Një shqiptar i cili jetonte ilegalisht në Angli duke përdorur një pasaportë italiane të falsifikuar, është dënuar me 14 muaj burg për pakujdesi në dhënien e makinës, me pasojë vdekjen e një 65 vjecari që po i jepte bicikletës.
Zija Lushi, 27 vjec, përdorte në Angli identitetin e rremë si Luigi Dannile.
Ai u gjet fajtor nga një gjykatë britanike, e cila vendosi dëbimin e tij në fund të vuajtjes së dënimit.
Shqiptari pranoi akuzat për shkaktim vdekje si pasojë e mosdhënies së makinës sipas rregullave, mospasje patente dhe siguracion makine.
Mike Dixon, 65 vjec, gjeti vdekjen tek sa po udhëtonte me bicikletë dhe u përplas nga makina e tipit Citroen, që po drejtohej nga Zija Lushi në rrugën Kerves Lane, Horsham, në 8 Dhjetor 2014.
Gjykatësi George Lawson-Rogers duke lexuar masën e dënimit tha se Zija Lushi ka treguar të jetë dikushi, që s’ka respekt për ligjet e këtij vëndi.
“Ju erdhët ilegalisht në këtë vend nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara duke thyer ligjet angleze” ka deklaruar gjykatësi Rogers.
Rubrika “Sunite qelbësira ne emigrim”!