Bojaxhi: Do ruajmë hapësirat e gjelbërta dhe do përmirësojmë infrastrukturën

30 Maj 2015, 14:22Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, gjatë takimeve në Komunën e Parisit, foli për mungesën e hapësirave dhe trotuareve. Ai u takua me nënat e reja që ngritën si problem kryesor pengesat që hasin gjatë lëvizjes së tyre.

Bojaxhi tha se si pasojë e interesave të kryebashkiakëve partiakë, kjo zonë u shndërrua nga fidanishte në geto betoni, ku kalimi është me pengesa. Ai u angazhua se nën drejtimin e tij, bashkia do të ruante hapësirat e gjelbërta dhe do të përmirësohet infrastruktura e zonës.

Bojaxhi u shpreh se Komuna e Parisit fare mirë mund të quhet komuna e kaosit.

“Kjo zonë është rezultati i korrupsionit dhe klientelizimit. Nga një fushë me fidanishte kjo zonë është shndërruar sot në fushë betoni. Veç banesave këtu nuk është siguruar asnjë infrastrukturë për të siguruar cilësinë e jetës. Të jesh këmbësor, veçanërisht fëmijë apo i moshuar në këtë zonë, je i rrezikuar çdo çast.”
Më tej  Bojaxhi u shpreh se “ne kemi mundësinë ta rregullojmë qytetin tonë dhe të mos i lëmë politikanët e korruptuar dhe klientët e tyre ta shkatërrojnë edhe më shumë.”

9 komente në “Bojaxhi: Do ruajmë hapësirat e gjelbërta dhe do përmirësojmë infrastrukturën”

  1. besnik says:

    Po ik more Bojaxhi se ti dhe kur ke qene ne PD nuk ke punuar. Ti kot qe del dhe flet sepse nuk do te marresh asnje vote. Ti pjelle e Saliut dhe e Bashes je keshtu qe ske nga te dalesh burre me i mire se ata.

    1. Alban says:

      Per mua ky kot qe po kanidon sepse ky nuk do te marre asnje vote. Nuk do te kete asnje njeri qe do ta coje voten kot per Bojaxhiun sepse ska shanse qe te dale. Sot ka ardhur koha qe te vleresojme voten tone dhe kjo behet duke ja dhene voten kandidatit qe ka me shume mundesi per te bere dicka per qytetin dhe qe ka planin me te mire.
      Por ka dhe dicka tjeter, ky ka dale ne garim vetem per te marre votat e PD-istave te pakenaqur.

  2. Ranheim says:

    Qe te realizohen projekte duhet buxhet, te jemi te sinqerte pa mbeshtetje politike nuk mund te besh dot asgje per Tiranen pavaresisht se cdo qytetar e ka nga nje projekt ne koke. Sa per z. Bojaxhi nuk duhet te harrojme qe eshte zgjatim i se djathtes.

    1. Fatmir says:

      Aman jo ky, jo ky qe vetem sa e thelloi edhe me shume gropen e krijuar ne KESH. Nuk mbahet mend per asgje tjeter Gjergji. Besoj shume se kandidati Veliaj me mbeshtetjen edhe te pushtetit qendror do drejtoje ne menyren me te mire Bashkine e Tiranes e cila eshte lene ne meshire te fatit.

  3. kida says:

    fjale kane te gjithe, ne duam pune dhe ide konkrete, me gjithe ate demtim qe i eshte bere tiranes ne 4 vite ka nevoje per rregullime pastaj per investim dhe se kete gje ne nuk po e shohim te pasqyruar ne platformen tuaj.

  4. tani says:

    eshte shume e thjeshte te premtosh gjera kur e di shume mire qe ske shance te fitosh,si gjergji ashtu dhe halimi jane e njejta gje, njeri premton prishje ndersa tjetri ulje te taksave.Ae dini z bojaxhi sa eshte kostoja totale e gjithe atyre prishjeve qe ti ke premtuar? me shume se gjithe buxheti i bashkise…e ca mund te presesh nga humbesat pervec genjeshtrave dhe premtimeve

    1. goni says:

      z.bojaxhi , e dini ju se sa eshte kostoja e prishjes se gjithe atyre qe keni premtuar? ndoshta dhe me e madhe se gjithe buxheti i tiranes, qe kshu para se te beni premtime boshe mendojini njer mire ato qe thoni, mos i merrni per budallenj qytetaret e tiranes

  5. Tr says:

    Ato qe nuk votojne Bojaxhiun jane BUDALLENJTE ME TE MEDHENJ .Uroj qe qytetaret te japin voten njeriut me te merituar per Tiranen . Tirana nuk duhet te humbi kurre kete shanc . Erioni eshte nje sharlatan i konsoliduar ,ndersa Kosova eshte i nevojshem per martenitet .

  6. Indrit says:

    Besnik, Gjergji para se te punonte per shtetin dhe jo per PD pasi eshte ftuar nga Amerika kur punonte si ekspert per banken boterore si zv/minister ekonomie.

    Edhe kur ishte ne PD ishte ze kritik dhe meqe pa qe nuk ndryshonte gje u largua.

    Here ankohemi se ska kandidate por edhe kur dalim i themi je i ketij je i atij.

    Sot foli konkretisht qe zgjerimi i trotuareve do te behet me buxhetin e siguruar nga mbledhja e takses ne menyre te barabarte. Sot as gjysma nuk mblidhet.

    A e dini sesa eshte kosotoja nese Erjon Veliaj apo Halim Kosova vazhdojne te japin leje ndertimi per klientet e shefave te tyre??????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje