Seria e vrasjeve nga Holanda në Tiranë, zbardhet dosja e Ilir Sulkut

31 Maj 2015, 15:16Politika TEMA

Masakra e 27 Majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj e ka zanafillën e saj në qytetin e Roterdamit në Holandë aty ku prej vitesh shqiptarët përplasen mes tyre për kontrollit e territorit për trafikun e drogës dhe prostitucionit.

A1report ka siguruar dosjen e vrasjes së Ilir Sulkut në Riderkerk, qytezë e cila ndodhet 23 minuta larg Roterdamit. aty ku Sulku ka qenë përgjatë pasdites së 6 Prillit dhe teksa kthehej në Riderkerk u ekzekutua.

Në këtë dosje të përgatitur nga hetuesit hollandez, Sulku rezulton të ketë shkuar në Hollandë ilegalisht në vitin 2010 e për 5 vite të qëndronte në Roterdam e Riderkerk në këto dy qytetet në banesa me qera.

Për vrasjen e Sulkut kanë marrë pjesë dy persona të cilët pasi kanë survejuar lëvizjet e 33-vjeçarit kanë vendosur ta ekzekutojnë në parkingun e pallatit ku shqiptari jetonte me të dashurën e tij të cilën pak çaste para vrasjes e njoftonte në ‘What’s up’ se nuk vonohej dhe po mbërrinte në shtëpi.

Në automjetin  BMW të përdorur në vrasje, në të cilin hetuesit kanë gjetur gjurmë të autorëve dhe janë pikërisht këto gjurmë të cilat sipas burime për A1 Report në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të krahasohen me ato të Markeljan e Klevis Doçit dy nipërve të Mentor Lufit “Doçit”, pasi ata dyshohet të jenë autor të mundshëm të kësaj ngjarje.

Të njëjtat burime sqaruan për A1Report se ditët në vijim pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe një grup hetuesish holandez të cilët do të krahasojnë provat materiale të sekuestruara në skenën e krimit ku u vra Ilirjan Sulku me ato të sekuestruara nga masakra e 27 majit në Tiranë, ku mbeti i vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Përgjatë vitit 2015 vrasja e Sulkut në Holandë nuk është e vetmja pasi 3 muaj para vrasjes së 33 vjeçarit, në Roterdam u vranë dhe dy vëllezër shqiptar përkatësisht Florenc e Klevis Tola për të cilët asokohe media lokale raportoi se gjithçka ndodhi pas konflikteve për pazaret e drogës.

10 komente në “Seria e vrasjeve nga Holanda në Tiranë, zbardhet dosja e Ilir Sulkut”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkk…………..

    1. Shpellari says:

      Hi Tourkopordhos, epo keta nuk bejne tregti me djathin e dhive – Feta, Gyros apo Ouzo te pshurret.

      1. alo1 says:

        Ca thua o injorant, mw ketw qe shkruan ti i jep te drejt ketij plehres lart.

    2. grekumutit says:

      o grek trim (ironi), po ti mos leh pas pseudonimit tend bajat. Takohu njehere me keta horrat, e thuaju ne sy c’ke per tu thene. Apo …?

  2. ??? says:

    Histori me zagare!

  3. bobi says:

    Keto pun keshtu perfundojn se nuk munde ti zgjidhesh dot ne menyr tjeter. Nga shok te ngusht ne korjer te kamorres dhe si e kan shqiptate ia fusin njeri tjetres mendonin se do tia fusnin dhe italianeve. lufi dhe ne hen te shkonte nuk kishte per ti shpetuar dot ekzekutimit. Kamorra me ekzekutimin e lufit donte tu ipte nje mesazh te ter mafjes shqiptare qe neqoftese nuk jeni korrekt me ne nuk i shpetoni dot vdekjes. Dhe italiani nuk erdhi per te ekzuktuar lufin po erdhi te kontrollonte sulkun qe do ta mbaronte punen qe i kishte ngarkuar kamorra apo jo, dhe mbase ka pasur ne plan qe ta vriste dhe sulkun mbasi te kishte mbaruar punen.

    1. Dibrani says:

      [email protected] kjo qe thua eshte mese e vertet

      po u fute ne ate valle lekun do ta shijosh por ne fund ,..dihet 99 perqind je i vdekur

      si thot kamorra ” nuk ka zgjidhje tjeter”

      1. Shpellari says:

        Spo e kuptoj pse keta arrnautet bojne pazare me Camorren derisa Ndrangheta oshte shume ma afer!

    2. atdhetari says:

      LE TE MBLIDHEN SHQIPTARET DHE TIA LEROJNE NENEN PEPINOVE KU TA KENE. TE BEHEN MAFIE E MADHE DHE JO TE VRASIN NJERI TJETRIN.SKA BYTHE ITALIANI DHE KAORRA TE VIJNE KETI TE BEJNE,LIGJIN SE NUK ERDHEN DOT PER 25 VJET .DUHET TE FILLOJME TE VRASIM TE HUAJ DHE ITALIANE SE SHUME JA U KEMI ZGJATUR. KUR SERVILOSESH TA LEROJNE KURSE PO U A LEROVE TE SERVILOSEN

  4. Majmuni says:

    Ok, tani qe u zbardh ngjarja, mbylleni ket muhabet se na hapet barkun! Na kaloi deshira me lexu gazeten me ksi haberesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje