Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” 3 të akuzuarve

30 Maj 2015, 13:41Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë paraditen e së shtunës masën e sigurisë për personat e përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Kështu, trupi gjykues ka caktuar “arrest me burg” për Markelian dhe Klevis Doçin, si dhe për shtetasin italian Salvatore Letizzia.

Ky i fundit në seancën gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin, duke thënë vetëm se atë ditë kishte qëlluar vetëm në ajër dhe jo ndaj personave.

Shtetasi italian, i dyshuar si vrasës me pagesë, akuzohet për vrasjen e Mentor Doçit, fotoja e të cilit iu gjet në zotërim pas ngjarjes.

Por Letizia, 34 vjeç nga Napoli, rezulton gjithashtu se është dhe anëtar i Camorras në Itali, me disa preçedentë penalë për trafik armësh dhe droge.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu i Parë”, më 27 maj 2015.

1 komente në “Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” 3 të akuzuarve”

  1. coli says:

    policia kujdes se kjo pune nuk mbarone me kaqe behuni dhe veproni si policet e botes shkoni me me vonese lereni banditet te te vetepastrohen me ekzekutime dhe jo me denime me burge qesharake dhedalin perseri ne skene nga gjykatat e prokurorite e korruptuara Vdekje te gjithe krimineleve cfardo partie e feje qofshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje