Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi vuri theksin në mungesën e infrastrukturës për kalimtarët.
Gjatë takimeve në zonën e Sanatoriumit, Bojaxhi u shpreh se deri më sot vizioni për zhvillimin e qytetit ka qënë ai i një fjetine pa asnjë konsideratë për sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Sipas tij, ky vizion primitiv është i dukshëm më shumë se kudo tek infrastruktura rrugore.
“Deri më sot rrugët janë parë si infrastrukturë për lëvizjen e makinave pa menduar për këmbësorët. Sa herë që janë ndërtuar apo rindërtuar rrugë, janë sakrifikuar kalimtarët: rrugët janë zgjeruar kurse trotuaret janë ngushtuar ose zhdukur fare. Një rast i tillë tipik është ai i zonës së Sanatoriumit ku sapo janë rindërtuar disa rrugë por trotuaret janë aq të ngushta sa nuk mundësojnë as ecjen e një këmbësori”, tha ai.
Bojaxhi deklatoi se ai do t’i ndërrojë prioritetet dhe rëndësia kryesore do t’u jepet kalimtarëve.
Ai tha se se trotuarët do të zgjerohen, do të çlirohen nga zaptimet e paligjshme dhe nga të gjitha objektet e reklamave dhe tabelave private për t’i liruar në favor të këmbësorëve.
Paska qen cun i zgjut ky Gjergj mafishja, vallaj si nuk na kishte shku menja te trotuari i ngushte ne Sauk, as ke Tirona fjetine ,megjithse kte te fundit sikur e tha pardje edhe Edi Rama. E shef Gjergjin apo jo? Do na liroje trotuaret nga zaptimet e paligjshme, hallall Gjergjo se kur drejtoje INUK un besoj se nuk kishe kohe me liru trotuaret , ishe i zon duke bo alpinizem .
O po c’na the, a nuk e beri Luli dhe Saliu jot Tiranen mejhane, ti po na del si i pavarur, por prape mbetesh drejtori i Saliut dhe shoku i lulit, ti nuk arrite te menaxhoje KESH-in, e le si mos me keq, do menaxhoke bashkine e Tiranes.
Po cilesia ne sistemin elektroenergjitik si eshte o Bojaxhi? Pse nuk flet asnjehere per kete, se ishe ti qe e drejtoje dhe e katandise si mos me keq? A i ke pare telat ne hava si rrjetat e merimanges?
Duhet besuar tek gjergji sepse ai vjen nga shkolla amerikane, po te votojme per kosoven+veliun na mori lumi, ai bojaxhiu nuk e njeh korrupsionin te ngritur ne qeverisje nga berisha,basha,meta,rama….
Une i besoj nje njeriu qe ka punuar ne WALL STREET apo Banken Boterore se ne Amerike ste marrin se je cuni mamit apo gjinekollog por se je menaxher dhe teknicien i mire. Ska nevoje me Tirana per politikane por per njerez me vullnet