“Pronat e të gjithë vlonjatëve do të regjistrohen dhe rivlerësohen duke i rritur vlerën. Do të keni angazhimin tim maksimal si kryetar bashkie që çështja e pronave të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Unë do të bëj maksimumin tim që në katër vitet e ardhshme të pajisen të gjitha pronat e Vlorës me dokumentacion të rregullt. Ne do të bëjmë maksimumin në lidhje me dokumentacionin që i përket Bashkisë së madhe të Vlorës. Do të ngremë një zyrë enkas për këtë çështje”. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli.
Sipas tij, ndryshimet në infrastrukturë që do të ndodhin në katër vitet e ardhshme do të bëjnë që çdo pronë e vlonjatëve të vlejë të paktën dyfish. Ne do të punojmë për të ofruar një Vlorë të re, u shpreh Leli, duke vënë theksin tek projekti për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroporti, i cili do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia.
“Qeveria është duke studiuar një projekt të ri, atë të Aeroportit të Vlorës. Ky aeroport do t’i japë një rëndësi të veçantë Vlorës dhe do të jetë aeroporti i dytë më i rëndësishëm në vend. Ky projekt madhor do të zhvillojë të gjithë rajonin tonë. Për rininë jemi duke studiuar disa projekte që nga Stadiumi i ri deri tek ndërtimi i terreneve sportive në çdo komunitet. Kemi planifikuar të kemi terrene sportive në çdo rajon të bashkisë tonë të madhe”, – shpreh Dritan Leli në takimin me banorët e rajonit numër katër të Vlorës. Sipas tij, vetëm në sajë të një bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe atij qendror mund të arrihet një bashkërendim më i mirë i punëve dhe mund të kthehet Vlora në drejtimin e duhur.
Jo vetem ne kohen e monizmit jugu e ne vecanti Vlora ndertohesh me investime shume ma te medha se veriu i vendit e ne vecanti Shkodra.Po dhe ne demokraci kjo po shifet kjarte.Kur Shkodra e ka aeroportin qe ne kohen e ballhudes.Ka nji te ardhme te shkelqyer nese bahet rrealitet qe Buna te bahet e lundrushme dhe te ribehen portet ne Obot dhe deri brenda ne Shkoder (kryepazarit).Kjo do levizte nji kontigjent bukur te mire deri ne thellesi te kontinentit e nga ketu te leviznin ne drejtime te shteteve te tjera.Ashtu sic ka kene heret dikur.Qytet me i lulezuar se te tjeret.
Nje mjek i respektuar nga gjithe qytetaret e Vlores, i perkushtuar dhe i spikatur ne profesionin e tij, apo nje inxhinier ndertimi qe eshte vene per te projektuar sarajet e Lulit ne plazhin e Vlores? Padiskutim, nje njeri per Vloren, dhe jo per intersat e partise dhe Lulit.
Vlonjatet do te kene nje ze te forte per te perfaqesuar interesin e qytetareve, sic ka bere Leli kur ishte mjek, ne dispozicion 24 ore ne 24, te cdo njeriu qe ka pasur nevoje, ashtu edhe ne krye te bashkise dhe eshte njeriu qe me mire mund te perfaqesoje gjithe vlonjatet.
vlora gjate ketyre 4 viteve me dritan lelin ne krye do te shnderrohet ne perlen e shqiperise e jugut, premtime reale per drejtimin e duhur
Kryeministri e ka shume per zemer Vloren dhe ai ka zgjedhur njeriun qe ka me shume perkushtimin per t’iu pergjigjur punes kolosale qe duhet ne Vlore, projektet duhet te vazhdojne duke bashkerenduar punen me qeverine, jo njeri ben pallate ne bregdet, e qeveria con INUK per t’i prishur.
Perla e bregdetit nuk mund te lejohet te degradohet nga inxhinieri i pallatit te Bashes, i cili tashme eshte vene kandidat per kryetar bashkie, vetem qe t’i sherbeje interesave te partise demokratike, per te tjera pallate ne bregdet. po ne duhet t’i themi ndal rruges se degradimit, duam projekte konkrete qe ta bejne Vloren perlen e Mesdheut, ashtu sic i ka hije.
zoti leli eshte mjek i zoti, njeri i duhur per vloren, do jete ne mbeshtetje te qytetareve te vlores.
po per cfare aeroporti flet ti mo aman.ca te duket vetja ty minister.cjane keto premtime idiote qe ben.kjo eshte klasa politike qe qeveria rama ka ne preher.politikane apo kandidate pa njohuri qe sdine ca thone.nuk mund te behet aeroporti me taksa bashkie.aeroporti nuk behet per sa kohe qe koncesionari qe ka aeroportin e rinasit nuk e mbeshtet kete gje.
po eshte e vertet qe zoti Leli nuk njihej politikisht para se te kandidonte per bashkine e Vlores por ne cdo here qe ka dale ne media e ka treguar se eshte pikerisht personi i duhur per bashkine e Vlores.
ka plane konkrete dhe vertet te nevojshme qe do e bejne Vloren qyetin bregdetar qe gjithmone kemi deshiruar
drejtimi i duhur , per ta bere vloren 1 nder qytetet me te bukur bregdetare te europes, nuk mund tia besojme bashkine nje ing ndertimi qe te vazhdoje ndertimet pa leje si ne rastin e kunatit te bashes
Vlora ke nevoje per nje njeri si Dritan Leli nje njeri serioz dhe te perkushtuar per punen. Me Lelin Vlora do te behet nje atraksion turistik akoma me terheqes, sepse me Gjiken moren vrull ndetimet pa leje dhe korrupsioni edhe pse ishte nje kandidat shume i respektuar, por ai e sherdoroi besimin e qytetareve duke e kthyer ne sherbim te tij.
“-Do t’ju ndërtoj një urë të madhe!
– Nuk kemi lum në fshat!
– S’ka gjë, do t’ju bëj dhe një lum…(???!!!)”
Vlora eshte zemra e bregdetit shqiptar ,kam besim tek puna qe do zoti Dritan per qytetin e tij por per bregdetin e memes Shqiperi duke i sjelle te kte menyre qe pamje mahnitese shume te kerkuar nga turistet por duke rritur ne nje fare menyre dhe ekonomine e vendit
Une si kandidature e pelqeje, se sa do beje per vloren ngelet per tu pare, roli i individit sigurisht eshte thelbesor,eshte ne doren e tij te mbahet mend ose jo, prejardhja familjare,si familje ushtaraku, me mbushe me shprese se do te dije te punoje, do te dije te menjanoje militantet, do te dije te ngreje nje staf profesionistesh, mundesisht pa parti, qe te jene jo vetem ne sherbim te te gjithe qytetareve por edhe te korigjohen shume gabime qe jane bere ne vlore ne fushen e ndertimit,vlora po renkon per rruge,per pasterti,per drejtesi,per sherbim ndaj qytetarit,per uljen e taksave,per rivleresimin e pronave, do te dije te menjanoje nga lista e keshilltareve personat me moshe te re,te cilet kane nevoje per vete te kene nje keshilltar dhe jo te keshillojne nje kryetar bashkie ne moshen e arsimimin e duhur.Si qytetar une do ta votoje, duke marre ne konsiderade vizionin, moshen e duhur,arsimin, prejardhjen familjare. Te vish nga nje familje ushtaraku do te thote te vishe nga nje familje me edukimin per zbatimin e ligjit dhe vetem ligjit.
Allall I qoft pervec aeroportit Na bej dhe nanje anie kozmike te fluturojm me presh Ca thot nje komentus se da bej Vloren me te bukuren ne europ shtrie me gjer perl ne bot Votoni ata qe keni votuar gjithmon dhe do merni te njejtat sherbime Pra do merrni HELLIN
Parate,parate ku do gjenden?-ate thuaj.E them kete se nuk ka mbetur asgje nga shteti apoo pasuria publike,keshtu qe te ndertosh nje object sportive duhet te shpronsosh “pronaret”abuzive,qe kane mbire si kerpudhat pas shiut.Lidhur me aeroportin e Vlores,ky qyetet e ka pasur ate qe nga 1940-a,por a ka mbetur gje nga ai?(natyrisht Vlora ka hapsira te medha ne bregdetin fushor)por ndertimi ketij aeroporti lidhet me ate te Kuksit.Vereni ne shfrytezim te plote aeroportin e Kuksit,pastaj flasim(Natyrisht aeroportin e Kuksit nuk ja kerkoj Lelit,nuk kam vrejte per ate djale,ashtu si dhe per djalin tjeter te Vlores,Deromemaj jane te dy djem te mire e nga familje te mira)
Gezohem per keto inisiativa te Z. Leli ,ka ardhur koha te zhvillojme cdo qytet ,ne vecanti jugun qe eshte perla e vendit tone e cila do te terheqe shume turiste .Turizmi eshte i vetmi kapital qe duhet ti kushtojme nje vemendje te vecante . Te pakten te punesohen shume punetore ne sezonin turistik .
Opo na beni portin njeher, po per aeroportin ka kohe.
Nuk kane se c’fare genjeshtrash te thone me, sepse i kane konsumuar te gjitha dhe tani ju ngelen aeroportet pa bere! Po more po, Vlora do te kete edhe nje Kozmodrom per ne planetin Mars, ashtu si po edhe gezon Lungo-Maren e premtimeve elektorale te qemoti!
Drejtimi i duhur qe ka bere kryeministri Rama. Zgjedhja e juaj me shume se perfekte per vloren. Suksese