Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Neuroscience and Biobehavioral Reviews të jesh i dehur dhe të jesh i dashuruar ndjehen gati në të njëjtën mënyrë në trurin tonë, shkruan Medical Daily.
Studimi vuri në dukje ngjashmëritë midis efekteve të oksitocinës ( qe truri prodhon, kur ju jeni çmendurisht i dashuruar me dikë) dhe alkoolit ( kur ju pini sepse jeni i dashuruar dhe ndjeheni mrekullueshem ose tmerresisht keq) dhe zbuloi se niveli i ulet i te qenit vetvetja ne te dyja rastet, sidomos gjatë situatave të vështira, mund të jenë arsyeja pse ne shpesh ndihemi “trima” kur jemi në një marrëdhënie.
Ashtu si alkooli, jo të gjitha efeketet e oksitocines jane pozitive.
Ato mund të krijojnë ndjenja të agresionit, xhelozisë, egoizmit dhe të rrisë besimin që ju keni për një person tjetër (të cilat, nëse janë të gabuara, mund të jenë të rrezikshme).
Pra, në thelb, alkooli dhe dashuria mund të jenë gjëra shumë të rrezikshme, siç edhe Beyoncé ka parathënë në këngën e saj “Drunk in love”.
Ketij i thone zbulim Shkencore!
Plote bereqet,qe ju eshte dashur nje
pune e pa pare per te dale ne kete konkluzion.
Po pse cili nga ne e ndane dashurine me Rakine?
Te gjithe pa perjashtim,me pare se ti dalim
perballe nje Femre,rrufisim nga nje Gote!
dhe llafet na dalin Lume,ku nuk leme
romance pa ja bere Koken Dhalle sa edhe “Dru”te jete
e gjora femer,bje brenda ne Detin imagjinare te
Dashurise.Dhe nga ky cast,Dashuria ose perparone,
ose shkallone.Keshtu: Alkooli dhe Dashuria frymezojne
njera tjetren!Ne kete rast nuk besoj se lind ndonje
Dashuri e paster!.. E kunderta ndodh kur dehesh nga
Nektari i Dashurise.kjo eshte e paster si kristali.
Prandaj i thoni asaj Reviste se nuk paska zbuluar
ndonje gje qe nuk dihej!..