Veliaj në Zallherr: “Fitojmë në 21 qershor, të gjithë duan të shkojnë në drejtimin e duhur”

31 Maj 2015, 11:37Politika TEMA
Veliaj në Zallherr: “Fitojmë në 21 qershor, të

Kandidati i për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot programin e ASHE për Zallherrin. Gjatë takimit, Veliaj premtoi se për herë të parë Bashkia do të ndihmojë me grante fermerët. Ai theksoi se do hartojë

një guidë në shqip dhe anglisht për të promovuar Tiranën.

“Për herë të parë, bashkia do fillojë të japi grante, por në mënyrë që ato të përfitohen nevojiten projekte konkrete. Ne duam të hartojmë një guidë të plotë në shqip
dhe anglisht për atraksionet që ofron Tirana. Kurora e natyrës që i është
shtuar Tiranës është një pajë e jasmines nshme. Kemi rreth 100 liqene, 13
kala. Shumica e njerëzve që jetojnë te Tirana e betonit s’e kanë idenë që
këto ekzistojnë. Ne duam të ofrojmë iniciativa për fermat për të zhvilluar
agroturizmin. Në bashkinë e Tiranës do ketë një biletë unike. Çdo qytetar
të ketë mundësi të udhëtojë, pa i ndarë njerëzit ca të fshatit ca të
qytetit, ca të njerkës ca të nënës”, u shpreh Veliaj.

“Që tani kemi piketuar projektet që duhet të bëjmë për Zall-Herrin.
Ndërtimi i një ure është ajo që na duhet për fshatin Binar që ta lidhim
këtë fshat me pjesën tjetër të Tiranës. Fondi prej 33 milion lekësh për
ndërtimin e rrugës. 40 milion lekë që ujsjellësin e Qinamit brenda këtij
mandati do të bëhet i mundur që ai të furnizojë me ujë të gjithë banorët”,
tha Veliaj.

Ai tha se në 21 qershor koalicioni i majtë do të fitojë në të gjitha zonat
e Tiranës. “Çdo njësi, nga Zall-Herri deri në Ndroq, nga Krraba deri në
Kashar, nga Shëngjergji deri në Petrelë, nga Kombinati në Kinostudio, e
kanë kuptuar se në 4 vjet Tirana ka qenë kundravajtje. Ndaj do të fitojmë
24 me 0, për të treguar se të gjithë duan të shkojnë në drejtimin e duhur”,
deklaroi Veliaj.

Ai foli edhe për tregjet e përhershme dhe të përkohshme ditore. “Do të
transformojmë mënyrën si funksionon bujqësia dhe disa institucione të
tjera. Nuk mundet që qeveria qendrore të merret me çdo kanal vaditës dhe
çdo qëndër shëndetësore, nga Konispoli në Malësi të Madhe. Ndaj, kemi
kërkuar që, duke filluar nga sektori i bujqësisë, kompetencat e qeverisë
qendrore t’i kalojnë bashkisë, që bashkia të jetë më pranë qytetarëve”, tha
Veliaj.

Pikat e programit për Zall-Herrin

1. Mbulimi i Zall-Herrit me linja të transportit publik;

2. Ndërhyrje në infrastrukturën vaditëse, e cila është amortizuar;

3. Ndërtojmë urën e Pinares

4. Rikonstruksion i rrugës Çekrezë-Ksallë-Qinam

5. Rikonstruksion i ujësjellësit Qinam

6. Rikonstruksion i rrugës Dritas, lagja qendër Baqosht

24 komente në “Veliaj në Zallherr: “Fitojmë në 21 qershor, të gjithë duan të shkojnë në drejtimin e duhur””

  1. ardi says:

    E gjithe Tirana vetem eshte shkaterruar ne keto kater vite; por me teper e ka ndjere kete periferiia, qe eshte kthyer ne nje vend ku edhe bagetive u vjen ndot nga pislleku. Ve re qe te njejten harrese per fshatin e ka dhe z. Kosova, sepse nuk eshte shprehur asnjehere se cfare projektesh ka per menaxhimin e asaj pjese te Tiranes!

    1. undefined says:

      Do fitosh te RAMES o INJORANTE

      1. vini says:

        veliaj do e coj vendin ne drejtimin e duhur. cdo dite me projekte per cdo zone, jo si halimi qe flet ne ajer. tregon ca ka bere ne maternitet, por stregon si eshte puna e tenderave me ilace te skaduara

        1. Dru me pre says:

          Mjaft dole me 200 emra,,,,,,nuk e do njeri hajdutin

      2. toni says:

        kush do pune voton erjonin. kush do llafe dhe braktisje voton halimin. smund ti jepet vota ktyre njerzve qe per 4 vjet e lan tiranen pa asnje sherbim dhe mbajen drejtora florencat. halimi nuk mbron dot asnje pune te bashes se basha ska bere asnje pune. pervecse shqupit qe e ben te bukur dhe e rregulluan, jo se donin por se aty rrine vet

      3. bela says:

        I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

      4. majko says:

        besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zoant e lena ne harrese, fashatrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin

        1. bona says:

          Pet mua veliaj eshte njeriu qe i duhet Tiranes sepse eshte njeri i fjales, ato qe thote se do i bej i ben. Ai nuk premton gjera qe nuk jane te ralizueshme dhe po ta shohesh tani ai nuk po premton gjera te medha. Por vetem gjera qe jane lene pa bere ne keto 4 vjet. Projektet qe ai ka parashtruar per Tiranen ka shume mundesi qe ti realizoje sepse ka dhe mbeshtetjen e fuqishme te qeverise.

  2. edi says:

    Erioni do ta rilinde Tiranen! Tiranes bardh e zi do i jape ngjyra… sepse ky vend ka nevoje te ndricohet, te marre jete, te kete drite!

  3. Besjan says:

    Mos u lodh Erionke! Nuk fiton. Asnje numer ste del, as ty dhe as Fuges. Ke zghgenyer aq shume, ti dhe kryeministri jot sa te paret qe nuk do te votojne jane socialistet. Edhe ata qe vijne dhe te krefin bishtin nuk do te ta hedhin voten se ste shofin dot me sy. Je shembelltyra e falsitetit, nona e mashtrimit, manalli i Edi Rames.

  4. Ledi says:

    Fyerjet, ofendimet dhe sulmet kot nuk i sherbejne askujt. Duhen ARGUMENTA. Dhe argumenti kryeaor eshte qe z. Kosova s’do beje dot asgje me shume se c’beri z. Basha: Sepse PD e kishte per kater vjet bashkine dhe nuk diti ta menaxhonte sic duhet. Te gjitha premtimet qe thone tani, pse nuk i realizuan per kater vite? Pse ju duhet nje tjeter 4 vjecar? Qe te vazhdojne te abuzojne me pushtetin?

  5. juela says:

    Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

    1. nurce says:

      Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

    2. nardi says:

      veliaj eshte drejtimi i duhur. me kosoven askush nuk e ka pyetur qe ishte dr. i maternitetit dhe ka kliniken private te lindjeve. ky eshte nje konflikt i hapur interesi. si ka guxim dhe del. ne gjithe boten o punon ne shtet ose ne privat, tek te dyja te vjen prokuroia te heton. apo jan te pakta rastet qe halimi i con njerzit nga materniteti te klinika vet

  6. noel says:

    po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

  7. baziana says:

    Patjeter qe je fitues i padiskutueshem ne zallher dhe ne gjithe tiranen. tiran di=uhet te zgjoeht bol fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter.

  8. RILINDJA e vdekur says:

    PASTAJ NUK KA KUSH TE SHESE FIC O ZOGU I RAMES

  9. wdritan says:

    Do tja jap voten ketij veliajt nese del e behet burre ne publik dhe thote qe ky vete as shurren nuk e ben pa lejen e Rames dhe e ben vetem nga frika e tij, se sdo jete kurre kryetar bashkie por thjesht zar ne duart e te tjereve qe del e ben gjoja “obamen” me menge te perveshura e stil alla USA. fyerje eshte qe ne bashki te jete si ky si halim mole kosova

  10. vjollca says:

    te votojme per veten .. te votojme ALEANCEN POPULLORE

  11. marinari says:

    JO FIC se nuk del azgjekundi me kte qe thua fiq fiq,po ka plot si ju qe jan te detyruar tashme te shesin fiq, se ERJONI nuk i perket me ati stadi duhet te jemi rrealist mos behemi qesharak,ERJONI ESHT I VETMI QE MUND TA NDRYSHOJ TIRANEN.

  12. aida says:

    Ti do shkosh ne te arushes ne 21 qershor o Erion. Harroji se I ke mashtruar qytetaret e Tiranes. Po shkojme drejt gremines dhe me ju nuk duam te fundosemi me keq akoma. Jemi me Kosoven.

  13. derla says:

    Nese ti e quan veten “drejtimi I duhur”atehere mjere ne o Zoti Veliaj. Po c’thua ti more djale se ne jemi si katandisur si mos me keq dhe shqiptaret vetem te mos kene zene mend nga gjithe kjo mizeri dhe t’ju votojne prape ju.

  14. blerta says:

    O djali I mamit po bej pak pushim se u lodhe. Se tru duan dhe genjeshtrat e tua te bukura qe nxjerr nga goja. Bej ndonjehere pauze qe ti degjosh idiotlliqet qe nxjerr nga goja.

  15. margarita says:

    Ke ngaterruar slogan ore bir… Se ti as qe krahasohesh me drejtimin e duhur. Le nam le. As te genjesh nuk di. Mashtrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje