Cili është problemi i vërtetë i Halim Kosovës

31 Maj 2015, 01:01Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi*

Në këto orë ka një debat llogoresh elektorale, në lidhje me dokumentacionin që disponon klinika private e kandidatit demokrat Halim Kosova. Pala akuzuese, shtabi elektoral i Erion Veliajt, pretendon se ndërtimi ka qenë për shumë vite pa leje dhe se është paisur me një të tillë vetëm tani vonë. Pra, thënë ndryshe, Halim Kosova është pasuruar duke ushtruar profesionin në një godinë “pa letra” dhe se sot ai nuk duhet të ketë moralin që të kërkojë mandatin në Tiranë dhe të premtojë zbatim ligji për ndërtimet në kryeqytet.

Që të debatohet për bizneset private të kandidatëve në një garë elektorale, është mëse normale. Në Europë dhe SHBA rekordet financiare dhe pronat e kandidtëve janë gjahu më i zakonshem i shtypit dhe i kundërshtarëve politikë. Nëse Erion Veliaj ngacmohet gjithandej për shpenzimet e dasmës së tij, është e kuptueshme që edhe Halim Kosova do të ngacmohet për ligjshmërinë e biznesit të tij jo të vogël.

Por kur flitet për klinikën gjinekologjike të doktor Kosovës, problemi nuk është edhe aq tek “letrat” që ajo i ka ose jo konform ligjit, por tek një moment tjetër për të cilin nuk po diskutohet thuajse fare. Shqipëria është e mbytur me ndërtime jo konform ligjit. Problemi i vërtetë është diku tjetër. Halim Kosova ka qenë drejtor i maternitetit shtetëror për shumë kohë. Ai ka qenë gjithashtu, për pak muaj, edhe ministër i shëndetësisë në qeverinë e fundit Berisha. Në çdo cep të botës, ku respektohet minimalisht standarti demokratik dhe meritokracia, kjo rrethanë do të ishte thjesht asgjesuese për cilindo që do të pretendonte t’i kryente të dyja njëherësh: edhe biznesin privat, edhe funksionin zyrtar.

Halim Kosova ka pasur për shumë vite me rradhë, një konflikt interesi të madh sa klinika e tij pesëkatëshe, për të cilin askush nuk i ka kërkuar ndonjëherë llogari dhe për të cilin nuk k edhe sot një debat serioz në fushatë. Ai ka qenë dhe është një ndër mjekët më seriozë dhe të përkushtuar në zanatin e tij, por kurrsesi, edhe me të gjitha këto merita, nuk duhet të kishte marrë në dorë drejtimin e maternitetit ose ministrinë e shëndetësisë.

Nuk mund të kesh klinikë private gjinekologjike dhe të drejtosh njëherësh edhe institucionin kryesor të lindjeve në kryeqytet. Nuk mund të jesh zotërues i një biznesi milionësh në fushën e mjekësisë, e të jesh njëherësh edhe ministër shëndetësie. Pa bërë asnjë paralelizëm me zotin Kosova, në parim kjo do të thotë t’i varësh ujkut mëlçitë! Ky është problemi i klinikës së zotit Kosova, me atë që zoti Kosova ka qenë dhe është në jetën publike dhe në aktivitetin politik.

*Javanews.al

47 komente në “Cili është problemi i vërtetë i Halim Kosovës”

  1. lavdosh says:

    Kuptohet Berisha me Bashen duke kandiduar Halimin kane dashur te legalizojne kete lloj modeli ne Shqiperi. Bene te njejten gje me kandidimin e Bashes me 2011: nje njeri i akuzuar per vjadhje masive, tradheti kombetare, vrasje me paramendim te njerezeve te pafajshem kate drejte te kandidoje dhe drejtoje shtetin.
    Po te shikoni me kujdes Berisha eshte duke mbrojtur veten e tij me gjithe keto kandidatura

    1. Pilo Lala says:

      Keto gjera jane per Median,
      Populli do flasi ne 21 Qershor.
      E pate si fryhej Berisha deri para 23 Qershorit, pastaj u shfry menjehere kur mori gozhden nga populli.
      Populli e di mire kush do ta ndertoje Tiranen dhe gjithe Shqiperine.
      Populli eshte i gatshem ti hedhe mbas kraheve ato 25 vjet genjeshtrash, dhe te filloje te punoje.

    2. MEMALIAJ says:

      PO PSE NUK FLISNI PER KOCO GREKUN JU APO NUK KA GJE SE ESHTE MINORITAR I P.S GJERAT DUHEN THENE SIC JANE JO NGA ANA PARTIJAKE …KOSOVA DO FITOJE SE PERBALLE KA NJE GEJ

  2. Alban Dardani says:

    Sikur u tha qe klinika eshte ne emer te gruas si pronare dhe djali administrator. pra ligjerisht halimi nuk figuron pronar apo administrator i biznesit. pra i bie qe halimi punon si gjinekolog ne kete klinike dhe si drejtor ne maternitet. nqs ka ndonje ligj qe ndalon dypunesimin na thoni ta dime perndryshe halimi eshte ne rregull. ne amerike ka plot mjeke qe punojne edhe ne spitale edhe ne klinika private. por nqs ligji shqiptar e ndalon dhe hjalimi ka shkelur ligjin merreni plaseni brenda halimin dhe kedo qe e ka lejuar te abuzoje.

    1. Elona says:

      Ligji per konlfiktin e interesit ne fakt e ndalon dypunesimin per pune qe jane te njejta, te ngjashme apo kane pikprerje me njera-tjetren. Te thuash qe ne USA dikush qe punon ne spittal publik nga ora 8-17 paska kohe te shkoje te punoje edhe ne klinike private eshte e pavertete. Per me teper spitalet publike dhe private jane ne konkurrence dhe nje nga armet e konkurrences jane pikerisht emrat dhe pervojat e mjekeve qe punojne ne keto spitale.

    2. Niku says:

      Mos ja fut kot. Ku ka ne amerike qe edhe te mare rroge nga taksat e shtetit dhe te ushtroje profesionin si privat. Ky eshte vertet asgjesues per kandidatin e PD. Shikojeni demokracine ashtu si duhet te jete dhe jo ashtu si ju pelqen. Arsyeja qe Berisha bije dakort me kandidatet e tij eshte qe ata te kene bere shkelje dhe pastaj ti terheqe per kapistre si i do qejfi atij.

    3. Ada says:

      Po gruaja pronare eshte nga 2010. Para kesaj periudhe me skandal akoma, ka punuar pa license dhe tatime. Ai eshte per burg!!

    4. refugjati says:

      O Alban Dardani nuk behet fjale per nje mjek gjinokolog (i cili mund te punoje edhe ne shtet dhe privat kjo eshte ne rregull) por per nje drejtor materniteti dhe me vone MINISTER i shendetesise qe e ka ne varetesi gjithshka qe ka te beje me shendetesine!!??

  3. uc pertika says:

    ca thote ky pallosh gazetar me mendesi komuniste?!
    shumica e kryetareve te bashkive ne vendet perendimore kane pasur bisnese private para se te merrnin detyrene kryetarit te bashkise apo dhe te kryeministrit.
    Bloomberg p.sh.kryetar i bashkise new york, bisnesman ,perpara se te merte detyren kishte 2 miliard $,pasi sherbeu 3 here, 12 vjet,bisnesi i tij arriti 8 miliard $. askush nuk merret si e tek e qysh, po qe se ka shkelje denoncohet e shko ne burg ,ose flet dokrra kot… ushqim per 1 meleon qelbesirat..
    berluskoni po ashtu nga bisnesman ne kryeminister.bisneset e tyre vazhdojne punen edhe pa pjesemarrjen e pronarit kryesore.

    gazetar me mendesi tipike komuniste,propagandist i paturpshem , ose kokrra e injorantit.

    u ka kap frika me duket, ishalla fiton ai me i zoti,puntori i vertete e jo mashtrusi, koshdo qofte ai.

    1. Pilo Lala says:

      Doktori perfaqeson nje kasolle me bajga, pa dyer dhe cati.
      Halimi eshte Kamikaz i Berishes.
      Rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane ta them une qe te dy Doktorret nuk marrin me shume se 15%.

      1. MEMALIAJ says:

        O PIRO LALA …MER NJE GUR E QELLO RAPIN …PO NUK KE GURE …MER NJE BRISK E NA RRUAJ TRAPIN …KOMUNIST I POSHTER

    2. refugjati says:

      Po nga i dinke ti keto a thua se ke punuar ne administraten e guvernatorit te new yorkut. Ai ka hyre i pasur ne politike ndersa halimi u be i pasur kure u be drejtor i maternitetit o petllarika ( se ku e ke gjetur kete emer nuk e di?!)

  4. Tironc prej verteti says:

    Shume e sakte! Jo vetem Halimi, por dhe mjaft te tjere ne mjeksi (psh.M.Petrela) per vite i kane zene pacientit shqiptar koken me “dere” duke abuzuar privilegjin shteteror per te favorizuar ate privat. Eshte nje fenomen qe prej vitesh ka kaluar pertej thjesht “konfliktit te interesit”. Ne menyre kriminale eshte institucionalizuar nga shefat e sherbimeve varferimi dhe keqmanaxhimi i qellimshem i klinikave universitare shteterore, apo imdisa sherbimeve specifike te tyre qe lidhen me aparaturat diagnostikuese, te financuara nga taksapaguesi shqiptar, per favorizimin e paligjshem (lexo:te denueshem me ligj) te bizneseve private te lidhura direkt apo indirekt me keta “shefat”. Ky fenomen nuk zgjidhet me fushata kryetaresh bashkie…. por zgjidhet me LIGJ!!!! Te tille individe duhet vene para ligjit perndryshe te gjithe do vazhdojme te zvarritemi te gjithe (si majtas, apo djathtas) neper spitale dhe per nevojat me minimale, dhe me gisht do vazhdojne te na drejtojne neper klinika private te shefave!

  5. taipi says:

    Mbete lepitke e posh. Turp te te vije.

  6. pietro says:

    Ky artikull kertolle e pa pjekur,po e nxjerr koken prej kuqaloshi o Nero

  7. Zaho says:

    Ik o Minxhoz se na shkrive, ke kap nai lek tani per Fushate, se ishe thate deri tani e sta kemi degjuar zerin. Ik voto Erjonken ti ate bej, po mos na dil me flamurin e ta pastrit ketu, duke akuzuar njerin dhe duke mbrojt tjetrin, a thua se ky pizivengu na qenka engjell dhe ska bere asnje mekat financiar ne jeten e tij. Te pakten te pakten, vetem per aftesite e Erjonkes se Edit mos na fol, se i njohin mire shqiptaret te gjitha dhe sa burre i mire eshte. Votojeni vellezer dhe shifeni, shpresoj mos beheni pishman te pakten, se cdo pishmanllek i shprehur me vote sot, do jete goditje e murit me koke me mbrapa.

  8. arjan says:

    kete nuk kuptojne njerzit .
    artikull shume i sakte.
    zgjohu popull e mos u mer me dasmen e erjonit.

  9. shoshi says:

    Dhe flasim per korrupsionin si per diçka qe ndodhet kushedise ku, ne ndonje galaktike. Shprehje me konkrete e korrupsionit dhe konfliktit te interesit nuk ka. E si mund te behet kryetar bashkie ne Tirane H.Kosova? Le te na thote ku do te punoje me shume, ne bashki, apo ne spitalin e tij privat, apo edhe ne maternitet si drejtor. Ç’jane keto marrezi qe ndodhin vetem ne Shqiperine qe “ndertoi” Berisha e Co.?

  10. Elvis says:

    Skender, dy gjera:
    1) ne cdo vend te Evropes doktoret punojne dhe ne spital shteteror, dhe ne kliniken e tyre private.
    2) kur u be Minister, Dr. Kosova nuk ka ushtruar profesionin se nuk kishte kohe ne dispozicion.
    Ne perfundim, shpresoj ta fitoje Erioni garen se Halimi eshte ne partine me te cilen nuk ka asgje te perbashket, por me keto shkrime lapangjoze ju analistet e porositur po demtoni kandidatin e PS. Vetes ja keni bere shurren ne koke ka vite.

  11. lili says:

    Idioti vulosur alla shqiptare:vetem ne France ku konflikti i interesit studiohet ma mire se n’albanistan ky qindra mjeke qe Jane députéte e vazhdojne punen e tyre:ministri Bernard Kouchner déri ne sa Colli ne pension kishte nje dite Pune ne spitalin publike,ministri Cahuzac kishte nje klinike,ministri Muselier po ashtu e shume te tjere ne per bote:eshte sikur t’i thuesh biznessmeneve te shqiperise keni konflikt interesi!

    1. arbereshi says:

      ESHTE tjeter te punosh nje dite ne jave si mjek ne spital duke qene minister, dhe ESHTE tjeter te jesh drejtor spitali dhe te kesh kliniken tende private qe nga madhesia dhe kapaciteti eshte i njejte me spitalin shteteror. SHume mjek ne bote per te mos thene te gjithe punojne neper spitale por mbasdite bejne edhe mjekun e familjes ne zyrat e tyre mjekesore ku njerezit me librezen shendetesore paraqiten ne keto zyra te cilat ti caktojne vete sigurimet shoqerore. Nuk e di a e kuptoni ndryshimin

  12. Ramy says:

    Minxoziiii po problem I vertet I Velisssee cili eshte????

  13. anananananananna says:

    Eshte mobilizuar armata e “analisteve” shpifes te qeverise, duke pare qe po u rreshqet toka poshte kembeve.

  14. Niko says:

    Minxhozi si gjithnje i sakte.
    Ky eshte realiteti shqiptar. Mos u duket Halimi ndonje hero ne fushen e gjinekologjise. Ka shume me te mire dhe me human se ai, Halim Kosova eshte nje shkeles i gjithkahereshem i ligjit por me servilizmin qe e karakterizon ka ditur te peshkoje. Eshte nder te rrallet mjeke qe ka ditur te xhvate mire edhe shtetin edhe qytetaret e varfer.

    Shihni me sa perulesi kerkon voten. E kerkon sepse perseri do te xhvase akoma me teper.

    Qytetaret do i thone jo ketij gjarperi.

  15. erion veliaj says:

    Familja ime voton per H.Kosoven sepse une jam trap e pertej trapit.

  16. tfgs says:

    Mos votoni per koreker.

    1. arbereshi says:

      Votoni per bythe bujare si Pucofago klizma enter adriatik elefteriskepsi e ca bythka te tjera qe trute i kane ne bythe ose me sakte tru mut

  17. semanjaku says:

    Po te germosh me thelle gjen pislleqe edhe me te medha. Ne gjithe ate llum te krijuar me dashje nga SH.Q.U.P,inuk mund te rrinte pa u zhytur edhe doktori I grave. Po perderisa organet kompetente ose flen gjume ose jane lyer edhe ata doktori te fleje I qetedhe te flasi gjithe diten per ato qe ka pare te grate tiranase,,,,bile tu kerkoje voten.

  18. , says:

    NE C VIT E KA MARRE LICENCEN DR HALIM ADHAMUDHI? KA PUNUAR PA LICENSE ? A KA PAGU TAKSA? TATIME etj
    KETE RRETHANE STUDJONI.

  19. Jetnor says:

    Ai eshte i sigurte qe sfiton,por po ben nje reklam te madhe per veten si gjinekologu me i mire duke shtuar klientelen e tije tek materniteti privat,dhe fushata eshte perqendruar vetem tek zanati dhe pervoja si gjinekolog,asgje konkrete per bashkine

  20. antikamunisti says:

    Kjo eshte e keqja qe na solli berishovici or mik.Nje minoritet i vogel me teseren e pedes zaptuan dhe vodhen cdo prone te perbashket dhe ,nga kjo grabitje dalin sot si biznesmene te suksesshem.Njekohesisht zaptuan edhe punet ne shtet duke zhvatur hallexhinjte dhe nevojtartet ne gjykata,spitale,polici,dhe cdo zyre shteti.Ju vjen mire ose jo edhe halimi eshte nje prej tyre.

  21. bye bye says:

    Nuk eshte per kete pune .ky ka shume mundesi qe vjedh edhe energjine elektrike

  22. sefer ziu says:

    Po ligji dhe drejtesia ligjore ku eshte? Pse nuk vepron? Ketu fle lepuri Saliut.

  23. Arben says:

    Une per Halim Kosoven kam patur respekt dhe e kam respektuar si nje mjek dhe njeri te ditur,por tani ne fushate elektorale ne çka e kam pare vlera e tij eshte ulur ne nivelin medioker.Degjoj ca biseda qe ai ben me elektoratin dhe me ngjan tamam si PLAKU MERE ,flet kodra pas bregut dhe me ngjan me ndonje kandidat si ata te komunave te rendomta…..nuk e mendoja kurre qe do te kishte nje nivel kaq te ulet.Per sa i perket KONFLIKTIT TE INTERESIT qe shkruan gazetari Minxhozi bashkohem plotesisht dhe ky fenomen çfaqet rendom ne politiken shqipetare qe ne pergjithesi eshte e pamoralshme dhe e pa ndeshkueshme.

  24. Liri says:

    Nuk e njihke mire Halimin kur thua qe eshte mjek serioz dhe i perkushtuar, perkundrazi eshte komplet i paafte ne zanatin e tij (ka bere dene te medha ne njerez per shkak te paaftesise se tij profesionale). Halua eshte serioz dhe i perkushtuar vetem per te lepire bythen pushtetareve dhe per te vjedhur miliona euro.

  25. Kapo says:

    Po dihet o z.Minxhozi.
    Edhe dr Kosova ,si tere politikanet tane te majte e te djathete…me Berishe e Lule..me Rama.Veliai dhe Meta jane pasuruar nga djersa e mundi jone..duke vjedhur..
    Te vjedhesh, per politiken shqiptare eshte diçka normale “e llogjikshme”…te gjithe politikanet kane te sigurt se s’ka drejtesi shqiptare ti denoj…ndaj …o burra..kush te vjedhi me shume..

  26. bina says:

    Minxhozi ne fund e ngateron pak”pa dashje”.thote ti varesh ujkut melicite duke e pasu fjalen per Doktor Halim Kosoven.
    Binxhozi kerkon te beje dashin apo shelegun Halim Kosova ujk.
    Ka haruar Binxhozi se ish ai Doktor Halim Kosova qe ku punoi u be model pune dhe model shpemzimesh publike,aq sa po e enderoni cdo dite.
    Nderkohe qe kujtove melcite ujkut dhe ketu nuk behet me fjale per melcite ujkut por melcite ujqerve qe po te dalin cdo dite sidomos ne parlamentin e se enjtes se kush jane privatet qe po marin tenderat publike duke i bere cope cope melcite.
    Prandaj shkrime te tilla qe keni bere ju i bejne vec fresk Doktor Halim Kosoves,i bejne kaq fresk sa do te jete ai qe do fitoi me mbi 20% te votave me shume se kandidatet e tjere.

  27. TR says:

    Hik more trap kalu trapit ,se nuk eshte e moralshme pa dhene llogari se ku i gjeti Erioni lekat per dasem ,te kalosh ne akuza bajete, pa vlere qe nuk bindin asnje . Jeni bere si qente e terbuar, duke e bere te bardhen te zeze dhe e kunderta . Me te vetmin qellim qe te fitoje Velija,por nuk e metiton aspak ,eshte nje shrlatan tashme i konsoliduar . Personalisht nuk jam as me Kosoven ,panvarsisht respektit qe kam pper te .Ai duhet te qendroje ne profesionin e tij te dashur .
    VOTA IME PER BOJAXHIUN ,ESHTE NJE SHANC SHUME I MIRE QE TIRANA TE KETE NJE KRYEBASHKIAK
    TE TILLE .

  28. Mati says:

    Ore Skender Minxhozi, po dil more burre njehere nga VATHA ku je rritur e bjeri drejt: Ku eshte Doktor Halim Kosova e ku piciroku Erjon Veliaj. Te tjerat jane lloqe, prapagande bajate nga burra ( gra) llafazane rrugash. Respekte nga patrioti juaj.

  29. Mark Gjonaj says:

    Po te ishte situata e pronave dhe e menaxhimit te tyre ne fillimet e saje, mund te ngrihej ky problem, por kur te majte dhe te djathte u futen ne rrugen e Berishes dhe per ta perligjur ate i kane zgjedhur dhe drejtuesa, nuk ja vlente ky shkrim. Une kam jetuar rreth 4o vjet ne Tirane, tiransit jane si te urte dhe te bute, bejne sikur te degjojne, i duan format e komunikimit si te Kosoves, pak e sak, jane popoull i zgjuar(megjithate edhe ata jane te ndare ne tre grupime kryesore, per mend, pushke e tregti); e kane te kethyer ne “semundje” alergjine qe kane per zonen e jugut qe gjithnje thoshnin se labet na kane pushtuar Tiranen dhe tashti u barazuan se dhunshem e sulmuan dhe te veriut Tiranen me gjithe prova. Mendoj se rezultati Veliaj dhe Kosova do te shkojne ngjitur si Rame me Bashen dhe vetem mekanizmi i vjedhjes e zgjidhe fituesin, por Rama nuk e ushtron ate, Berisha eshte mjeshter i votave dhe vendit te gabuar! Kosova eshte shume i kujdesshem dhe premton se cfare mund te drejtojme me kete ekonomi qe kemi, ndersa Erioni si Ndrec Ndue Gjoka 50 shkolla ne Mirdite t’i dua i thoshte Enverit ne Clirim! Mirpo po te jete keshtu Tiranen e ndertojme per 4 vjet dhe mbaron kjo. Populli nuk e din se ne keto premtime e budallalleqe tonat hane dhe Perendimi i zgjuuar dhe ma shume deritani, kemi marre ate qe ka mbetur prej tyre!

  30. Anjeza Deda says:

    Nuk e di si nuk i vjen turp doktorit Halim Kosova qe del ne televizion dhe na bene fushata qe nuk din me lidh dy fjale,i uroj fitore spektakolare ERIN VELAJ se e meriton dhe ka punuar dhe ka dhene kontribut te madhe kur ishte minister,ndersa gjinekologut i uroj nje pension te mbare.

  31. kaqi i zi antikomunist says:

    O Skender ,mos harxho kohe kot me votuesit e sal hajdutit.Kane 25 vjet qe vjedhin edhe nuk u ngopen.Jane me mentalitet koloni ,jo me mentalitet qytetari.Ne 21 do marrin nga votuesit e majte me shume se 1 milion shuplaka,dhe keshtu do behet e mundur qe edhe bojaxhiu te kthehet pa frike ne krye te pedes.Nuk ja kemi fajin ne votuesit e majte qe u rrit ne stanin e berishs,bile ne do e ndihmojme qe te mos rrije si qen i rrahur para saliut .Jo vetem ai por edhe ish keshilltaret e kopit ,liberalokarinbytho te djathte.Ndersa halimin duhet ta kthejme ne punen me te mire qe ka fal perenia,te merret me dhipa.

  32. Dante says:

    O Minxhoz, te dija serioz. Qenke nivel i ulet fare ,shtrese opinge dhe bark trahana.

  33. muço says:

    Më mirë Nard Ndokën në vend të femërorit Veliaj!

  34. realisti says:

    A duhet ta lere dikush profesionin per politiken?

  35. Anita Zhoga says:

    A jeni vizituar ne kliniken private te Dr. Halim Kosoves, a e dine organet kompetente tatimore si i ka paguar taksat ,tatim mbi fitimin sepse atje nuk ka kupon tatimor,nqs kohet e fundit mund te kete nuk tatohen te gjitha vizitat.
    Gazetari dhe analisti Minxhozi ka te drejte ky dr. ka konflikt interesi dhe mbi te gjitha ka shfrytesuar postin si drejtor materniteti per te siguruar paciente ne kliniken e tij private.

    Mos te hiqet si babaxhan te tille kishim Enverin !

  36. Zjarri says:

    Sa bukur o minxhoz rri ka rri dhe e nxerr koken e gjarperit.Tashti ju bashkove korrit te shpifjeve, durove shume.Dridhe sa te mundesh te marresh ndonje kocke,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje