Çipa prej druri? Ato premtojnë energji ‘të gjelbërt’

28 Maj 2015, 16:08Hi-Tech TEMA

Hulumtuesit amerikanë dhe kinezë kanë mundur të ndërtonin një lloj çipi i cili përbëhet plotësisht nga një material i derivuar nga druri. Përveç se këta çipa degradojnë në formën e mbetjeve organike, ata kushtojnë shumë herë më pak se sa çipat tradicionalë që përdoren sot. Për ndërtimin e këtij çipi, hulumtuesit përdorën një material celulozë të tipit nanofibril (CNF) i cili përdoret gjithashtu dhe në prodhimin e letrës. Bëhet fjalë për një material fleksibël, transparent dhe që përshtatet më së miri me pajisjet elektronike. Këto vecori e bëjnë CNF një konkurent efikas përballë çipave të ndërtuar nga letra dhe mëndafshi.

Hulumtuesit e veshën këtë çip me një material të quajtur epoxy i cili e bën sipërfaqen e tij të lëmuar dhe e mbron atë nga mbinxehjet. CNF është i aftë të ofrojë një performancë të larët e cila mund të krahasohet me atë të çipave ekzistent sot në treg. Në çipin CNF vetëm shtresa aktive është material gjysmëpërcues. Studiuesit deklarojnë se nëse një çip i tillë arrin të prodhohet dhe përdoret masivisht, kjo gjë do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme koston material, deri në 99.9%. Por sigurisht që kosto e një çipi të tillë do të varet dhe nga kërkesat apo detyrat që duhet të kryejë ai. Pavarësisht arritjes në treg apo jo, duhet të pranojmë që një shpikje e tillë do të ofrojë një kosto më të ulët të pajisjeve elektronike por në të njëjtën kohë do të na bëjë të jemi më miqësor ndaj mjedisit. (PC World Albanian)

 

3 komente në “Çipa prej druri? Ato premtojnë energji ‘të gjelbërt’”

  1. komunalja says:

    Si duhet të jetë shumësi i fjalës çip: çipe apo çipa?

  2. komunalja says:

    A nuk do ishte me mire qe shkrimi i tyre te behet si ne gjuhen e origjines ( ne kete rast angleze)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje