Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në Laprakë ku premtoi se brenda mandatit të parë në krye të bashkisë do të shpërndajë hipotekat për 20 mijë familje. Kandidati i majtë premtoi se në krye të bashkisë së re do të caktojë grupin e ekspertëve që të bëjnë koalidimin për 385 pallatet dhe më pas do të nisin procedurat për hipotekim.
“Angazhimi im është që brenda mandatit tonë të 385 pallatet dhe 20 mijë familjet të marrin hipotekën në dorë dhe koalidimin ta bëjë bashkia aty ku administratori dhe ndërtuesi është i papërgjegjshëm”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se administrata vendore ka mundësi për të bërë shumë në këtë procesi, pasi ligji thotë se kur mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve, atëherë bashkia duhet të caktojë një grup ekspertësh konstruktorë për ndërtimin e raportit teknik për ndërtimin e objektit.
“Në të gjitha rastet kur subjektet ndërtuese, apo investitori, nuk e kanë emëruar kolauduesin, atëherë bashkia sipas ligjit ka të gjithë drejtën që kur administratori, ose investitori, ose ndërtuesi, nuk e kanë bërë këtë, atëherë bashkia merr përsipër koalidimin. Pra, bashkia përcakton një kolaudues dhe pastaj në bazë të këtij raporti jep procesin dhe dokumentacionin për hipotekën”, deklaroi Veliaj
Hipotekat qe u premtuan nga Lulzim Basha e qe nuk u dhane kurre. Shpresoj shume qe z. Veliaj do drejtoje ne menyren me te mire kryeqytetin, puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmojne aftesite drejtuese e menaxhuese te tij. Besimplote se do u gjendet prane qytetareve te Tiranes.
Legalizimet, premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Ne vetem 18 muaj jane bere shume me shume se ne 8 vite qeverisje te PD madje me shume se ne 23 vite te marra se bashku. Jam plotesisht i bindur se me vullnetin e Erion Veliajt dhe me mbeshtetjen e qeverise ky proces do ece me ritme edhe me te shpejta edhe ne zonat brenda Bashkise se Tiranes.
Nje pune e mire po behet nga pushteti qendror lidhur me procesin e legalizimeve ne pjesen derrmuese ne zonat informale. Nderkohe kandidati Veliaj premton se do ece me keto ritme edhe procesi i dhenies se hipotekave per pallatet qe ndodhen brenda bashkise se Tiranes por qe nuk jane te hipotekuara.
turp i zotit qe basha sberi as hipotekat e shtepive ne tiran, qe e kishte nje pike te forte te programit. po si cdo pik tjeter edhe ajo mbeti imagjinare, edhe halimi se mori hipoteken e 5 katshit te vet
Hipotekat qe u premtuan nga Lulzim Basha e qe nuk u dhane kurre. Shpresoj shume qe z. Veliaj do drejtoje ne menyren me te mire kryeqytetin, puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmojne aftesite drejtuese e menaxhuese te tij. Besimplote se do u gjendet prane qytetareve te Tiranes.
tashme eshte e qarte se beteja e legalizimive eshte nje beteje te cilen rilindja e luftoi dhe po e fiton me bindje,pasi 18n muaj ata shperndane me shume legalizime se ne 8 vjet keqqeverisje te pd.pasi shqupi kishte mendjen vetem te bente sehir dhe ti zinte gjumi ne karrige
ca mund te presesh nga nje kryetar qe sberi asgje? ai e vodhi bashkin, nu,k e fotoi me vote popullore. dhe ska se si te bente ndonje gje, se kur e vjedh e trajton si plack pa vlere
po rilindja ka bere shume ne kete aspekt dhe me shume ne aspekte te tjera.rilindja po ecen me programin e duhur dhe te premtuar.rilindja eshte ajo qe po i ve bazat ketij shteti,dhe e verteta eshte se ruilinmdja po punon shume madje dhe kandidatet e saj i ka njerez punetore dhe njerez te denje per nje qytet qe do dhe per qytetaret qe duan te bashkepunojne
Po me mire te vije ky te na beje ndonje gje se ky qe ishte ia pame hajrin…
premtoni premtoni dhe ne bejme sikur ju besojme , duhet te votojme per veten tone e jo per keta politikane qe ngelen duke na mashtruar , te votojme Aleancen Popullore
ja ke fut kot
lere fare mos e nxirr njoftimin se sdo presim gjithe diten
Ky keto shifat i paska si buken e gojes… Harron se ato jane thjesht genjeshtra,premtime te pambajtura,qe nuk kane asnje vlere sepse shumezohen me zero nga vete kandidati per kryetar bashkie. Ne krye kemi nevoje per doktor Kosoven.