Sandër Simoni: Së shpejti në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë

31 Maj 2015, 18:30Politika TEMA

Funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë , si zv/ministra, prefekte  e kryetare bashkish, pritet të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ne nje interviste per Ora News , Sandër Simoni deklaron se numeri i çështjeve ka tendeca të rritet pasi të tilla jane edhe rastet që po hetohen aktualisht nga prokuroria për krime të rënda.

Sander Simoni: Nuk janë vetëm shtetas shqiptarë që eksportojnë në këtë mënyrë kriminaliteti, siç jemi mësuar të themi deri tani por janë dhe shtetas të huaj, dhe vendet fqinje kryesisht, të cilët mbi territorin shqiptar importojnë këtë lloj kriminaliteti që është trafikimi i narkotikëve. Politik-bërësit duhet ta shohin me shqetësim këtë të dhënë për të forcuar pikat e kalimit kufitar apo për t’u bërë të ditur vendeve anëtare të Këshillit të Europës që janë dhe shtetasit e tyre që e shohin Shqipërinë si një vend ku mund të bëjnë importim, eksportim apo tranzitim të lëndës narkotike”.

Duke ju referuar statistikave  rezulton se  në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013 , kjo gjykatë ka dhënë 274  vendime  për korrupsion.

Sander Simoni: Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë kopetenca legjislative më tepër për sa i përket kompetencave vendore të gjykimit të një kategorie funksionare. Ne mendojmë që juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë, përsa i përket gjykimit të deputetëve apo ministrave, qoftë për vepra penale të korrupsionit apo për vepra të tjera penale, është diçka e pakuptimtë tashmë.

Ne tryezën e fundit për reformën në drejtësi , Simoni ka propozuar që të  gjitha rastet për gjykimin e zyrtareve të lartë t’i referohen për kompetencë kësaj gjykate. Sipas tij gjykata e larte nuk ka as kapacitetin për t’i shqyrtuar këto raste.

Sander Simoni: “Çështjet më interesante për opinionin apo për pritshmëritë e opinionit janë ato që lidhen me kategorinë e veprave penale për të cilat ne kemi në kompetencë, veçanërisht ato të veprave penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kushtet e sotme, pritshmëria e opinionit më e madhe është për këtë kategori veprash penale të cilat priten që të vijnë në gjykatën tonë”.

Nje numër i madh i çështjeve në gjykim është dhe ai i të pandehurve me shtetësi të huaj. Në vitin e shkuar nga kjo gjykatë janë dënuar 25 persona, ndërsa për 6 muajt e parë të 2015 rezultojnë 12 shtetas të huaj.

23 komente në “Sandër Simoni: Së shpejti në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë”

  1. alti says:

    Sander Simoni eshte emblema e gjykatesit qe kerkon me cdo kusht shtetin ligjor dhe barazine e te gjithe shtetasve para ligjit . Si ky gjykates te kishim disa te tjere dhe do te shihnim se si do dridheshin politikanet para drejtesise .

    1. I Pavarur says:

      Kujdes se po na dridhen leqet e kembeve!! Nuk e di qe kur e njeh por, kur ishte ne Gjykaten e Apelit te Shkoder te gjithe kriminelet qe iken nga burgjet ne 1997 i nxorri te pafajshem. Nuk ishin kriminele dosido por grupe kriminale te vjedhjeve me pasoje vdekjen, vrasjeve dhe perdhunimeve. Te ashtuquajturit Bep Qorri, vrasesit te oficerit Gj. M., i denuar me 25 vjet i dha lirine ne kembim te 100 mije markave gjermane…

    2. @ says:

      Pordhe me rigon…
      E harruat Gjin Gjonin qe u duk sikur do te shkarkohej dhe tani e kane zgjedhur president ne forume nderkombetare. Si mundet qe hajduti te denoje shoket e tij?
      Nuk do kete drejtesi ne Shqiperi me gjykates shqiptare…
      Nuk do kete rend ne Shqiperi me drejtues policie shqiptare…

    3. Lani says:

      O ky eshte kokrra e debilit eshte nje megalloman idiot.ky ben policin e prokurorin e pastaj edhe gjyqtarin! Me pak fjale eshte K….

  2. Populli says:

    Llafe llafe llafe llafe llafe llafe llafe dhe me ne fund fjale dhe vetem fjale.

  3. rezi says:

    Le t’i lutemi Zotit se gjykates te tjere do te marin shembullin e Sander Simonit Alti, dhe te shpresojme se do te vije ajo dite kaq e pritur nga populli shqiptar ku Gjykatat te jene totalisht te pavarura dhe te fuqishme ne praktikimin dhe zbatimin e ligjit.

  4. gjini says:

    se u emeruan gjyqtare pa brek ne bythe dhe sot kane bere miliona dhe kane blere nga 2 dhe 3 shtepi, i kane blere me rroga.
    aman mos na i nxirni se na haper barkun me keto ftyra.

  5. Lela says:

    Besoi se ky mund te jete nga gjyqtaret me cilsor.Por nuk besoi se eshte me cilesor se Lila floriri.Mendon ndonjeri nga ju se ky do e coi Lila floririn ne banken e te akuzuareve.Apo u zhduk ora e Dritan Priftit qe e incizoi me bllok ne dore.ky , Lila jo vetem qe qendron ne piramiden e shtetit por me urtesi e dashuri i kerkon elektoratit te votojne per L.S.I dhe kandidatet e tij . O E L E K T R A T! I vini gishtin kokes dhe mos e votoni kete manipulues dhe genjeshtar qe ti hapet rruga drejtesise. Vetem keshtu mund te shpetoi ky popuull nga kjo fare e keqe. Duhet votuar kunde qe kjo pari jo vetm kandidat per krytar bashkie te mos mari , por te mos mari asnji keshilltar . Shkoni ne kutit e votimit me mende ne koke dhe mos u genjeni nga interesat e castit.

  6. TR says:

    Te gjithe nje emer kane .

  7. ardit says:

    Gabohesh ” i pavarur ” , gjykatesi Simoni nuk ka qene gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Shkoder. Ai ka qene ne vitin 2000 gjyqtar ne Gjykaten e Shkalles Pare Shkoder, e ngaterron me Gj. Pernocen. Ne 97 ka qene ne Shkollen e Magjistratures. Sa ka punuar gjyqtar ne Gjykaten e Shkodres e ate te Krimeve te Renda njihet per vendime te rrepta e te drejta , nuk ka ndodh te liroje njeri nga burgu si gjyqtaret e tjere. Por prandaj jemi ketu ku jemi ne se nuk i vleresojme njerezit e ndershem.

  8. tushja says:

    a thoni mre cuna qe do ja mrrimjm ksaj dite! E do zoti ti mushin burgjet si nje ne vaktit “me ploitikane”, se dhe kriminelet qe duhet te ishin ne burg, jane jashte!Ishalla ju hongert goja mjalte!

  9. Keli says:

    Ky ngeli duke llomotitur me shpresen se do kape ndonje cope. Po ne cfare cilesie flet ketu ti Sander apo si zedhenes i prokurorise. Karakteristike e tij eshte qe flet shume dhe nuk thote asgje. Sa per gjyqtar model shkoni pyesni ne Shkoder se ju a japin karakteristiken e ketij tipit

  10. Marko says:

    Z Simoni ben mire te beje punen e gjyqtarit dhe jo te gazetarit. Apo ka dale per fushate dhe flet dhe ne emer te prokurorise. Nuk e di se si eshte si gjyqtar. Por mania e tij per te dale para publikut me vend e pa vend me ben te dyshoj shume per pavaresine e tij. Cfare mendimi ka ky si kryetar per vendimin e gjykates se tij per pafajsine e mark frrokut????

  11. ardi says:

    Ne Shkoder flasin fjalet me te mira Keli se shkodran jam une. Njeri model e i ndershem. Ti mos lexo vetem titullin se ate e vene gazetaret. Ai ka shpjeguar kompetencen e re te gjykates. Shume mire qe del nje Kryetar gjykate e shpjegoj per publikun se duhet.

  12. Asht e vertete qe Sander Simoni liroi prej burgut tane kriminelat ne vitin 2001 deri 2003 ne Gjykaten e Rrethit Shkoder. Per kete u shperblye padrejtesisht me shku me Tirane.
    Masandej u ba Demokrat e delte tu ju thane njerzve se S Berisha don me me a Prokuror te Pergjithshem. Tashti asht ba me Ilir Meten.
    Ka nja tre shpia ne qender te tiranes e dy zyra.
    Vetem ne Katun te vet ka harxhu nja 100 milion lek per me rrethu shpine.
    Ky asht modeli ma I keq I gjykatsit ne shqipni!

    1. LORA says:

      EKZAKT,kojshia i Bepit.
      Per gjithe zyrtaret (perfshire edhe kete s.simonin e gjykates se krimeve te renda )qe dalin e llomotisin publikisht ,pa pike turpi dhe pergjegjshmerie per karrigen qe mbajne “do te,do te,do te”,nje ritual i shpifur dy-dekadesh i takemit politik dhe institucional qe nuk bejne asnje gje te hajrit,,,dhe qe nuk dolen njehere te vetme te thone,ne e kryem perfundimisht kete pune,,,,kam vecse nje fjale,U DHJEFSHA SOJIN, kerpusha te ndyra qe nuk justifikoni as rrogen e taksve te shqiptarve.
      TUNG.

  13. Neveri says:

    Amano se na hapet barkun me keto deklarata , keshtu tha dhe kryeprokurori para disa koheve dhe ne te verte as dhe nje gje nuk ndodhi. Po te punoje prokuroria seriozisht i bie qe 70% e ish qeverise Berisha duhet te ishte ne hotelin pa qira.

  14. tirana says:

    nga te gjithe komentet e mesiperme kuptoj se nuk kuptohet nga gazetaret e temes dhe komentuesit e temes, cfare eshte gjyqesori cfare eshte prokuroria. nje gjyqesor i pavarur dhe ne rastin konkret edhe gjyqtar SAndrit nuk mund te beje rolin e prokurorit dhe te thote se shume shpejt do te kete njerez zyrtare te larte ne banken e te akuzuarve , kete rol dhe detyre e ben prokuroria. gjykata eshte mire te beje drejtesine te mos denoje te pafajshem dhe te liroje te fajshem duke bere politike.

  15. ridi says:

    O kojshia i Bepit . Ca jane keto rrena , po ti nuk ditke asnji gja per te . Mos mashtro kot, c’fare inati ke , ka denu ndonje njeri tandin , ai nuk ka ndodh ndonje here me liru noj person te tille se tan ne Shkoder jetojme e e njohim per ato vite kur ka punu ketu. Sa per shpia nje ka ne Tirane e ate e ka marr me kredi shteti kur u ba Kryetar ne Krime e Randa. Une e njoh mire se kam jetu disa kohe ne lagje me te. Mos flsini kot thashetheme pa vend. Ai ka pozicionin e vet e eshte i detyrum me u shpreh per Gjykaten e vet kur ja kerkojne.

  16. ferdi says:

    Kojshia i Bepit ja ke fut kot , fol per noj tjeter jo per kete. Te gjitha ato qe shkruan ti jane genjeshtra se e njohim dhe ne. Sa per komentuesit e tjere po ju them se lexojeni mire se titullin e vene gazetaret. Ai eshte shprehur korrekt , thjesht ka shpjeguar ndryshimet ligjore per funksionaret dhe thote qe krim sjellin dhe te huajt ne Shqiperi e kjo eshte e nevojshme per opinionin se e ka per detyre si Kryetar i Gjykates. Me duket se ka nje ligj per kete ku ato detyrohen et shprehen kur u kerkojne opinione e jo per ceshtje te vecanta.

  17. ILIRIA says:

    QE I THONE NJE FJALE TE URTE POPULLORE QE “PESHKU QELBET NGA KOKA” ESHTE ME SE E VERTETE SEPSE PO NUK U ZGJODHEN TE GJITHE DUKE E MERITUAR CDO NIVEL ADMINISTRATORI KUDO QOFTE SI K/MINISTER , PRESIDENT (NGA POPULLI JO NGA PARTITE)DEPUTET K/GJYKATE K/PROKUROR K/BASHKISH DHE E GJITHE ADMINISTRATA DHE TE JENE TE BARABARTE PARA LIGJIT TE GJITHE NUK KA PER TU RREGULLUAR SHTETI SHQIPTAR SE QE TE GJITHE E VJEDHIN DUKE FILLUAR NGA KOKA DERI TEK AI NEPUNESI I THJESHTE. FALEMINDERIT

  18. @ Ridi e Ferdi.
    Nuk kam pase asnje pune me kete gjyqtarin por ne Shkoder gjanat duken krejt. Ju noshta punoni me ate e ju intereson me shkrujt ashtu.
    Sa per shpi Jay e tij bani nji xhiro ne Tirane tek Blloku libri universitar e afer televizionit shqiptar se ju dalin fjalte e mija.

  19. Perkthyesi says:

    Zoti Sander, jam krejtesisht i sigurte qe kjo deklarate e juaja eshte mashtrim i radhes! Askush nuk u beson me organeve te drejtesise! Keni dhene provat me te keqia! Te drejten tashme mund ta vendose populli me forcen e tij te jashtezakonshme. Vetem kjo ka ngelur, rruge tjeter nuk ka……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje