Zbardhet lista, 80 donatorët e fushatës së Bojaxhiut

31 Maj 2015, 09:49Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka publikuar dje emrat e 84 donatorëve të fushatës së tij që në total mësohet të kenë dhuruar 3.827.800 lekë.

Siç bëhet e ditur shuma më e vogël e dhuruar është 500 lekë, ndërsa ajo më e madhe 140 mijë lekë ndërkohë që vetë Bojaxhi ka shpenzuar deri më tani, siç bën me dije vetë, 1 milionë lekë.

Në portalin “netirana.al” sqarohet se numri i bizneseve që po kontribuojnë me fonde për mbulimin e shpenzimeve të fushatë së tij është zero.

Për të parë donatorët, klikoni këtu:

http://www.netirana.al/dhurime-financa/

14 komente në “Zbardhet lista, 80 donatorët e fushatës së Bojaxhiut”

  1. SADJA says:

    kush eshte demokrat i vertet votoni bojaxhiun

  2. Pufte Tirane says:

    Tani na e mbushe mendjen se gjithe paret i ke hallall dhe nga KESH dhe Policija ndertimore ske fitu asnje lek. Hallall Gjergjo per ata qe nuk te njofin

    1. LORA says:

      Kurse mua me mbushi mendjen se nuk bojaxhiu nuk kishte ku gjente rast me te arte per te pastru parate e tij te korrupsionit ,ne postet qe I dha PD-ja.Ja ketu eshte kyci I pavaresise se varur te bojaxhi-efendiut.

  3. Idriz Gjembi says:

    Para e hudhur

  4. Nardi says:

    Bravo. Do te doja te shikoja listen e Erionit dhe Halimit perpara se te na tregojne “drejtimin e e duhur” dhe te na ofrojne “pune dhe dinjitet” me leket dhe favoret qe duhet tu paguajme oligarkeve pas 21 Qershorit.

  5. reni says:

    Urime Gjergj je me i miri. Ke marr nje nisem shum te mire dhe shpresoj tju japesh nje leksion te mire ketyre partive te felliqura.

  6. Tom says:

    Ku eshte lista e zbardhur??

  7. deti says:

    Donatoret jane administrata e ardhshme e Bojaxhiut ne qoftese fiton Bashkine. Pra nje zero akoma pa filluar, i kapur qe ne lindje. E kote me e zgjate me shume.

  8. Flamuri says:

    djali i mire por edhe ai vete e di se nuk fiton. tek lista donatoreve ishte edhe bashkeshortja Erion Veliaj???

  9. kaqi i zi antikomunist says:

    O Gjergjo ,mos u merzit se me fitoren e erjon veliajt do te krijohet mundesia te rikthehesh ne garen per kreun e pedes.Atehere shfaqi aftesite e tua per zhdukjen e nones se korrupsionit dhe krimit per 25 vjet, pra pedes.Edhe ti prej qaty ke dal po nuk u bone shume pis ,sipas teje dhe keshilltareve neoliberalobythoiste te sals..Nejse suksese per kreun e pedes pas zgjedhjeve.Sumica e votuesve te majte te mbeshtet ty ne garen per kreun e pedes se perfaqeson krahun e olldashit ,qe i ndodhi “aksident”.Pedeja ka nevoje urgjente per ty.

  10. N says:

    C’me duhet mua lista e financimeve, kur Gjergj Bojaxhiu nuk di cfare do beje me Tiranen. Eshte shume e rendesishme qe kandidati te kete vizion per te ardhmen.

  11. Daku says:

    Hahahahahhahahahahahahah

  12. aida says:

    Bravo Gjergj! Ky eshte standardi qe na duhet. Sa mire do ishte sikur dhe subjektet e tjera zgjedhore te ishin te gatshme te benin transparente shpenzimet e tyre kolosale!

  13. elton says:

    Po keto te ecin qorrazi ne drejtimin e duhur e keta qe ofrojne pune e dinjitet a kane ndermend te na thone ku i gjejne milionat me te cilat bejne show e spektakel?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje