Skandal/ Dr. Halimi jashtë kontrollit. Tani flet dhe për shtatzënitë e dështuara ( Bisedë e zbardhur kur flet për humbjen që ka pasur Refik Halili)

30 Maj 2015, 12:17Politika TEMA

Kandidati i PD-së, Dr. Halimi duket se i vetmi mjet që ka në këtë fushatë është të përmend vetëm procesin e lindjes së fëmijëve.

Por ditën e sotme, ai ka kaluar çdo kufi duke i përmendur në një takim për sportin, Presidentit të Tiranës Refik Halilit sesi e kishte humbur një fëmijë për shkak të komplikacioneve në shtatzëni dhe më pas ishte Dr. Halimi ai që i shpëtoi fëmijën e dytë.

Ka disa gjëra që njerëzit nuk kanë dëshirë tu kujtohen, e aq më pak tu thuhen në publik. Por doktor Halimi siç duket nuk ka as minimumin e  etikës njerëzore pale atë si mjek.

Është turp dhe aspak e tolerueshme që fushtata e tij të përmblidhet në barcaleta për gratë dhe së fundmi në ngacmim të dhimbjeve të cilat njerëzit minimumi nuk dëshirojnë tu përmend.

Ky është kandidati i shquar i SHQUP, mjeku që i nxjerr gjithë sekretet e pacientëve ku të mundet.

Biseda:

Qytetari: Lulzim Basha nuk e ka ndihmuar sportin. Na fol dy fjalë për sportin.

Halim Kosova:: Po filloje nga Halimi, unë nuk kthehem prapa.

Qytetari: Ti ishalla fitofsh dhe do të fitosh. Na fol dy fjalë edhe për sportin se Tirana me Lulzim Bashën ka shkuar sa më keq. Shikoje, kemi 7 vjet pa dalë kampion. Luli është me Partizonin, donte derbin. Na fol dy fjalë për sportin, meqenëse je tek Tirona, apo s’je tifoz? Ec e ndiqe Tironën, do të fitosh.

Halim Kosova:: Të them një gjë. Ate Ridin..

Qytetari: Refikun.

Halim Kosova: Ashtu. Jo që e kam një nga miqtë e ngushtë. Por, ai kurrë nuk e harron se më ka ardhur me lot në sy për djalin që ka, se më tha e humba shtatzeninë për një komplikacion që ndodhi edhe… Luan edhe futbolli ai.

Qytetari: Jo, jo. Çfarë buxheti do të japësh ti kur të fitosh se Lulzim Basha s’ka dhënë asnjë buxhet?

Halim Kosova: Të flasim sinqerisht. Unë nuk e konsideroj veten kryetar bashkie vetëm të një klubi, unë e konsideroj kryetar bashkie të kryeqytetit. Çdo lloj ekipi, çdo lloj sporti, çdo lloj individi, që do të bëjë diçka, do të japë një kontribut në këtë vend unë do ta mbështes. Aq më tepër që edhe me Ridin kam fol, se nuk është ndonjë sekret, kemi biseduar, më ka treguar se ku janë hallet, çfarë nuk shkon, në mënyrë që çdo gjë që është bërë mirë do ta shumoj dhe çdo gjë që ka pasur probleme do e shoh të gjejë diagnozën dhe të jap ilaçin që edhe ato të shkojnë në drejtimin që ekipi, qytetarët duan dhe që Tirana kryeqyteti ynë do.

32 komente në “Skandal/ Dr. Halimi jashtë kontrollit. Tani flet dhe për shtatzënitë e dështuara ( Bisedë e zbardhur kur flet për humbjen që ka pasur Refik Halili)”

  1. fjona says:

    Ky eshte vertet skandal, nese Urdheri i Mjekut funksionon, ketij duhet t’i heqe te drejten e ushtrimit te profesionit, se ka shkelur etiken dhe deontologjine mjekesore, duke cenuar privatesine e pacienteve.

    1. albert says:

      Si mund te nxjerre ky emrat e pacienteve, a e di se per shkelje te privatesise ne gjykaten e Hages, se sa denohesh me sa gjobe? Ky s’ka minimumin e etikes, dhe pretendon ta besojme si kryetar bashkie, ti je turp per Tiranen.

      1. ela says:

        ju nuk keni as minimumin e etikes njerezore me keto fjalime te “mencura” qe beni, por e dini ju qe keni shkelur rende urdhrin e mjekut,,, dhe se jeni ju qe u jepni shembull mjekeve te tjere duke qene se tani jeni dhe zeri i tyre, turp i zotit me ke shpresojme ne te perfaqesohemi

      2. xxx says:

        Po ai Rrota ne vlore qe po nxjer ne fushate gjarprinjte, kta jan bere si estrada e Ballshit.

    2. shqupi says:

      ja pra qe halimi merret me llafe dhe jo me pune. qytetarit nuk i ktheu dot pergjigje se nuk ja ka iden sesi jan gjerta ne bashki. edhe per biseden me refikun prape nuk tha kush jan problemet, jo me pastaj ato kura dhe ilace te imagjinates se vet

  2. Fjoralb says:

    Mjer te djathtet per kandidatin qe u eshte servirur. Ky ose eshte i lajthitur ose nuk ka se si te shpjegohet ndryshe.

  3. tani says:

    hajde halim hajde. po pse i permend tjetrit fatkeqesit? ca lidhje ka pyetja e qytetarit me pergjigjen tende? nuk di ti se ca halli ka tirona? ta them une. ska asnje mbeshtetje nga bashkia! ja pse u ben 7 vjet qe tirana spo del kampion!

    1. denisi says:

      si dreqin flet ne publik per dicka qe njeriu ne fjale nuk eshte as aty dhe nuk besoj se te ka dhen nai te drejte me e then ate gje. e dyta, a nuk eshte shkeje e etikes se mjekut me fol per keto situata qe ke pasur me paciente. seke burre o halim, por grua e keqe qe merresh me llafe! as pergjigje nuk i dhe dot qytetarit se nuk ta kishin shkrujt ata te shqupi pjesen e mashtrimit per sportin

  4. Mezani Celo says:

    Dr. Halim Truthari.
    Po vazhdoi akoma te merret me shtatezanite e grave, ka per t’ju keput spangoja ndonjeres nga ato qe e urrejne Halim Kosoven, por qe nuk duan te nxjerrin ne media privatesine e historive te tyre te trishtueshme me Dr. Halimin.

  5. juliano says:

    Normale per kete UFO ska nga ngjan tjeter pervecse doktorit tjeter sali shpifarak berishes,jane te dy si vellezer siamez kur vjen muhabeti per te pergojuar te tjeret

  6. arti says:

    ej po ky paska rjedhur fare.po si guxon kyu te perbuze dhe te beje [publike problemet e pacienteve?shqu[pi dhe iskenaret e tij jane mjaftueshem te degrdueashem.si mundet nje doktor te shkeli betimin e hipokratit ku betohet oper ruajtje sekreti?po ky mire qe nuk ruan sekret po po bern publik cdo sekret te vetin.a thua sikur ky eshte ndonje supermen qe ka shpetuar cdo grua ne tirane apo ne shqiperia.a thua sikur ne kohenq e nuk ishte halimi mjek grate ne tirane nuk akne lindur.turp dhe sh e rende nga ana e halimit

    1. alba says:

      turp per shqupin dhe per halimin qe ben kete fushate duke ndare publikisht dhe dhimb jet qe mund te kete kaluar nje pacient dhe ai sot i permendn per krenari dhe per profesionalizem.por keto gjwera duhen demaskuar dhe jo te perkrahen sepse kjo eshte ne dem te pacientit.

  7. niu says:

    ky eshte dhe do jete skandali me i madh i te gjithe historise se fushatave.kodi i etikes eshte thyer nga shume herre nga halimi por ky kete here e paska humbur fare.ska faj e ka nga fushata

  8. flori says:

    po normale se ca do thote tjeter halimi i shkrete?!
    bashen nuk e mburr dot se ska bere asgje per tiranen,veten jo e jo se ska asnje arritje politike e normale qe do merret me profesionin e tij si doktor …po te ishte kaq idiot sa mire lindjet po tani merret edhe me fatkeqsite e te tjereve kte nuk e prinsim …

    1. Andi says:

      u mesuam tani edhe me halimin! ca nuk i nxjerr goja sa here ben takime me popullin.. po si nuk ka pak mend xhanem qe nuk behet as fushate politike me rastet e fatkeqsise e as fiton pike si kandidat !!

  9. Ilirjani says:

    ti kot e kot xchelozon me mua ti kot e kot mua me mashtron ti kot e kot mua expozon ti kot e kot. Keshtu me duket Halimi kur i bejne ndonje pyetje per hallet qe ka Tirana.

  10. BUFFON says:

    Halimi i lajthitur thuaj me mire. Tani po qe e bastardoi fare. Ne cdo takim tregon nga nje barcalete harron z. Kosova se te drejtosh kryeqytetin nuk eshte njesoj si te tregosh barcaleta. Tirana nuk ka nevoje per nje plak 61 vjecar qe nuk ja ka idene fare se si mund te menaxhohet Tirana.

  11. Matis says:

    …eshte thyer sekreti profesional, e ndalon kodi i deontologjise mjekesore, e humbe Hali

  12. luli says:

    Po ca te thote tjeter, Se kuptoni qe ai ka dash me i ndryshu teme tifozit .Shkaterrimi me i madh qe ju be sportit ne kryeqytet eshte Lul Basha. Jo vetem futbollin por ne asnje sport elitar Tirana smorri asnje titull . Une per vete kamq en basketbillist i ketij klubi dhe me Land Avramin fitum 5 tituj rrjesht , Puna e pare qe beri Lul Basha hoqi profesor Landin .Suksesi me i madh i 4 viteve i basketbollit qe simjet shkuarja deri ne finale .. Kur ne fitonim cdo trofe ne 5 vjet ..Po keshtu basketbolli per femra voleybolli atletika e te tjere. Si ka mundesi nje qytet me 1 milion banore te bjere ne kete kolaps .Bile furnizon vetem ekipet e rretheve dhe ska mundesi te mbaje bijte e vet ????Me thoni nje ekip rrethi qe ka dale kampion qe ska sportist nga Tirana …Ka qene urrejtja patologjike e nje te rrituri pabuks si Lul Basha qe beri te pamunderen te poshteroje fisnikerine e ketij qyteti qe vetem sporti i kishte ngelur

  13. nji kafe me pak te lutem says:

    PO doktor Halimi nuk ka faj kur e pa qe te ter burrat e politikes pa dallim krahu feje ideje i uleshin ne gjunj se i kish ndimuar grat dhe Halimi vetem per kte gje do flasi tani se mendon se kyçi suksesit per fitore gjendet tek zanati qe ka.

  14. Tarras Zhapkoqi says:

    Ky vertet qenka bere ..th nga trute!

  15. Halimkari says:

    Ky plak pervers duhet të dergohet në psikiatri…Çfarë qelbësire…tamam si part(q)ia që e ka propozu…

  16. arber says:

    o halim po 60 vjec je mor burre cfare flet .
    eh e kam thene une vellai qe i kadhene parate (tri… shehu me zvicerianin qe gjeti floririn e enverit ju kujtohet ) i ka thene po nuk fitove more fund . e ky flet brockulla .po pse nuk hyri ne politike me perpara , pse nuk foli njehere te shkreten ne kuvend .
    halim cfare di ti se bota rrotullohet tek …….femra.e di qe sot grate po lindin ne shtepi se ju po rjepni nga parate.

  17. mjeku says:

    Jam nje mjek.

    kolrg i nderuar!

    po te bej thirrje qe te rikujtosh betimin e Hipokratit.

    Mjaft me,perdmendu! Eja ne vete!

  18. Black jack says:

    Ky tallash nga trute ka probleme me emrin

  19. RILINDJA e vdekur says:

    EDHE UNE THEM SE TIRANA NUK KA NEVOJE PER DOKTOR POR PER NJE SHITES TE FICAVE-HANGER FIC E DIC-KU JE OOO ZOGU I RAMES?

  20. oriola says:

    Se ka permendur nje “emer” nuk do te thote qe ka shkelur “etiken e mjekut”. Lat nam o njerez. Cfare doni ne krye te vendit ju? Nje si Erioni? Apo nje si ai qe i lagen pantallonat? Nese doni qe te behemi nje vend sa me i mire dhe me nje te ardhme,ne krye te vendit duhet te jete ky njeri-Halim Kosova.

  21. klosi says:

    Pse paska zene ne goje Halim Kosova emrin e Ridit na qenka skandal dhe e cilesokan se ky Halim Kosova na qenka kandidati i shquar i SHQUPit.
    Po kandidati i shquar i PAPUSHQI-t (PArtise PUnes SHQIperise)sepse selia e PS sot eshte ne PAPUSHQI,Erjon Veliaj a nuk tha se Griseldes shtatzene ne Kavaje i kane nxjere femijen me force.
    Jo vetem qe nuk i kishin nxjere femijen por as kish qene shatazene duke u bere nje skandal ne shkalle evropiane pasi kandidati i sotem i PAPUSHQI-t mbushi trupat diplomatike ne Shqiperi e deri parlamentin e Evropes.
    Keshtuqe mos u qani per kandidatin e SHQUPit por shihni kete te PAPUSHQI-t

  22. jabanxhiu says:

    gjynah per doktorin e njohur. e leshoi veten pa mbaruar mire fushata

  23. Agimi says:

    Oriola, Pse sa emra duhet te perdore qe te shkelet etika e mjekut?Apo nje njeri nuk eshte asgje per ty?Imagjino qe ai njerr secrete qe familja I mabn per vete, qe ndoshta edhe femijes nuk ja ka thene.Aq me teper qe genjen,Kjo tregon qe eshte kokrra e torollakut.Kush e njeh nga afer mund te thote qe ai eshte vecse nje fodull dhe I trashe.Materniteti I Tiranes ka nxjerre dhe ka me dhejtera mjeke shume here me te zote se Halimi,dhe sejcili ka me dhejteera raste kur kane shpetuar jete njerezore.Por ato kane bere thejsht detyrene e tyre, nuk ka asgje per tu mburrur. Pa politike,,,Halim Kosova nuk e ka idene e Bashkise, ai thjesht do te jete si numer se stafi eshte caktuar nga padroni I tij, Berisha,ashtu sic u be me Lulin.Ai mund te jete vetem deshtimi I Tiranes. Do te kishte qene positive kandidimi I Gjergji Bojaxhiut per te djathten,por Familja nuk deshiron te kandidoje njerez te zote por servile te paafte qe ti kete nen kontroll.Erion Veliaj eshte I vetmi me vision dhe energji per te drejtuar Bashkine(fatkeqesisht Bojaxhi nuk ka mbeshtetjen e duhur) edhe mediatike.

  24. xha sulua yne says:

    Qeveria te nxjere mesime nga ky malok pa kulture humane e qytetare,i cili e ka perdorur vendin e punes si skene estrade duke cuar miqte si ai te shikojne grate kur lindin… Madje nuk duhet te kete gjinekologe shqiptare,vetem femra sepse niveli i ndergjegjes profesionale e qytetare eshte beter… Ja degjojeni kete majmun kacavjeres se si ben fushate, TURP i mqdh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje