Zyrtarisht konfirmohet seriali me 4 vrasje në aksin Holandë-Tiranë, ndërsa po verifikohen edhe disa krime të tjera ku viktimat janë po shqiptarë, në Holandë dhe Itali.
Të gjitha janë vrasje të kryera me plumba në kokë dhe gjoks, me preçizion tepër të lartë dhe që kanë një të përbashkët: Kodin e Mafias.
Hetuesit besojnë se nuk bëhet fjalë për hakmarrje të rëndomta apo konflikte rruge, por për një “biznes” të mirë në fushën e trafikut të drogës, femrave, armëve apo aktiviteteve të tjera dhe konvertimin e fitimeve në biznese të ligjshme apo pasuri të patundshme e më tej kontrollin e tyre.
Përfshirja e Salvatore Letizias në këtë serial, kapo i klanit mafioz të Kamorrës napolitane Piccolo-Letizia në Marcianise, përforcon më tej këto dyshime.
Nuk bëhet fjalë për vrasje të rëndomta apo killera të paguar, por një luftë e përgjakshme klanesh kriminale me gjuhën e Mafias, ku triumfon më i forti, i cili përfiton edhe “plaçkën e luftës”.
Dhe nga kjo betejë më e fundit duket se “fitorja” ka anuar nga klani italo-shqiptar.
Antimafia e Italisë e ka pasur të skeduar Salvatore Letizian si një kapo të klanit mafioz kamorrist të Letizia-Piccolo në Marcianise, i dyshuar për trafiqe të ndryshme dhe vrasje, disa herë i arrestuar. Madje në fillim të viteve 90-të ka humbur prindërit në një atentat nga klani Belforte, me të cilin prej shumë vitesh është në armiqësi.
Nga ana tjetër policia e Holandës e ka lënë të qartë në hetimet e saj se vrasja e Durim Sulkut (Ilirjan Sulaj identiteti i ndryshuar), ka ardhur për larje hesape mes bandave të trafikut të drogës apo femrave.
Pra nuk bëhet fjalë për një vrasje për hakmarrje, por për eliminim fizik për të kontrolluar territoret në Roterdam.
Këto dy fakte janë mëse të mjaftueshëm për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për ta hetuar betejën me 3 të vrarë si produkt i një rivaliteti kriminal, se sa si një hakmarrje të zakonshme apo konflikte banale.
Hetimet tregojnë se Besnik Sulku, vëllai i të vrarit Durim Sulku, i ishte vënë pas Mentor Lufit (Doçit) dhe Gerti Goxhajt prej më shumë se një viti. Po kështu rezulton se Besnik Sulku ka qenë hershëm miku i italianit Letizia, kapo i klanit mafioz kamorrist, që e drejtonte prej më shumë se 5 vitesh grupin e tij.
Hetuesit hedhin poshtë klasifikimin e 33-vjeçarit napolitan si një vrasës me pagesë, pasi po të ishte kështu mund të sillte një nga ushtarët e tij në Tiranë dhe të mos rrezikonte vetë.
Por fakti se Letizia ka zbarkuar në emër të Kamorrës në kryeqytetin shqiptar për të ndihmuar Sulkun, ka qenë përveçse hakmarrje, edhe një betejë për të fituar luftën e nisur dhe zotëruar të gjithë territorin./Dita
Nqs e ke Emrin Kristaq?, keshtu do thuash. Qelbesira
tarrasi…. o idiot dole komplet tem tjeter o k..a po mendon se policia e viteve 70 po heton tani.
Te ngrihente burgosurit shqiptare dhe familjet e te tera viktimave qe jane vrare nga ky dhe te praktikojne Kanunin.Turp per ata shqiptare qe vrasin shqiptar dhe behen aleat me te huajin.Shqiptaret kudo te mbeshtesin njeri tjetrin dhe ti bejne punet bashke dhe ti,kontrollojne gjerat