Veliaj prezanton programin për Kasharin, Ndroqin dhe Vaqarrin: Plan konkret dhe të detajuar për fshatin dhe qytetin

30 Maj 2015, 13:44Politika TEMA

Ne kemi një plan konkret, specifik e të detajuar për çdo lagje e rrugë të Tiranës, në qytet dhe në fshat. Kështu u shpreh sot nga Kashari, Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, i cili prezantoi programin e tij me pika konkrete për Kasharin, Ndroqin dhe Vaqarrin. Duke vënë në dukje faktin se në rrethinat e Tiranës njerëzit e kanë mendjen se si të shtojnë prodhimin e tyre, ku ta shesin atë, si të zgjerojnë fermën apo kur do të shtrohen rrugët, Veliaj deklaroi se këto zgjedhje janë për temat që diskutohen në tavolinën e bukës.

 Për ne, 1 milion banorët e Tiranës nuk janë 1 milion probleme, por janë 1 milion mundësi për t’i shërbyer njerëzve me dinjitet. Janë 1 milionë ëndrra, një milion punëtorë që duan ta shikojnë këtë qytet të shkojë në drejtimin e duhur dhe jo kundravajtje”, tha Veliaj në fjalën e tij. Ai u shpreh se sot Tirana është si në Afrikë. “Fushata tjetër është një fushatë me barsaleta. Saliu ka nxjerrë 5 kandidatë që të tregojnë barsaleta dhe flasin në përgjithësi. Ne nuk jemi këtu që të flasim në përgjithësi, por që të flasim në veçanti për çdo komunë, për çdo fshat dhe për çdo njeri që ka nevojë në bashkinë e re të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

 Duke u fokusuar te problemet kryesore të Kasharit, ai veçoi çështjen e legalizimeve, hipotekat, furnizimi me ujë dhe probleme me kanalet kulluese e vaditëse. “Ne zotohemi që bashkia e re do të bashkëpunojë 100% qind të kohës me ekipin e ALUIZNI-t, për të dhënë lejet e legalizimit në një kohë të shkurtër”, tha Veliaj. Ai u zotua se edhe legalizimett, edhe hipotekat në Kashar do të mbyllen shumë shpejt.

 Lidhur me Ndroqin, Veliaj tha se zona ka dy probleme të mëdha: ujin e pijshëm dhe legalizimet e hipotekat. “Është e pafalshme që në vitin 2015 diskutojmë për ujin e pijshëm. Do të bëjmë që ujësjellës-kanalizimet e Tiranës të vihen në dispozicion të të gjithë banorëve sepse ne nuk besojmë te diferencimi i qytetarëve. Të gjithë duhet të kenë të njëjtat shërbime”, tha Veliaj.

 Nga ana tjetër, për Vaqarrin ai premtoi investime në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, si dhe më shumë vëmendje ndaj furnizimit me ujë dhe rehabilitimin e sistemit vaditës.

  Programi për Kasharin: 

1. Mbulimi i Kasharit me linja Transporti Publik;

2. Ndërtojmë Parkun e Liqenit të Kasharit;

3. Furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Yzberisht, Mëzez-Kodër, Mëzez-Fushë, Katund i Ri, Yrshek dhe Mazrekë;

4. Ndërtojmë urën e përroit në Mazrekë;

5. Rehabilitojmë kanalin vaditës Kus-Mazrekë-Kashar;

6. Investojmë në rikualifikimin urban të qendrës së Kasharit në Katund të Ri;

7. Hapim rrugën Kashar-Kus-Allgjatë;

8. Pastrojmë Lumin e Lanës në Mëzez-Kodër;

9. Rehabilitojmë fushën e futbollit në Mëzez;

10. Ndërtojmë shkollë të re për zonën Yzberisht-Unazë e Re;

11. Pastrojmë kanalin e ujërave të zeza tek Lagjja e Re në Mëzez-Kodër.

Programi për Ndroqin:

 1. Ndërtojmë urën e Menikut;

2. Sistemojmë rrugët e brendshme në Vaqarr;

3. Rehabilitojmë rrugën e varrezave në Lagje e Re;

4. Ndërtojmë 2 rrugë në fshatin Zhurje;

5. Hapja e aksit lidhës në rrugën Pinet-Sauqet-Mëzes-Kus;

6. Ndërtojmë rrugën e shkollës në lagjen Ura e Beshirit.

 Programi për Vaqarrin:

 1. Ndërtojmë Parkun e Vaqarrit;

2. Mbulojmë gjithë zonën me transport publik cilësor;

3. Rehabilitojmë sistemin vaditës Vishje-Arbanë-Bulticë-Damian;

4. Ndërtojmë rrugën Gropaj-Allgjatë;

5. Hapja e aksit që lidh rrugën Gropaj-Allgjatë me Kusin në Kashar;

6. Furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat Arbanë dhe Bulticë.

21 komente në “Veliaj prezanton programin për Kasharin, Ndroqin dhe Vaqarrin: Plan konkret dhe të detajuar për fshatin dhe qytetin”

  1. Prius says:

    Eh sikur te kishin program te gjithe kandidatet, ky halimi vetem program nuk ka te gjitha te tjerat i ka gjys per gjys

    1. itan says:

      Planet konkrete per cdo zone, na jep besimin se do te behet pune dhe eshte me e lehte te kerkosh llogari ne fund te mandatit. E ke filluar mire, e ke kapur konceptin se cfare realisht kane nevoje qytetaret, na vjen mire qe je me kembe ne toke dhe nuk premton trame e gradacela, qe Tirana jone nuk ka nevoje sot.

      1. besart says:

        Keshtu duhet bere politika dhe vendimmarrja, me programe te detajuara te bazuara ne nevoje, qe qytetaret te vleresojne realisht punen e bere, dhe te jene pjesemarres ne vendimmarrje, se pushteti vendor nuk mund te konceptohet i ndare nga qytetaret.

    2. Toni says:

      Tirana nuk ka fshat dhe qytet, cdo zone eshte nje qytet me vete. Prandaj cdo zone duhet trajtuar me nje plan sa me te mire dhe te zgjedhen disa probleme qe jane shume emergjente si rruget, pastrimi i plerave dhe ndicimi i rrugeve.

      Yzberishti eshte zona qe ka me shume nevoje per vemendje.

      1. Isla says:

        Deri me sot ne krye te komunes se Kasharit, komuna qe kapte dhe Yzberishtin jane disa njerez qe jane kthyer ne Sulltane te ketyre dhe zonave dhe nuk kane bere asnje pune. Shume mire qe u be kjo reforma territoriale sepse keta njerez e merrnin rrogen kot por dhe me keq vidhnin dhe fondet qe shkonin per rruge.

  2. olsi says:

    pune dhe ide konkrete. nuk ka lidhje veliaj me asnje nga kundershtaret e vet. nuk merret me llafe dhe ben sajime te ulta, dhe as nuk ka qen drejtor i saliut

    1. toni says:

      perdit qe kalon veliaj nxjerr projekte per cdo zone, ndersa halimi sekrete pacientesh. drejtimi i duhur eshte me veliajn, boll humbem 4 vjet me mashtrime dhe paaftesi

  3. ela says:

    Vizioni dhe puna e nisur nuk do te ndalojne, reformat e ndermarra do te vazhdojne dhe se vemendja ndaj punes dhe preokupimi i qeverise eshte i madh ky eshte drejtimi i duhur ky eshte Erion Veliaj

  4. Ortis says:

    Programi eshte goxha i mire por fakti qendron se Bashkia ne 4 vite ka ndejtur kot dhe besoj se do kete deme qe duhen rregulluar para se te fillojne investimi ne projektet e reja.

  5. kida says:

    Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi vertetojne aftesite menaxhuese e drejtuese te z. Veliaj. Mendoj se eshte alternativa e duhur.

  6. arsi says:

    Iky dimri erdhi vera, por Basha e Halimi nuk jane zgjuar akoma nga gjumi letargjik, se program je e jo qe skane por as vizion nuk kane arritur te krijojne.

    1. klejda says:

      ky njeri avash avash po fiton zemeren e te gjithe qytetarve tiranes. puna ne 18 muaj tregoj qe ky eshte eshte nje admistrator i zoti edhe ka bere gjithmon per njerzit ne nevoj! te njejten gje do beje edhe me keto zona dhe per banoret e saj qe jane me nevojtare se kushdo tjeter

  7. BUFFON says:

    Investimet qe ka si projektuar kandidati Erion Veliaj lidhur me zonat qe tashme jane pjese e Bashkise se Tiranes do ndikojne teper pozitivisht. Kjo per faktin se afron edhe me shume me kryeqytetin keto pjese te largeta te tij. Projektet konkrete te z. Veliaj per Tiranen na bejne te shpresojme se do beje pune te mire per kryeqytetin .

    1. Kostandini says:

      Kandidati Veliaj eshte personi i duhur per te drejtuar Tiranen. Aftesite drejtuese e menaxhuese, kreativiteti, energjia, jane elemente qe karakterizojne Erionin. Besimplote se do punoje me zell e perkushtim per qytetin qe per fat te keq eshte lene ne harrese nga kryebashkiaku aktual.

    2. Ranheim says:

      Projekte konkrete per zonat perreth Tiranes. Nuk duhet harruar gjithsesi se vete qyteti ka nevoje per shume investime. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave,kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, Lana mban ere te padurueshme nuk kalohet afer saj.

  8. besnik says:

    Kashari, Yzberishti dhe Ndroqi kane nevoje per nje nderhyrje emergjente sepse per gjithe keto vite komuna nuk ka bere asnje gje. Mjafton qe te shkosh tek pallatet e astirit dhe te shohesh rruget, tmerrohesh.

    Ato zona sot kane nje popullsi shume te madhe dhe po rritet dita dites, duhet nje nderhyrje per te sistemuar problemet emergjente.

    Keto zona duhet te shkojne ne drejtimin e duhur.

  9. ornela says:

    Po per cfare plani e keni fjalen more zoti Veliaj? Apo per planet e supozuara? Mashtruara? Apo ato qe s’kane asnje lloj vlere? Mesa duket akoma nuk keni hequr dore nga vesi juaj i te genjyerit.

  10. velo says:

    o velo po ca i ke keto perralla mor aman.keto premtime qe ti i shkruan neper copa letrash as per 50 vjet nuk i ben.apo jeni mesu ju tashi.del si kryetari jot qe tha se kemi bo investime sa cjane bere per 20 vjet.ju mendoni qe qytetaret do mashtrohen kesaj rradhe ne kete forme.si eshte ajo shprehja genje,genje,se dicka mund te ngelet.

  11. arsla says:

    O partizani i vogel Velo po c’jane keto qe perrallis more bir. Mesa duket nuk ti paskan mesuar shume mire perrallat. Shko ne shpi bej ndonje pune. Ate bej se per gje tjeter nuk je ti jo.

  12. eurola says:

    S’i su lodhe njehere ne kete jete more djale mamaje se genjyeri? Vetem kaq di te besh ti more? Te mashtrosh popullin e shkrete? Po s’ke pune tjeter per te bere ti pervecse te genjesh gjithe njerezit e shkrete? Turp per ty…

  13. ardiola says:

    O Erion… Po merr fryme ndonjehere kur te kesh kohe qe te mos flasesh me budallalliqe. Kujto gjithe premtimet e thyera qe te ka vene ne dijeni PD-ja. Ne 21 qershor “do qash” si djale mamaje. Game Over.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje