Turqia dhuron 27 automjete për FA/ Kodheli: Vijon modernizimi

3 Qershor 2015, 14:42Kronika TEMA

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të 27 automjeteve ndihmë nga FA të Turqisë për FA të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj theksoi se këto 27 mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të transportit, një projekt që ne e nisëm së bashku në fundin e vitit 2014.

“Ne do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim sepse përmirësimi i transportit të FA, vazhdon të jetë në listën prioritare të përpjekjes së përbashkët që prej 20 muajsh qeverisje”, – tha Kodheli.

Ajo  ka falënderuar Qeverinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer për FA Shqiptare, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve, si dhe ka siguruar se do të vijojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

I pranishmit në këtë ceremoni ambasadori i Turqisë,  Hidayet Bayraktar, theksoi se, Turqia e vlerëson Shqipërinë si një vend kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe, për këtë arsye, Turqia do të vijojë ta ndihmojë për modernizimin i FA Shqiptare. Ai falënderoi Qeverinë Shqiptare dhe veçanërisht ministren e Mrojtjes Kodheli për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ushtrive tona.

Të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjenralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë drejtorishë dhe ushtarakë të lartë të MM-së, SHP dhe FA Shqiptare, atasheu ushtarak turk i akredituar në vendin tonë etj.

Më pas, ministrja Kodheli e shoqëruar nga gjeneralmajor Bazo dhe ambasadori Bayraktar vizituan nga afër automjetet e dhuruara nga Republika e Turqisë për FA Shqiptare.

Pas 10 minibusëve, të prodhuar nga kompania e njohur e prodhimeve ushtarake të Turqisë, “Otokar ”, të cilët u dhuruan nga Turqia në fillim të vitit 2015, tashmë janë 27 automjete të markës “Land Rover” të tipit “Defenter”, 110 dhe 130, që do të përdoren për transport trupash të FA Shqiptare në operacione të ndryshme.

25 komente në “Turqia dhuron 27 automjete për FA/ Kodheli: Vijon modernizimi”

  1. Perkthyesi says:

    Nuk na thuhet konkretisht, se cfare lloj mjetesh jane?

    1. Eri says:

      shume bukur, bravo Mimit per rikthimin e besimit te aleatet tane.

      1. Adriatik says:

        U recitua ndonje poezi xhihadi nga ata qe bejne rexhepin te permallohet ?

    2. Dardan says:

      Turqia armiku shekullor i shqiptarve sipas qunav te janullatos po armatos e modernizon ushtrin shqiptare. Si ka mundesi kjo.

      1. Kasapi says:

        Po ta dije historine sdo flisje fare para 1939 Italia mike funizonte Zogun me arme ? . Po nese qe Turqia seshte nje shembull per tu marre kte me duket se ska njeri qe se ka kuptuar.

    3. Wendy-B says:

      Audi, Mercedes-Benz, Volvo, BMW, Honda Toyota +Ferrari ?

  2. Kapter Ramiu says:

    Jepu shtepi ushtarakeve se i ke lene rrugeve.Lere publicitetin.

  3. laberia says:

    shikoni trgfs ne nje vizite te tije ne nje kishe ortodokse hahahaa

    https://www.youtube.com/watch?v=SnF5B_-6RDA

    1. GRAMENO says:

      Ne cilin shekull eshte kjo ne fillim te shekullit XII

  4. vizioni i Bashes says:

    Nuk mbahet shtëpia me “miell hua” dhe “me dhurata”, mor të mjerë…që do “modernizoni” “Forcat e Armatosura” (cilat “forca”…???!!!) Për të qeshur e për të qarë…!

    1. kuq e zi says:

      keni te drejte ne skemi ushtri por pikerisht ne kete periudhe ne si popull ke korrur fitoret me te medha
      si perfundim del se me e rendesishme eshte aleanca ku ben pjese

    2. dr. Halimi says:

      Shshshhshsh de te degjuan turqit e ua rrasen grekerve thate ne farfalle.

      Uuut dobiç i janulles

  5. Xhaku says:

    Forcat e dhj^ra…E luksemburgu mund te na pushtoi brenda disa ore, me ate ushtri qe kemi

  6. Para Laci says:

    Po ku do i marrim leket ne qe te blejme armatim te fundit? tek FMN-ja??? Apo te zhysim veten ne borxh si greku per te blere armatime… edhe kto pak armatime/mjete qe na jep turku per rajonin e ballkanit jan me se te mira.

  7. Arditi says:

    Ndihma e shtetit turk ne modernizimin e ushtrise shqiptare eshte vertete shume e madhe. Ne duhet tu jemi mirenjohes atyre per ndihmen.

  8. kaurri realist says:

    Kazan plehnash Skipper-ya edhe pse ka 25 vjet qi jane çele dyert dy-kapakesh! Si nuk i vjen turp Ministrise se Mbrojtjes qi krenohet me mjete te lodhuna qi nuk i duhen mâ Turkut te Madh e vjen e i trete kendej kah Turkija e vogel?

    Ku hyjne ne pune Land-Rover e furgona per mbrojtje???

    Ministrija e Mbrojtjes po harxhon rreth 150 milion $ per me ble 5 Eurocopter, qi i hjedhe poshte me nji arme te thjeshte kunderajrore, madje edhe kallashnikovi i lodhun i prishe pune e humbin jeten edhe ushtaret qi fluturojne me te.

    Mâ perpara ishte dashte zgjidhe puna e forcave tokesore, se ato e mbrojne nji vend e jo ato ajrore.

    Me ato 150 milion $ kishin mekambe forcat tokesore me pajisje e veshje dhe kishin teprue dollaret edhe per ndoj kompani tankesh te “hajrit”.

    1. kaurri realist says:

      E nuk po flas per anijet e reja te flotes detare te tipit Stan-Damen. edhe keto do kene kushtue nja 150 milion te tjera te hjedhuna ne plehna.
      Ket jane anije kot, sa me harxhue karburant. Asnji lloj armatimi nuk kane e sjellen neper det si te papuna.

      Ushtri leshi, ne ajer, toke e uje!

  9. Aldo says:

    Falemindewrit vellezerve turq per ndihmat mjaf te medha qe i kane dhene dhe vazhdojne ti japin shqiperise dhe konkretisht ushtrise tone.

  10. eleΥΘeriskeΨi says:

    Edhe nga vellezrit tane greke presim ndihme ushtarake. Po çe do, ata vetem bythen dine te japin…..

  11. roni says:

    Eshte njeriu me i afte ne qeveri..po rikthen ne normalitet ushtrin nga gjendja skandaloze ku ishte..

  12. xhangalle says:

    problemi eshte se u çmendem nga ulurimat kafsherore te altoparlanteve te xhamive qe financohet nga turqit duke poshteruar Gjergj Kastriotin ne emer te loqerances fetare. Dhurojne makina e ngrejne xhami o e mjera shqiperi qe te kame dhjere mu ne kry.

  13. Gazeta CensurA !

    Plehra!!! Deri dje shanit mediat e Berishes , sot jeni bo me keq se ata!

  14. Hasan says:

    Ti i perdhunuari si mjet shpetimi, pse nuk ve emrin tend te vertet qe te diskutosh tamam si grate apo burrat e mire, dhe nuk eshte mire qe nen pseuodonim, te shkruash mbare e mbrapsht! Shkruaj emrin e vertete, apo te iken kapelja!

  15. Ne o MILET shqipfoles e shqipshkrues jeni anetare te NATO-s dhe nuk duhet te shkruajme keshtu per ndihmat qe na jepen nga kushdo qofte, mjafton qe te jene te anetareve te NATO-s dhe sipas standarteve te saj. E pra Turqia eshte fuqia Nr.2 e NATO- per armatim dhe trupa ushtaresh, pas SHBA, prandaj Ne shqiptaret duhet te mbeshtetemi pikerisht tek keto vende te fuqishme ne ekonomi e ushtri. Ketu Mimi Kodheli nuk ka pse te pergojohet nga shumkush qe shkruan neper Komente si mesiper, sepse Ajo eshte nje menaxhere e zonja deri me tani dhe gezon respekt e besim tek partneret tane te NATO-s e sidomos te SHBA-ve. Kjo mjafton per te plasur SHQUP_i dhe te gjithe ata/ato te bodrumit te SHQUP_it qe rrine ore pa ore neper Kompjutera per te share Maxhorancen e Majte, qe mesa duket do korri po te njejtin rezultat me 21 Qershor, si te 23 qershorit 2013. PLAS Berisha & Company ne bodrun apo ne siperfaqe te SHQUP_it.

  16. arber1468 says:

    Arrna Arrna është kjo punë. Jemi bo si ai filmi indian. Këpucë nga Anglia bluza nga Kina pantallona ruse …. j

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje