Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë në qytetin e Vorës.
Në këtë takim, z. Meta shoqërohej nga kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj dhe kryetar i LRI-së, z. Endrit Braimllari.
Në fjalën e tij, z. Ilir Meta tha se Vora ka një të ardhme të shkëlqyer dhe se po zgjohen energjitë e fjetura sidomos te të rinjtë dhe të rejat. Lideri i LSI-së u shpreh se ora e ndryshimit po troket edhe për Vorën. “Absolutisht po shoh dita-ditës zgjimim e shumë energjive të fjetura këtu në Vorë e sidomos tek të rinjtë e të rejat, por dhe te gratë dhe te nënat e Vorës. Kjo tregon që besimi se ora e ndryshimit për Vorën po vjen dhe në 21 qershor, me votën e tij populli i Vorës, i Bërxhullit dhe i Prezës do t’i thotë po alternativës sonë. Do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë për shërbimin dhe për punësimin në nivel kombëtar”, – tha z. Meta.
“Më akuzojnë mua pse vij në Vorë, pse shkon Ilir Meta në Vorë?!. Po çfarë faji kam unë që të gjitha rrugët kalojnë nga Vora?! Çfarë faji kam unë që ata të tjerët përtojmë të ndalen në Vorë kur ikin për në Shkodër, kur ikin për në Durrës, kur ikin për në plazh apo kur ikin në aeroport? Unë nuk përtoj të ndalem. Pas 21 qershorit do të vij dy herë në ditë në Vorë. Dhe do vij që të zbatojmë planin dhe programin tonë sepse do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë për shërbimin dhe për punësimin në nivel kombëtar”, u shpreh z. META
Në vijim të fjalës së tij përpara të rinjve të Vorës, z. Meta u shpreh se programi i kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” z. Luan Sallaku mbështetet fort në punësimin e rinjve si dhe në hapjen e shkollave të formimit profesional në mënyrë që të rinjtë dhe të rejat të arsimohen në profile profesionale të caktuara.
“Ne kemi një program. Programi ynë ka shumë çështje po ku çështja kryesore është punësimi dhe ne garantojmë që brenda dy viteve ne do të realizojmë punësimin e çdo banori të Vorës që do të punojë. Kemi për detyrë kemi për përgjegjësi si bashki e re, edhe ne si përfaqësues të mazhorancës dhe të qeverisë , edhe që dalim këtu garant të këtij programi të Luan Sallakut dhe të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Vorë që të gjithë ata që janë pa punë dhe që të gjithë do të evidentohen dhe për këtë do të hapet zyra e shërbimit të punësimit këtu, të gjithë do të kenë mundësi që t’u ofrohet një punë .