Basha: Vendi po shkon drejt greminës, votoni më 21 Qershor uljen e taksave

31 Maj 2015, 11:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë dhe banorë të Fierit dhe Roskovecit, ku u  njoh me shqetësimet që lidhen me pasigurinë për të ardhmen, abuzimet me çmimin e energjisë dhe rënien e fuqisë blerëse.

Qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për votën e dhënë për mazhorancën me 23 qershor, votë e cila u ka shkaktuar sot dhimbje të mëdha.

“Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë.

Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta.

Vota me 23 qershor u mor me premtimin se do të uleshin taksat, me premtimin se do të ulej çmimi i energjisë, me premtimin se do të ulej çmimi i naftës e do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune”, tha Basha.

Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të Roskovecit, Basha u ka kujtuar se kandidatja e mazhorancës dje deputete nuk kundërshtoi asnjëherë asnjë nga nismat e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë, naftës, rritje  taksash etj, madje ajo votoi dhe kundër propozimeve të opozitës për ulje çmimesh dhe taksash e  nxitje të hapjes së vendeve të reja të punës.

“Sot, Edi Rama me hipokrizi flet për dashuri ndaj grave, por respekti tregohet,  duke ua lehtësuar jetën dhe jo vështirësuar atë.

Të votojmë me 21 qershor platformën tonë të uljes së taksave, të uljes së çmimit të energjisë, të uljes së çmimit të naftës, të rritjes së rrogave dhe pensioneve si rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza”!, u shpreh Basha.

15 komente në “Basha: Vendi po shkon drejt greminës, votoni më 21 Qershor uljen e taksave”

  1. taku says:

    Shqiperia ne lote, shqiperia, ne mjerim te skajshem, shqiperia e papunesise, eksodeve, tritolit dhe gjithe katrahures ka nevoje per nje oferte dhe vizion shprese si ky i zotit basha ! Shqiperia e diteve tona eshte shqiperia e zise ! Nxjerja e shqiperise nga kriza eshte nxjerja me pune dhe dinjitet dhe jo shqiperia e premtimit dhe mashtrimit te dyshes RAma- Meta !

    1. Araniti says:

      Mer nje gur te rende dhe hidhu ne osum mer skorje berishiane!!

    2. Argita_B says:

      @Taku
      Flitet per zgjedhje lokale dhe jo qendrore. Basha po ben fushate sikur te ishin zgjedhjet qendrore dhe do ndryshonte Roskovecin nese merte ne dore bashkine!! Kritikoj Edi Ramen se eshte kryeminister e nuk ka pse te bredhe fshatrave per fushaten e zgjedhjeve lokale e te prezantoje kandidatet.
      Nese ne lista kane zgjedhur njerez te afte atehere keta njerez dine te prezantohen e te puojne vet. Lush eshte Rama apo Bash te prezantojne kandidatet!! Nuk i njeh Roskoveci me mire se sa i njeh Rama apo Basha!!! Ku e njeh Rama kandidatin e Roskovecit se si eshte, sa kopetent…
      Keta dine vetem te manipulojne dhe te hedhin hi syve, turp dhe Rama, dhe Basha, te dy njesoj jane.

  2. vini says:

    o lul keto jan zgjedhje per kryetar bashkie, jo per deputet. ca eshte gjith ky mashtrim qe i ben shqiptareve kot e me kot? apo se deshtove ne tiran dhe ske ca mbron, del me keto parrulla qe nuk kan lidhje me realitetin e ketyre zgjedhjeve

    1. Salistan says:

      ik o bashe me gjithe keto rrena. cmimin e nergjise e ul ERE, JO KRYEBASHKIAKU. taksat bashkiake mund te fillosh ti ulesh vet ne bashki se je akoma kryetar bashkie. cmimin e naftes e rregullon tregu dhe qeveria e ka ne dore uljen e takses per liter nafte.rritjen e pensioneve e beri kjo qeveri, nuk i ngrejti pensionet me nga 3 mij lek ne vit(qe ne fakt ishte thjesht indeksim i inflacionit). apo harrove qe sot marrin pension social te gjithe ata qe si kan vitet e punes? boll mashtrove! ik merr pafajsi ne gjyakte per cdo gje qe je akuzuar dhe pastaj dil fol se je me i pandershmi pas saliut

    2. geri says:

      del dhe flet ti more qe bere tramin e tiranes? mashtrues qe genjen gjithe diten je. thua te bllokoi rama dhe ja fut me pallate neper cepa kudo

    3. tani says:

      basha ska te ndalur ne budalliqet qe flet. deri dje ne fakt qe ishte saliu me kte ne pushtet vetem grope shkonte vendi. leket i merrnin xeni me shok. dhe saliu mbante prrallen e ekonomis se dyte pas gjermanise

  3. kashi says:

    vetem me keta dhe komunistet ka ulje taksash dhe dritash
    te keqen e mendjes

  4. tuç maku says:

    votoni per 21 janarin
    votoni per shitesin e detit
    votoni per hajdutin
    votoni per smerlapin edhe per te degjeneruarin lul berisha basha

  5. shvejk says:

    Luli nuk do vete ,se po te doje kthen 230 milion eurot e rruges se kombit dhe na shpeton nga gremina.

  6. RILINDJA e vdekur says:

    MEGJITHATE UNE DO E VOTJ RAMEN SEPSE 1/3 POPULLSIS JANE ARRATISUR DHE KERKOJNE AZIL EDHE KETO DY VITE RAMA DO MBIJETOJ 1/4 do LARGOHEN DHE NE SHQIPERI DO MBETEN VETEM ZOGJT E RAMES

    1. emigranti 1 says:

      Nuk bohen te gjitha per një dite,mbas shkatrrimit total që buoni shtetit frymzusi jot shoku sali.
      Po deshe rri, po deshe , rruga marë te qoftë. “Rrilindja e vdekur”
      Shteti i shtatërruar që dorzuat ti me bandën Vicidolase don para’ që ju i vollët , biznesin e falimentut .
      Nuk egziston ceku barche che mashtrime sic la vepru kjo organizzate kriminale me e rin PD.

  7. xxx says:

    O loqe taksat i ul qeveria, jo bashkia.

  8. beni says:

    Po na vjen oferta Basha me saze dhe lodra,si nuk i haroi keto mashtrime ky njeri dembel.Kudo qe ka qene vetem deme ka bere ky mashtrues,oferta me e mire e LULIT eshte vetem burgu aty ka nje oferte te mire per hajdutet mashtruesit dhe tradhetaret e vendit.

  9. Kris says:

    Basha do te lehe deri me 21 Qershor dhe pastaj do te largohet per ne Hollande “for good”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje