Të paktën 10 mijë vende pune ka premtuar Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, kandidat për një tjetë mandat, në takimin gra, vajza dhe profesioniste te rajonit nr. 2 të qytetit.
I vetëdijshëm se ky është një vendim i vështirë për t’u deklaruar, ai ka shpjeguar disa pika te planit te tij te veprimit lidhur me punësimin.
“Unë nuk do të jem vetëm kreu i bashkisë së punëve komunale, unë nuk do të largohem nga karriera politike nëqoftëse nuk arrijnë një periudhë 4 vjeçare të kem futur 10 mijë veta në punë. Në mandatet e mëparshme nuk e kam premtuar këtë sepse nuk kisha mundësi.Tani jam i bindur, pasi do të thith më shumë programe nga qeveria dhe këtë ia kam kërkuar ministrit aktual Blendi Klosi, i cili do të vijë në Elbasan dhe t’i tregojë elbasanasve se si do të jenë programet e punësimit dhe çfarë do të përfitojë Elbasani”, tha Sejdini.
Ai u ndal dhe tek ish zona e Kombinatit Metalurgjik që me bashkinë e re Elbasani bëhet edhe me një pronë të madhe.
“Kemi fushën e Kombinatit Metalurgjik, të cilën do ta kthejmë në zonë industriale, por që për të arritur këtë duhet lobim, duhet insistim, kërkese, avokati, dhe kete mendoj qe e bejme me mire se kushdo tjeter”, tha ai.
Sipas Sejdinit, këto ditë fillon ndërtimi i impianteve të fuqishme të një uzine ferro-kromi, një rafineri nafte, po ashtu nis punën një ndërmarrje fasonesh me 250 gra në rrobaqepsi.
Ai citoi se shpejt fillon punën një ndërmarrje për pastrimin e peshkut me 300 gra të punësuara, sikundër ka nisur studimi i impiantit të djegies së plehrave i cili prodhon 11 mega avull në orë dhe kërkon 20 hektarë tokë për të bërë sera të tipit izraelit.
Trekëndëshi Tiranë -Durrës- Elbasan do të jetë më funksional se kurrë dhe Elbasani do jetë zona industriale që do të punësojë njerëz dhe që do të rregullojë jetën e qytetarëve të Elbasanit . Të jeni të sigurtë, se Elbasani do të jetë krejt ndryshe”, ka premtuar Sejdini në këtë takim.
zoti sejdini deri dje aty i kishte projektet por nuk kishte kryeminister qe ta mbeshteste. sot qe elbasani nuk shihet si kulle kundershtare edhe projektet do shohin me ne fun zbatimin dhe vendet e punes do jen te gatshme
vetem me sejdnin elbasani do vazhdoi perpara. po menduan qytetaret se me turkun do behet nai gje, e kan gabim, se ai vjen vetem si ushtar nga zyrat e shqupit per te bllokuar dhe per tja vene fajin qeverise
sa lek merni per brockullat qe shkruni,se me ngeli menja,,,,,
qazim sejdini me pune dhe ide konkrete. ky eshte drejtimi i duhur. ata qe thone do ulin dritat si kryebashkiak vetem genjejn dhe kerkojn vetem perbuzje si reagim.
rilindja tashme po i afrohet dhe bashkive .drejtimi i duhur dhe per elbasanin pasi sejdini eshte nje n ga njerzit me punotere ne kete qytet per arsye se ai bashkepunoi me nje qeveri qe e kishte kundra dhe beri pune per elbasanin.po tani qe e ka qeverine te veten?do jete nje ndihme e madhe per te qe te punoje per qytetin e elbasanit dhe ka per te bere 100% me shume sec ka bere.
pune3 reale dhe gjera konkrete.pune dhe jo fjale.drejtimi i duhu8r per elbasanin shte vetem qazim sejdin.nje nga njerzit me te zote dhe me punetore te bashkise se tiranes.
Pse jo 20,000???!!! Edvini premtoi 300 mije parvjet…
qazim sejdini eshte nj nga njerzit me te perkushtuar si kryetar bashkie dhe eshte nje nga njerzit qe ka punuar me shume per elbasanin sigurisht ka hapur dhe shume vende te reja pune
Bravo Qazim futi njerzit ne pune qe te blejne pallatet e tua ne Elbasan…..or te hangert mortja se su fryke ti me gjith fisin tat…
Ore nje pyetje kam. Duke qene se ky eshte (zere se eshte zgjedhur)dhe po drejton bashkine, pse nuk fillon te hape qe tani keto vende pune, por pret pas zgjedhjeve? s,ka sens.
Dylberat e hongren dhe kete here .
C’fare e ka penguar kete ashik plak ti hapte keto vende pune deri tani?Sepse Kryetar Bashkie ka qene. Te gennjesh deri ne kete fare feje, njeriu normal e ka te veshtire te percaktoje se, per cfare ka me teper nevoje zoti Sejdini, nje vizite mjeksore tek nje psikiater apo eshte objekt per kkodin penal, si mashtrues ordiner i qytetareve te tij. Te kete qyteti ne krye te tij nje “baba” te tille kaq genjeshtar dhe mashtrues dhe populli te mos I tregoje vendin, kjo eshte vertete fatkeqesi e rende.