Kopshti Zoologjik i Tiranës do të rigjenerohet, fillimisht duke i’u kthyer qytetarëve pas 4 vitesh degradimi, e për t’u shndërruar më pas në një hapësirë frymëmarrjeje për kryeqytetin e një kënd argëtues për fëmijët.
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e Kopshtit Zoologjik të lënë në harresë, i shoqëruar nga arkitekti i njohur anglez, Ray Hole, ekspert i fushës dhe kontribues në ndërtimin e kopshtit zoologjik të Londrës, për të parë mundësinë për rijetësimin e kësaj zone të Tiranës, e për ta kthyer atë në një oaz çlodhës për familjet dhe fëmijët.
Veliaj dhe Hole diskutuan mbi rigjenerimin dhe konceptimin e një kopshti zoologjik modern, qoftë në dizajn, arkitekturë, por edhe miqësor për kafshët që do të banojnë aty.
“Kemi një shans për të kuptuar se ç’mund të bëjmë me këtë zonë, ku sot ndodhet kopshti zoologjik, një ndërmarrje e falimentuar e Bashkisë së Tiranës. Po shikojmë një model financiar ndryshe, ku bashkia është vetëm një nga aktorët, kurse qyteti bashkëpunon më shumë për ndërtimin e një mekanizmi financiar të qëndrueshëm”, u shpreh Veliaj.
Ai tha se, po shihet mundësia edhe për zgjerimin e hapësirës së kopshtit zoologjik, por edhe për t’i përdorur më mirë hapësirat aktuale.
“Është një Kopsht Zoologjik unik, që mund ta kthejmë në një potencial fantastik për familjet dhe fëmijët. Ndaj, e shohim jo si një problem, por si një mundësi e mirë, që pas 21 qershorit ta çojmë edhe Kopshtin Zoologjik në drejtimin e duhur, si një hapësirë dhe frymëmarrje për një qytet, i cili ka më shumë nevojë për parqe se sa për beton”, u shpreh Veliaj.
Duke folur për projektin e ardhshëm të Kopshtit Zoologjik, arkitekti Ray Hole tha se zona ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të mëdha për realizimin e saj.
“Këtu shoh një sfidë të madhe, por edhe potencial të madh. Ka nevojë për një strategji operacionale dhe një strategji për gjenerimin e të ardhurave, për të riinvestuar dhe për ta rikthyer këtë vend në një vend frymëzues dhe konservues të pjesëve të tjera të botës nga vijnë kafshët”, u shpreh ai.
Rijetësimi i Kopshtit Zoologjik është një nga pjesët e rëndësishme të programit të kandidatit Veliaj, i cili parashikon ta kthejë atë, nga një kopësht të trishtë që është sot, në një park zoologjik me standarde bashkëkohore. Numri i kafshëve do të rritet dhe kafshët nuk do mbyllen më në kafaze, por do të qëndrojnë në mjedise të hapura të ngjashme me habitatin e tyre natyror.
drejtimi i duhur per tiranen, njeriu i duhur per ti rikthyer buzeqeshjen e kryeqytetit
erioni eshte njeri me vizion dhe me potencialin e duhur per te rikthyer tiranen ne drejtimin e duhur, sepse luli ka harruar qe duhet edhe te beje ndonje investim per bashkine jo te marre te gjitha fondet per xhepin e tij
erion veliaj eshte kandidati i duhur per tiranen, eshte kryetari i ardhshem i bashkise qe do e coje tiranen ne rrugen e duhur, ne rrugen e zhvillimit dhe te investimeve, me punen e bere ne dy vite si minister e ka treguar qe eshte punetor dhe i palodhur
Tiranes i ka munguar cdo gje, ambjentet sportive, kendet e lojrave, te argetimit, u be nje qytet i shkrete, kur eshte kryeqyteti i te rinjve me moshen me te re ne Europe, nuk eshte se Basha i dha rendesi ndonje kategorie te vecante dhe s’ beri keto, se ai thjesht s’beri asgje.
Ky kafsha qe ishte ne krye te bashkise, qe nuk u nginj kurre, hengri dhe kafshet e kopshtit zoologjik, nuk u mjaftua qe vodhi cdo fond te bashkise dhe i perdori per udhetimet e tij ne Amsterdam, qe mos pafte hajer me sy ishalla.
Sikur basha minimalisht mos te kishte shkaterruar gjerat e bera ne Tirane, edhe mos te bente asnje investim a pune, do te ishte i nderum. Po vetem shkaterroi dhe degradoi, keta duhet te jene te semure, se s’ka mundesi qe nje njeri normal te kete deshiren vetem per te shkaterruar.
Super projekt dhe premtim ambicioz per kopeshtin zoologjik te kryeqytetit i cili 4 vite i lene ne meshire fatit! Besojme tek ti! Drejtimi i duhur dhe pozitiv qe i duhet Tiranes!
do RILINDI zoologjiku,kushte me te mira per kafshet tona??
po po Kopshti Zoologjik rivihet ne funksionim po te fusesh brenda o Erion kafshet e Vicidollit – gomarin sali, vicin zen, lopen liri, macen gita …dhe kelyshet e tyre te ndyre.
O Erjon mos harro ti thuash atij arkitektit anglez ,se ketu kemi edhe nje nendege te kopshtit zoologjik.Behet fjale per shqupin dhe barngrenesit e ndryshem ,nje dhe dythundrake qe e popullojne.
Veliaj do mari shum vota per tiranen ne qofte se fute ne kopeshti zologjik kafshen me te zgjuar -sali ushtin.
Po per cfare potenciali e ke fjalen mo zoti Veliaj? Ketu cdo gje ka marre dhene per faj te qeverise suaj. Me cafre te drejte kerkoni vota ju? Ketu nuk ka asgje per tu “shitur”me. Jemi me doktor Kosoven dhe vota i perket vetem atij.
Kot luftoni dhe kot perpiqeni se skeni gje ne vije. Nuk do e leme Tiranne te humbase me teper se c’ka humbur.
Ndonjehere duhete te fillosh te meditosh zoti Veliaj per gjithe budallalliqet qe flet. Na i ke shpifur me ato genjeshtrat e tua.
Nuk do e leme me Tiranen te humbase me shume se cka humbur me nje kandidat si ju. Jeni shume I vogel per te merituar Tiranen dhe aq me pak votat e qytetareve te Tiranes.