Killeri me pagesë del me bluzën e Napolit në gjyq: Jam murator!

30 Maj 2015, 15:47Politika TEMA

35-vjeçari italian Salvatore Leticia, njëri ndër të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Tiranë, ndoshta rastësisht kishte zgjedhur të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një bluzë të skuadrës së Napolit, që tregon pikërisht vendlindjen e tij, e ndoshta edhe lidhjet e tij kriminale atje.

I prangosur së bashku me dy vëllezërit, Klevis dhe Markelian Doçi, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyja palët rivale lanë të vrarë tre persona, italiani Letizia u la së bashku me ta nën masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda pyeti Salvadore Letician për të shkuarën e tij dhe ai pohoi se ka qenë i dënuar më herët për çështje droge dhe vjedhje. “Çfarë profesioni keni?” – kërkoi të dijë gjyqtari. “Jam murator”- u përgjigj Leticia.

Nga ana e tij prokurori i dosjes deklaroi se vrasja e trefishtë e ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, e kjo është arsyeja që dy shqiptarë dhe një italian dyshohen për vrasje për shkak të gjakmarrjes, në bashkëpunim.

Prokurori pohoi se zanafilla e këtij krimi nis në dhjetor të 2014-ës, kur është tentuar të vritet Mentor Lufi. Në prill, në Holandë, si kundërpërgjigjie për atentatin e dështuar, dy nipat e Lufit, Klevis dhe Markelian Doçi  kanë marrë pjesë në vrasjen e Durim Sulkut. Pas kësaj vrasjeje, shtoi prokurori, vëllai i viktimës, Besnik Sulku, ka kontaktuar me Salvadore Letician për të vrarë Mentor Lufin, i cili ndërkohë ruhej nga dy nipat e tij Markelian dhe Klevis Doçi./TCH

7 komente në “Killeri me pagesë del me bluzën e Napolit në gjyq: Jam murator!”

  1. illyrians says:

    Une nuk e kuptoj ça lesh lajmi eshte ky, “del ne gjyq me bluzen e skuqadres se Napolit”…
    Epo pastaj, ç’hyn bluza ketu?? Ka ndonje lidhje me hetimet ajo bluza?? Po per dreke ça hengri, ça piu, sa here dhjeu ne hale, sa pordha beri???
    Hajde gazetare shqypo hajde..!!!

    1. bimi says:

      Murator keta tipat quajne ata qe bejne kepuce betoni per “shoket” dhe kur ngrijne i dergojne per nje xhiro ne det…

  2. Ani Jaupi @ Aulona DudushiMusta says:

    Kane shkollen e Erjon Velise & Grida Dumas apo te Dako banditit and co!

  3. X says:

    Me falni por c’fare domethene “killeri”? Apo i keni ter gazetaret me pervoje jashtshtetit dhw kan haruar gjuhen shqipe.

  4. beni shkoder says:

    sa mir ka shpetu ku cornutto tja kishte q… ropt me e vra,napoletan plehra

  5. Gufi says:

    Lui non c’entra niente

  6. Zjarri says:

    Hera e pare qe shoh njewu vetulla te hequra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje