Ç’regjistron kandidatët e PSD-së, Gjinushi: Kolegji Zgjedhor në gjunjë para PS-LSI

30 Maj 2015, 13:39Politika TEMA

“Kolegji Zgjedhor është ulur në gjujë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim”.

Kështu u shpreh kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ç’regjistruar dy prej kandidatëve të kësaj partie, në Përrenjas dhe në Malësinë e Madhe.

Në seancën e mbajtur dje në Kolegj avokati i koalicionit të majtë ishte deputeti i LSI-së Spartak Braho, fakt të cilin Gjinushi e cilëson hapur si shembull të presionit që është ushtruar ndaj institucioneve.

Sipas Gjinushit, “Kolegji dhe KQZ janë sjellur ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së”.

“Janë vendime politike të parapregatitura, të financuara politikisht, ekonomikisht, me të tëra mjetet. Është një fatalitet se pas 23 qershorit në zgjedhjet e radhës ndodh që për 40 ditë rrjesht diskutohet se kush janë kriteret e kandidimit.

Të diskutosh një nen që është shumë i qartë shkruar, ta keqinterpretosh dhe ta keqzbatosh qëllimisht dhe kolegji zgjedhor të dalë dhe kundër vetes, sepse ne para dy javësh e fituam, vendim 14 faqe, dhe neni i interpretuar zbatohet nga KQZ-ja dhe më pas ngrihet prapë Partia Socialiste dhe kundërshton KQZ-në se pse ka zbatuar vendimin e Kolegjit dhe Kolegji merr vendime në kundërshtim me veten. Me një Kolegj të tillë dhe me një KQZ të tillë as që mund të bëhet fjalë për standarde zgjedhore dhe zgjedhjet e radhës të jenë një bataçillëk i radhës”, shprehet kryetari i Partisë Social Demokrate në deklaratën për mediat.

Gjinushi i kujton Partisë Socialiste të gjitha betejat e përbashkëta për zgjedhjet e lira që nga viti 96, duke e akuzuar se po sillet njësoj si PD-ja. “Partia Socialiste bashkë me ne luftuam dy vjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa kujtuar luftën dhe përpjekjet në zgjedhjet e 96-ës, pa kujtuar 8 majin apo 97-ën, kjo bën të njëjtat gjëra që bënte PD-ja. Kur PD-ja i bëri kundër Ramës në maj në Tiranë, ne kemi qenë mbrojtësit kryesorë.Kolegji dhe KQZ janë sjellur ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së”, shprehet ndër të tjera Gjinushi.

Kandidati i PSD-së në Përrenjas, Artur Topi, i cili u ç’regjistruar dje nga Kolegji Zgjedhor, kandidonte kundër kandidates së LSI-së.

4 komente në “Ç’regjistron kandidatët e PSD-së, Gjinushi: Kolegji Zgjedhor në gjunjë para PS-LSI”

  1. emigranti 1 says:

    Jeni shumë të dekompozuar z.Gjinushi per ti
    kërkuar votë shqiptarëve.
    Shko në pension me dinjitet se ,ka perëndu koha juaj.

  2. tirona says:

    Gjinushi revoltohet kot. Priste qe gjysma e qeverise Berisha tashme ortake te Rames te nderronte lekure? Tashme ska me dyshime qe edhe ne korrupsion jemi ne vazhdimin e qeverisjes Berisha tre.
    Ky leksion ishte i nevojshem per Gjinushin qe prej vitesh i qendronte ne krah PS. Ajo cka nuk kish kuptuar ish fakti qe PS vdiq ne 2005 per te sjelle ne jete rilindasit. Le ti gezojne Shqiptaret.

    1. emigranti 1 says:

      Per çfar Ps flet.Deri në 2005 ka qenë një bandë hajdutësh që
      vetëm me shit vëndet e punës.Sa të jetë Ed Rama në krye
      degjeneratat e ps-pd-lsi do vuajnë nga kapsllëku.
      ROMA NUK U BË NË NJË DITË .Motorrët janë ndezur dhe ska
      burrë që e ndalon.Shqiptarët po e kuptojn dita-ditës se
      kush është hajdut e kush jo.Asgjë sështë absolute por
      do përmirsohet nëpërmjet gabimeve dhe eksperiencës.
      Rëndësi ka që i zoti i shtëpis nuk i vret shqiptarët
      dhe i shet pasuritë kombtare.

  3. Rilindasi says:

    Per cilin Rame flet ky ufo. Per ate qe shtoi 3 fish varferine, papunesine e beri qe Shqiptaret te marrin arratine si ne 1991 e 1997?
    Mjaft me keto brockulla. Keshtu flasin vetem ata qe zevendesuan korrupsionin e klaneve te Berishes e po vjelin frutat e bashkepunimit me Rilindasit
    E dini kuptimin fjales “rilindje” jane specie te rralle ato qe e kane kete cilesi anormale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje