Microsoft do të shesë Windows 10 Home 119 dollarë ndërsa versionin Pro 199 dollarë

2 Qershor 2015, 15:47Hi-Tech TEMA

Zyrtarisht Microsoft ka publikuar informacionet mbi koston e Windows 10-tës, ku Windows 10 Home do të kushtojë 119 dollar ndërsa Windows 10 Pro 199 dollar. Microsoft gjithashtu ka planifikuar që të tarifojë 99 dollar për ata që duan të kalojnë nga versioni Home në Pro.

Gjatë fundjavës që lajmë pas, një distributor amerikan online, NewEgg.com publikoi ato çmime që rezultuan të ishin të rreme. Sipas tyre Windows 10 Home do të kushtonte 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar. Por nuk u mjaftuan me kaq po thanë Windows 10 do të ishte e disponueshme pas datës 31 Gusht.

Ditën e djeshme Microsoft e hodhi poshtë këtë të fundit me një publikim zyrtar ku tha se Windows 10 vjen më 29 korrik për të mos vonuar më tej duke zbuluar në orët në vazhdim edhe çmimet ekzakte.

Microsoft do e ofrojë Windows 10 falas për konsumatorët në Windows 7 Sp1 dhe Windows 8.1. Por do të jetë falas për një kohë të limituar deri më 29 korrik 2016. Pas këtij afati përdoruesit do të marrin njoftime të vazhdueshme për të kaluar në Windows 10. (PCWorld Albanian)

 

4 komente në “Microsoft do të shesë Windows 10 Home 119 dollarë ndërsa versionin Pro 199 dollarë”

  1. Shqipo says:

    Kurse per mua dhe shume shqipo te tjere do te vijoje te jete falas ashtu si gjithe versionet e meparshme.

  2. Albatros says:

    Po qarkullon një lajm se kush disponon Windows 7, 8 dhe mbyll deri në fund të muajit një regjistrim për Windows 10 , do ketë falas për një vit, por ka mundësi falas për gjithmonë . Pas regjistrimit në anën e djathë do të dali një tabelë e Windows 10 dhe shkarkimi do filloje automatikisht pas 31 qershorit…

    1. harabeli says:

      eshte e vertete. Te gjithe ata qe kane Win7 apo 8, (edhe ata jo legal ), do te mund te bejne upgrade ne win10, diku nga 26 koriku pritet te dali RTM. Ata qe nuk i kane legale, po ashtu do tju mbetet.

  3. sefer ziu says:

    Winows nuk blen me njeri tani, veç institucioneve. Me mire blen nje kompjuter ne media market dhe e ka brenda windows, e formaton diskun dhe e ben nga e para sa here te duash, se sa te blesh windows me 200 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje