e mprehta e ma inteligjentja nder vajzat e asaj klase ka kene. Nuk e ka shite vedin e as trupin per me i pelqye mesuesve edhe ka pa punen e vet.
    Ka pase brume e kjo shifet te artikujt qi shkruen. Gjithnji asht mundue me kene e pamvarun, per aq sa kjo mun te ishte e mundun per nji adoleshente ne vitet `90.

    Rrespekt,

    Gert Gjoni.

  27. sefer ziu says:

    Nje shkrim se koti. Ilva, po burri yt si e ndien veten para teje se ai e ka provuar dhe nje grua tjeter, bile ka lene dhe femijet jetime me baba te gjalle? E ke çvleresuar veten , te pakten nga une qe kur mora vesh se bashkjeton me Eduard Selamin. Po s’ishe ti per ate, ç’te lidhi aman, çfare interesi? Dhe ç’do analize qe te besh nuk ja vlen.

  28. psy says:

    Nuk kishe ndonje gje me te mençur o Ilva?

  29. V.1912 says:

    Shkrimi i znj. Tare eshte nje ze i vlefshem per publikun. Spekullimet e disa komentuesve militiante apo grafomane te shpallur në pozicionet e tyre “luftarake” me kujtojne nje keshille te nje plaku te mençur: “Politika nuk u shkon samarxhinjve. Ata duhet te bejne samare qe u mbron kurrize gomarit”.
    Kushdo qe e ka gramin e duhur lehtesisht e kupton qe gazetarja nuk eshte marre as me shijet personale dhe as me ato aplikative te kryeministrit “per Grate”, por me platformen e kryetarit te nje force politike per kandidatet femra në keto zgjedhje lokale. Me te drejte evidentohet se percaktimi gjinor i individit nuk eshte epersi, por jane vlerat qe ai posedon dhe mund te na paraqese, dhe kur eshte grua.
    Ky shkrim evidenton nje nga difektet e demokracise shqiptare: në kete rast Populizmi Spekulativ qe shitet si vendosje e rolit te gruas në shoqeri, në vendin e duhur!?
    Nga ana tjeter ngrihet nje shqetesim i drejte per te gjithe ne, publikun: grate në Shqiperi jane po aq te “kulluara” sa dhe burrat! Kjo do te thote qe ndaj korrupsionit, kriminalizimit, degradimit, keqperdorimit te votes, apo dhe vjedhjes se votes dhe per pasoje pervetesimi i pamerituar i pushtetit (në keto 25 vite ne shqiptaret kemi pare dhe dime shume), grate jane bashkefajtore dhe bashkepergjegjese me “burrat e politikes”.
    Në qe jemi votues le te selektojme me merite individet, pa u impresionuar as nga gjinia as nga “kartela” e personalizuar e liderit, i çfardo krahu apo ngjyre qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje