10-vjeçarja në Korçë denoncon mamanë në polici: Më dhunon pse dua të shkoj në shkollë

1 Qershor 2015, 10:26Kronika TEMA

Një vajzë 10-vjeçare nga Korça ka bërë një denoncim të rrallë në polici.

Ajo ka thënë se dhunohet vazhdimisht psikologjikisht nga e ëma dhe për këtë arsye ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Vajza i përket komunitetit rom dhe kërkonte të shkonte në shkollë.

Por, e ëma nuk e lejonte dhe ushtronte dhunë psikologjikë ndaj saj.

Tashmë vajza është marrë nën mbrojtjen e policisë.

Dje (të dielën) është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur, e cila u mor në mbrojtje nga policia, pasi nëna e saj me inicialet Sh.T., 39 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, bën me dije policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje