Arrestohen dy 17 vjeçarë për vjedhje

2 Qershor 2015, 14:00Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 17 vjeçar me inicialet H.F.

Arrestimi i tij u krye në lagjen “Lef Sallata”, né njé internet, pasi i ka vjedhur në çantë një sasi parash  prej 20.000 lekë të reja,  shtetases: N. S., vjeç 37, banuese në Vlorë.

Ndërsa policia e Sarandës, është vënë në ndjekje dhe ka arrestuar në flagrance, shtetasin GJ. H., vjeç 17, banues në Vlorë.
Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Hyndai-xhip” në pronësi të shtetasit:   SH. R., është larguar nga Saranda në drejtim të Vlorës dhe menjëherë forcat e policisë i janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij 30 km larg Sarandës, në aksin rrugor Sarandë-Himarë.
Gjatë hetimeve paraprake rezulton se një ditë më parë, më datë 31.05.2015, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Toyota” në pronësi të shtetasit: TH. K dhe e ka lënë atë të braktisur në afërsi të Portit të Marinës, ku ka marrë me vete disa sende nga makina dhe është larguar.

2 komente në “Arrestohen dy 17 vjeçarë për vjedhje”

  1. anticensurë 57456 says:

    këto janë lajme!!

    1. PLohrhjjir says:

      Ma morre nga goja anticensure, lajmi tjeter qe mezi pret te botohet:

      Nje gjimnazist ne Fier i kishte veshur pantallonat mbrapsht, burime te sigurta na konformojne qe kjo nuk ishte hera e pare. Gazetaret tane u munduan te kontaktojne me individin por ai nuk i pergjigjet telefonit. Dyshohet se kete e bene ne shenje proteste se nuk e lane te marri pjese ne Big Idiot (Brother).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje