Rama: Premtimet e SHQUP për të peshkuar budallenjtë. Ç'punë ofrojnë ata që lanë 1 milion të papunë?

31 Maj 2015, 13:01Politika TEMA

“Shqiptarët shpëtuan nga SHQUP-i më 23 Qershor dhe nuk kanë ndërmend të kthehen sërisht atje ku ishin.

SHQUP bën premtime për të peshkuar ndonjë budalla që mendon se me votën e 21 Qershorit do të fshijë reformat e Qeverisë me një të rënë të lapsit.

SHQUP thotë hajdeni kthehemi atje ku ishim më keq, se atje është më mirë. SHQUP thotë votoni që të mos paguajmë dritat, që të bëhet përshesh sic ishte më parë dhe ai që bënte përsheshin, respektohej më shumë”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Vlorës.

Referuar deklarimeve të opozitës se do të grisin reformën territoriale, Rama tha “si do e grisin këtë reformë, që u miratua me më shumë se 84 vota në Kuvend.

Atyre po u shterojnë votat, fillon vapa dhe nisin numërojnë votat dhe shikojnë se kanë më pak vota sec kishin në dimër.

Sot SHQUP drejtohet nga bishti, dhe bishti del dhe bën premtime për të peshkuar budallenjtë.

Sot thonë se rëra ka radioaktivitet, pale ato historitë me gjarprinj në rërë”.

Unë e di që populli ka padurim, sepse gjithë ato vite me Saliun i ka ardhur në majë të hundës, por gjithcka bëhet me punë dhe puna do kohën e saj.

18 muaj janë pak për të ndryshuar cdo gjë, por 18 muaj janë shumë për të gjykuar nëse puna e Qeverisë është në drejtimin e duhur“, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se po investohet në të gjithë sektorët për të garantuar një zhvillim normal të turizmit.

Po investojmë në rrjetin energjitik, i cili është 40 vjec dhe nuk mund të bëhet turizëm me një rrjet që herë ndricon si prozhektor, herë si qiri dhe në fund plas poci.

Sot ishim në spitalin e ri dhe mund t’ju them se ky spital nuk ka asgjë më pak se një spital privat.

Ne do investojmë në infrastrukturë, do të realizojmë Lungomaren, por mos ma bëni si ai i Shkodrës që tre ditë pasi thashë se do të ndërtohet stadiumi i ri i Shkodrës, më niste mesazh dhe më thoshte o mashtrues ku e ke stadiumin?

Me siguri ky do të jetë nga ato që lekët ia merr prindërve për të vënë skedina dhe mendon se punët bëhen aq kollaj sa Ronaldo bën golin kundër Celtës.

Sot po dëmshpërblejmë edhe ndërtimet që po prishen, pasi u legalizuan mbi rrugë, mbi kanale, në zona vend e pa vend.

Sot SHQUP thotë “Punë e Dinjitet”. Ca pune ofrojnë këto kur e lanë Shqipërinë me 1 milionë të papunë. Ca dinjiteti flasin këto, kur në kohën e tyre polici hiqte kapelen dhe ndante lekët, kur policët shtynin furgonat se s’kishin naftë.

A është kjo policia që duam ne? Jo, por trashëguam policinë më injorante.

Ca flasin sot këto të SHQUP-it që e lanë Vlorën si xhep, e lanë pa investime. Turp i madh, kalon në rrugët e Vlorës sikur je në Afganistan. Ecën në rrugë dorë pas dore se ndonjë anëtar i familjes mund të të bjerë në gropë, si duke qeshur.

Ndaj më 21 Qershor votoni drejtimin e duhur, pasi ne do ti japim Dritan Lelit të gjithë mbështetjen e duhur për të bërë Vlorën atë që meriton, qytet europian“, theksoi Kreu i Qeverisë.

 

 

22 komente në “Rama: Premtimet e SHQUP për të peshkuar budallenjtë. Ç’punë ofrojnë ata që lanë 1 milion të papunë?”

  1. RILINDJA E RAMES says:

    POR OR DERRKUC EDHE POPULLIT KETO 18 MUAJ I KA ARDHE NE MAJE TE HUNDES PRANDAJ ZENE VENDIN E PARE PER AZIL DUKE JA KALUAR SIRIANVE EDHE DY VITE TJERA DO MBETENI VETEM JU NE SHQIPERI

    1. entela says:

      Njerezit kane besuar fort tek kjo qeveri me 1milion vota me 23 qershor dhe kane krijuar shume pritshmeri, dhe besuan ndoshta edhe ne magji. Por ama besojne ende, sepse po behet shume pune, por nuk eshte e lehte kur ke nje opozite qe nuk bashkepunon dhe vetem perpiqet te destabilizoje dhe te baltose punen e mire. Mjafton te vazhdoni te patutur se jeni ne rrugen e duhur.

      1. armir says:

        Opozita ne 2 vjet s’ka ngritur dot nje kauze te vlefshme qe te fitoje besimin ne elektorat, dhe po ndodh e kunderta, tani nuk arrijme dot t’i besojme me, edhe po te kene te drejte. Per sa kohe vazhdon te mbaje njerez pa shkolle, te paafte, me precedente dhe qe qarkullon te njejtet njerez historikisht, ashtu do te vijoje te degradohet me keq se partite e vogla.

  2. alexi says:

    Cfar eshte ky fjalor ?!! Rrompall kryeminister

    Po perse ju te rilindjes nuk premtuat 400mij vende Pune dhe deri me soto vetem keni shkurtuar vende Pune.

    Pra dhe ju peshkoni.

    O popull a mireni vesh qe jeni budallenj si per te majtet si per te djathtet.

  3. bye bye says:

    Ke te drejte z.kryeminister por shqiptaret i duan gjerat shpejt si puna e atyre firmave piramidale qe na lana pa breke .

    1. genta says:

      Nuk duam me njerez qe tregojne perralla se si jemi te dytet pas Gjermanise per zhvillim ekonomik, as se si manipulohen shifrat e instatit per te genjyer publikun, kete e treguam me 1 milion shuplaka dhe do ta tregojme edhe me 1 milion te tjera kesaj radhe, per t’i dhene fund politikes se perbaltjes se shqupareve te paafte.

  4. Ren says:

    Premtime bosheee. I pam veprat e demokratve 8 vjet ne pushtet po he ska nevoj per sh fjale

    1. Klarida says:

      Po cvende pune do hapin pd-istat mo aman me shume mbyllin e ato qe jane e jo me te hapin

    2. Enii says:

      Nese kryeministri thote qe shqupi po thot rrena per vendet e punes atehere ka te drejte sepse e pam sa vende pune hapen e sa e ke punesuan gjate 2 mandateve

    3. Qamil says:

      Ne 21 qershor te gjitha qytetet duhet te shkojne ne drejtimin e duhur duke vitu partn socialiste.. gjate 2 viteve qeverisje po na tregojne me shume pune se pd gjate 8 viteve. Shqiperia po progreson

  5. marin says:

    Keta shquparet duan te na bejne per budallenj, po ka marre fund epoka e budallenjve, nuk e japim me voten qorrazi nga mashtrimet, e japim voten per ate force politike qe ka dhene prova te forta besueshmerie dhe angazhimi per t’iu pergjigjur qytetareve, keshtu qe te lodhet sa te doje PD-ja, po asnje vote nuk merr.

  6. Araniti says:

    Ja dy budallenj mund ti peshkojne ktu 2 komentuesit e pare

    1. alexi says:

      MOS u shperqendro shoku por vazhdo punen, lepij bolet e edi rame end Co

      Vazhdo me comentet pro rilindjes.

  7. baziana says:

    po kur kane qene ndoihere serioz keta te pd gjthm jane perpjekur ti hedhin hi syve e te abuzojne po ka marr fund ai proces iken ato kohera, shqiperia duhet te marr frenat e te shkoj ne drejtimin e duhur

  8. SHQUPI dhe PAPUSHQI says:

    Rama thote se:
    Populli na paska shpetuar nga SHQUPI por haron se ra brenda te PAPUSHQI i rilindjes.
    SHQUP-i na beka premtime per te peshkuar budallenjte por haron se PAPUSHQI premtoi 300 mije vende pune e nuk krijoi as dhe nje,perkundrazi humben vende pune qe ekzistonin.
    SHQUP-i na thoshka hajde te shkojme atje ku ishim me keq se atje eshte me mire,kurse PAPUSHQI na thoshka te shkojme atje ku duket me mire por eshte me zi.
    SHQUP-i na thoshka votoni qe te mos pagajme dritat,se PAPUSHQI dritat ja paguajti CEZ-it te Cekise me milionat euro qe i dha.
    Sot SHQUP-i na u drejtoka nga bishti,mos valle PAPUSHQI na u drejtoka nga bishti i bishtit.
    SHQUP-i na thoshka pune e dinjitet e PAPUSHQI na thote drejtimi i duhur,kuturu.
    Keta te SHQUP-it na e paskan lene Vloren pa investime e PAPUSHQI investoje gje te madhe se i hodhi rere me boje plazhit.
    Prandaj te votni Dritan O lelene
    Selia e Partise DEokratike eshte sot ne ish SHQUP-in e
    Selia e Rilindjes eshte ne ish seline e PArtine PUnes SHQIperise PAPUSHQI

  9. kukulla says:

    O sa budalla eshte ky, mjer Shqiptaret ke kane kryeminister, turp I madh….

  10. denisa says:

    E pame se ku na cove edhe ti mo zoti kryeminister. Na fundose aq keq sa na fute ne lluce e s’po dalim dot me. Keshtu qe mos shpreso se voten do ia japim asaj “deles” tende. Fitorja eshte e zotit Kosova sepse ai e meriton plotesisht.

  11. sidorela says:

    Ky ka ik nga terezia e kokes. Epo dhe kaq truthare te ish njeriu s’ma merrte mendja kurre. Mjere mjere ne populli ke kemi per kryeminister. Harrojeni se fitoni gje ne 21 qershor se fitorja i perket vetem atij qe e meriton dhe ai eshte doktor Kosova.

  12. Genci says:

    Nuk dihet se kush eshte me budalla se tjetri. Ky qe e drejton kopene apo ato delet e tij. Njeri me budall se tjetri. Lan nam lan

  13. ariela says:

    Po ku krahasohet ajo delja jote me nje njeri si Kosova mo zoti Rama. Mesa duket kesaj here zgjedhja jote le shume per te deshiruar. Nuk mund te pretendosh fitore me nje njeri si Erioni dhe aq me teper shqiptaret jane lodhur nga budallaliiqet dhe genjeshtrat tuaja. Fitorja eshte e zotit kosova.

  14. arditi says:

    Po ti qe na zhyte ne mjerim dhe varferi more RAMA? Apo pislliqet qe beni ju nuk quhen? Keni vjedhur me grushta dhe akoma te pangopur ngelet tere jeten? Zoti Rama percillja dhe zotit Veliaj mesazhin qe ne 21 qershor e ka te humbur betejen. Ta marre me sportivitet dhe te mos merzitet se ne fund te fundit fitorja dihej qe ishte e doktor Kosoves.

  15. entra says:

    Ty me siguri te duket vetja i zgjuar qe i konsideron te gjithe shqiptaret budallenj. Jep njehere llogari per gjithe ato pislliqe qe ke bere ne kurriz te popullit pastaj fol dhe mu ngrif si kaposh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje